Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Qindra qytetarë më pankarta në duar kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

TIRANË- Pasditen e sotme prindër dhe qytetarë janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit në protestë në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani. Qindra qytetarë më pankarta në duar kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Në disa pankarta shkruhet se "Dorëheqja është për të fortët, të dobëtit mbahen pas karrige" ndërsa në postera të tjerë janë paraqitur foto të të ndjerit i cili humbi jetën tragjikisht nga plagët e marra nga një thikë pas sherrit pranë shkollës "Fan Noli".
Çfarë dihet deri tani për vrasjen e Martin Canit?
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.
Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili po trajtohet në një spital privat. Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin "Snapchat", kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer.
Nga fotoja vihet re se autori ndodhet në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera.
Aksidenti LEZHË- Mbrëmjen e djeshme është regjistruar një aksident i dyfishtë në Ishull-Lezhë. Nga aksidenti u plag...
spak TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja nga operacioni i Prokurorisë së Posaçme të zhvilluar në qytetin e Elbas...
foto ilustruese VLORË- Një 55-vjeçare është gjetur pa shenja jete nga bashkëshorti i saj pasditen e kësaj të...
Foto ilustruese SARANDË- Një 17-vjeçar është proceduar ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se procedimi i tij ...
dedan gjoni TIRANË- Ish-shefi i krimeve të komisariatit nr.6 në Tiranë, Dedan Gjoni është një nga emrat për të...
Foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me megaoperacioni...
Hoxha dhe Qyno TIRANË- GJKKO ka lëshuar masën “detyrim paraqitje” ndaj gazetarwve Artan Hoxha dhe Elton Qyno. Pro...
Foto ilustruese KOSOVË- Shqelma në bark, kokë, këmbë… Një tavolinë e hedhur drejt saj… Dhunën q&...
Artan Hoxha dhe Elton Qyno TIRANË- Gazetarët e kronikës Artan Hoxha dhe Elton Qyno janë paraqitur ditën e sotme në ...
Foto ilustruese LEZHË- Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në superstradën Lezh&...