LIVE UPDATES
Aktualitet

Tentativa e vrasjes së vëllezërve Nela dhe trafik droge/ GJKKO jep dënimet për ish-shefin e Krimeve Dedan Gjoni dhe 5 të tjerët! Ja sa vite u dënua Ismail Zeneli

Zeneli përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi iu ul në 10 vite burg, që do e vuajë një burg të sigurisë së lartë.

22 Nëntor 2025, 11:17 Nga E. D
Tentativa e vrasjes së vëllezërve Nela dhe trafik droge/ GJKKO
Vellezerit Nela dhe Zeneli

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimin për grupin kriminal, i cili akuzohet për një sërë veprash penale. Bëhet fjalë për Ismail Zenelin, Bujar Ajetin, Adrian Cenajn (Dedja), Dedan Gjonin (ish-shefi i krimeve), Besmir Murtatin dhe Albert Prengën. Gjykata ka pranuar gjykim të shkurtuar për 7 të pandehurit, duke sjellë uljen me 1/3 të masës së dënimit për secilin prej tyre.

Ismail Zeneli është personi që kërkonte të vriste në bashkëpunim me Bujar Gërmizin, Dedan Gjonin dhe Nuredin Dumanin, dy vëllezërit Edmond dhe Albert Nela. Ndërsa, dy vëllezërit Nela dyshohet se në vitin 2013 në Britaninë e Madhe kishin vrarë Guximtar Sadrinë vëllanë e  (Ismail Zeneli). Ismail Zeneli përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi iu ul në 10 vite burg, që do e vuajë në burg të sigurisë së lartë.

Dënimet me gjykim të shkurtuar:

Ismail Zeneli u shpall fajtor për disa vepra penale, përfshirë “Trafikimi i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje”. Në total, pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, ai u dënua me 10 vite burg, me vuajtje në një burg të sigurisë së lartë.

Bujar Ajeti (Gremizi) u dënua për “Sigurimi i kushteve për vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtje pa leje të armëve” dhe “Përkrahje të autorit të krimit”. Gjykata e deklaroi të pafajshëm për një nga akuzat e armëmbajtjes. Pas uljes për gjykimin e shkurtuar, dënimi përfundimtar është 6 vite burg.

Adrian Cenaj (Dedja) u shpall fajtor për “Sigurimi i kushteve për vrasje” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite burg.

Dedan Gjoni – ish shefi i krimeve u dënua për “Sigurimi i kushteve për vrasje”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim detyre”. Në total, duke përfituar ulje nga gjykimi i shkurtuar, ai u dënua me 8 vite burg.

Besmir Murtati u shpall fajtor për “Trafikim narkotikësh” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, me një dënim përfundimtar prej 8 vite burg.

Albert Prenga u dënua për të njëjtat dy vepra penale si Murtati, duke përfunduar me 8 vite burg.

Njoftimi i gjykates: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur  pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Adrian Cenaj (Dedja), Dedan Gjoni, Besmir  Murati dhe Albert Prenga”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim  të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e  Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Erjon Çela, Erjon Bani dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 75, datë 21.11.2025 vendosi: 

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ismail Zeneli, për kryerjen e veprës penale  “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit  të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 283/a/1 - 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 13 vjet burgim.

- Deklarimin fajtor të të pandehurit Ismail Zeneli, për kryerjen e veprës penale  “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe  në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 vjet burgim.

- Deklarimin fajtor të të pandehurit Ismail Zeneli, për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 80 - 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 9 vjet burgim.

- Deklarimin fajtor të të pandehurit Ismail Zeneli, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 vjet burgim.

- Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Ismail Zeneli me një dënim të vetëm me 15 vjet burgim.

- Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Ismail Zeneli me një dënim të vetëm përfundimtar prej 10 vjet burgim.

- Vuajtja e dënimit për të pandehurin Ismail Zeneli do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Ajeti (Gremizi), për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 80 - 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 7 vjet burgim.

- Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Ajeti (Gremizi), për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 burgim. 
- Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Bujar Ajeti (Gremizi), për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal pasi në zbatim të nenit 388/1/a të K.Pr.Penale nuk provohet që i pandehuri e ka kryer veprën penale.

- Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Ajeti (Gremizi), për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e parashikuar nga neni 278/4 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 burgim.

- Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Ajeti (Gremizi), për kryerjen e veprës  penale “Përkrahja e autorit të krimit”, e parashikuar nga neni 302/2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 burgim.
- Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Bujar Ajeti (Gremizi) me një dënim të vetëm me 9 vjet burgim.

- Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Bujar Ajeti (Gremizi) me një dënim të vetëm përfundimtar prej 6 vjet burgim.
- Vuajtja e dënimit për të pandehurin Bujar Ajeti (Gremizi) do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Adrian Cenaj (Dedja), për kryerjen e veprës  penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 80 - 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin 
e tij me 6 vjet burgim.

- Deklarimin fajtor të të pandehurit Adrian Cenaj (Dedja), për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 vjet burgim.
- Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa  veprave penale, dënimin e të pandehurit Adrian Cenaj (Dedja), me një dënim të  vetëm me 6 vjet burgim.

- Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Adrian Cenaj (Dedja), me një dënim të vetëm përfundimtar prej 4 vjet burgim.
- Vuajtja e dënimit për të pandehurin Adrian Cenaj (Dedja), do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Dedan Gjoni, për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 80 - 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj  dispozite ligjore dënimin e tij me 2 vjet burgim.

- Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Dedan Gjoni, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i K.Penal pasi në zbatim të nenit 388/1/a të K.Pr.Penale nuk provoohet që i pandehuri e ka kryer veprën penale.

- Deklarimin fajtor të të pandehurit Dedan Gjoni, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 283/a/1 - 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 vjet burgim.

- Deklarimin fajtor të të pandehurit Dedan Gjoni, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 burgim.

- Deklarimin fajtor të të pandehurit Dedan Gjoni, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 vjet burgim.

- Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Dedan Gjoni me një dënim të vetëm me  12 burgim.

- Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Dedan Gjoni me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 burgim.
- Vuajtja e dënimit për të pandehurin Dedan Gjoni do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Besmir Murtati, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 283/a/1 - 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 vjet burgim.

- Deklarimin fajtor të të pandehurit Besmir Murtati, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 vjet burgim.
- Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Besmir Murtati me një dënim të vetëm me 12 vjet burgim.

- Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Besmir Murtati me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 vjet burgim.
- Vuajtja e dënimit për të pandehurin Besmir Murtati do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Albert Prenga, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.altë strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 283/a/1 - 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 vjet burgim.

- Deklarimin fajtor të të pandehurit Albert Prenga për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 vjet burgim.
- Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Albert Prenga me një dënim të vetëm me 12 vjet burgim.

- Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Albert Prenga me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 vjet burgim.
- Vuajtja e dënimit për të pandehurin Albert Prenga do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

7. Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale provat materiale të sekuestruara për llogari të procedimit penal të pandehurit Bujar Ajeti, si më poshtë:

- 2(dy) telefona celular, të markës Iphone, ku njëri është i hapur me nr. IMEI ****dhe ****;
- Një aparat telefonik i markës Samsung me nr. IMEI **** dhe nr. ****, pa kartë Sim;
- Automjet me targë ****, t’i kthehen këtij të fundit.

8. Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale provat materiale të sekuestruara për llogari të procedimit penal të pandehurit Dedan Gjoni si më poshtë:

- 1 (një) Aparat telefonik i markës SAMSUNG; 
- 1 (nje) aparat telefonik i markes Iphone, t’i kthehen këtij të fundit.

9. Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale provat materiale të sekuestruara për llogari të procedimit penal të pandehurit Adrian Cenaj,

- 1 (një) automjet i markës Mercedes Benz ngjyrë gri metalizato me portobagazh me targa ****; 
- 1(një) aparat celular me kapak ngjyrë gri Nokia Bisnes me tastierë në gjendje të fikur;
- 1 (një) aparat celular Iphone 12 ngjyrë e zezë;

- 1 (një) Aparat celular Iphone 12 Pro Max me ngjyrë të zezë, të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit.
10. Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale provat materiale të sekuestruara për llogari të procedimit penal të pandehurit Bujar Ajeti:

- 1 (një) DVR me bar kod ****;
- 1 (një) Pistoletë model Jericho 941 “Made in Israel”, kalibër 9x19mm me nr. **** me karikator me fishekë 9mm, gjithsej 15 fishekë;
- 1 (një) dylbi të markës “Bushnell” me këllëf;
- 1 (një) dylbi me mbishkrimin **** dhe **** e markës Pulsar;
- 1 (një) dylbi me mbishkrimin **** dhe **** të markës Pulsar së bashku me këllëf;
- 1 (një) këllëf pistoletë, plastic brezi;
- 1 (një) telefon i markës Blackberry i fikur me kartë SIM nr.****;
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al

- Dy thika dhe këllëf;
- 1 (një) shurëse zhurme (silenciator) metalik me ngjyrë të zezë;
- 1 (një) armë gjahu gjysëm automatike, e markës “Benelli” model SuperVInci me  ngjyrë të zezë;
- 1 (një) dylbi me ngjyrë të zezë e markës “Nikon” me mbishkrim ****.
- Dy fotografi ku në njërën është shtetasi E.B dhe në foton tjetër është Bujar Ajeti 
(Germizi) bashkë me E.B, të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit.
11. Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale provat materiale të sekuestruara për llogari të  procedimit penal të pandehurit Besmir Murtati:

- Llogaria bankare nr. **** me vlerë 77,998.5 euro të shtetasit M.M, në Bankën Kombëtare Tregëtare;
- Aparat celular markes Iphone, të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit.
12. Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale provat materiale të sekuestruara për llogari të 
procedimit penal të pandehurit Dedan Gjoni:

- 1 (një) kuti plastike me ngjyrë gri, ****;
- 1 (një) armë zjarri me nr. **** me mbishkrimin ****;
- Dy krëhëra pistolete **** 14 (katërmbëdhjetë) fishekë 9 mm;
- Një dokument me mbishkrimin “Autorizim për mbajtje armë zjarri në banesë” me  nr. regjistri **** datë

12.09.2019 për armën model SigSaur me numër ****,  gjithsej 9 (nëntë) fletë, të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit.

13. Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale provat materiale, një pasaportë në emër të  shtetasit B.V.G, datëlindje **** me nr. ****, t’i kthehet shtetasit B.G.

14. Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale provat materiale, 1 (një) automjet të markës Range Rover Evoque me Nr.shasie **** me targë ****, bashkë çelësin dhe dokumentacionin në pronësi të shtetasit A.Ç, t’i kthehet shtetasit M.Ç.

15. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të pandehurve në mënyrë solidare.

16. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brenda 15 (pesëmbëdhjetë)  ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e  Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit./ Dosja.al

ismail zeneli edmond nela

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë