Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Libiran Çollaku u vu në pranga pasi u kap me 23 kg e 65 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa në makinë.

TIRANË- Një 43-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Transporter”. Libiran Çollaku u vu në pranga pasi u kap me 23 kg e 65 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa në makinë. Gjithashtu, dyshohet se lëndën narkotike, ai do e trafikonte në Kosovë. Ndërkohë, lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Sakaq, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Transporter”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. U kap duke transportuar me automjet 23 kg e 65 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se do ta trafikonte drejt Kosovës, arrestohet 43-vjeçari. Sekuestrohet lënda narkotike dhe automjeti.
Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të veprimeve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Transporter”. Si rezultat i të cilit, vunë në pranga shtetasin kosovar L. Ç., 43 vjeç, banues në Kosovë.
Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Ura e Stafukës”, fshati Larushk, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Skoda” që drejtohej nga 43-vjeçari, në brendësi të të cilit, gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan disa pako me 23 kg e 65 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se do të trafikohej në drejtim të Kosovës.
Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
foto ilustruese DEVOLL- 76-vjeçarja, Flora Hoxha, e cila prej orëve të para të mëngjesit të ditës së premte...
foto ilustruese Kur një punëtor ndërtimi nga Kina, 25-vjeçar, vdiq këtë verë në kantierin e një fabrike t&e...
foto ilustruese Ndërtimi vijon të jetë më tërheqësi për investimin e kapitaleve të lira. Jo vetëm sipërma...
foto ilustruese TIRANE- Energjia, mbi 90% e së cilës vjen nga hidro, është një treg që shënon luhatje të shumta. N&...
foto ilustruese KOSOVË- Tre sipërmarrje nga Kosova kanë hyrë së fundmi në tregun e pakicës në Shqipëri, p&eum...
foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet t&e...
Pamje nga vendngjarja FIER- Policia ka lëshuar një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e regjistruar pak më parë në Fier, ku u ...
Bes Kallaku Nga Bes Kallaku Sot dua të flas për njerëzillëkun. A ju ka rastisur të hipni në ashensor dhe komshiu, për p...
Foto nga emisioni Në këtë format kemi hasur histori që asnjëra nuk ngjan me tjetrën dhe kemi takuar njerëz që padre...
Pamje nga vendngjarja FIER- Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Fierit pas disa të shtëna me armë zjarri pran&eum...