LIVE UPDATES
Aktualitet

"Do të punohen nga një grup ndërinstitucional", statistikat e varfërisë do analizohen për hartimin e politikave sociale

Rezultatet e pritshme të përcaktuara në Dokumentin e Politikave të Përfshirjes Sociale do të kenë ndikim për hartimin e politikave sociale dhe strategjive kombëtare deri në 2028, me qëllim uljen e varfërisë, duke u mbështetur te shtimi i njohurive, shkaqet dhe intensiteti i përfshirjes sociale.

3 Shtator 2024, 12:56 Nga M.B
"Do të punohen nga një grup ndërinstitucional",
Foto ilustruese

TIRANA- Një Grup Ndërinstitucional i Statistikave të Përfshirjes Sociale (GNSPS), i kryesuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe INSTAT do të përpunojnë treguesit aktualë statistikorë të nivelit të jetesës, së buxhetit të familjeve, të anketës së forcave të punës me qëllim monitorimin e përfshirjes sociale në Shqipëri.

Rezultatet e pritshme të përcaktuara në Dokumentin e Politikave të Përfshirjes Sociale do të kenë ndikim për hartimin e politikave sociale dhe strategjive kombëtare deri në 2028, me qëllim uljen e varfërisë, duke u mbështetur te shtimi i njohurive, shkaqet dhe intensiteti i përfshirjes sociale.

Sipas vendimit “Për miratimin e dokumentit të politikave të përfshirjes sociale 2024–2028” të botuar në Fletoren Zyrtare, në strukturën e re të grupit ndërinstitucional pjesëmarrës do të jenë zyrtarë të nivelit të lartë nga ministritë e linjës, INSTAT-i dhe institucionet kryesore qeveritare përgjegjëse për mbrojtjen sociale, punësimin, shëndetin, arsimin, strehimin, aksesin në drejtësi dhe të drejtat e njeriut, si dhe të përfaqësuesve nga qarqet akademike dhe institutet kërkimore.

“GNSPS-ja do të japë udhëzime gjithëpërfshirëse për përcaktimin dhe përkufizimin e të dhënave për përfshirjen sociale dhe tregues të ndjeshëm gjinorë, të cilët do të përdoren për të analizuar në mënyrë retrospektive tendencat e përfshirjes sociale duke përdorur burimet ekzistuese të të dhënave Nivelit të Jetesës (AANJ) dhe lidhjet me Anketën e Buxhetit të Familjes (ABF), Anketën e Forcave të Punës (AFP) dhe burime të tjera të të dhënave, si dhe zhvillimin e vazhdueshëm të treguesve të BE-së dhe Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”, citohet në dokument.

Me një total të përgjithshëm të shpenzimeve të parashikuara prej 59,3 milionë lekë programi për një periudhë 5-vjeçare, synon përpunimin e treguesve statistikorë me qëllimin monitorimin e përfshirjes sociale në Shqipëri. Po ashtu në 5 vite parashikohen të shpenzohen 57 milionë lekë vetëm për paga dhe trajnimet e punonjësve për zbatimin e “Dokumentit të politikave të përfshirjes sociale 2024–2028”.

Reformat e tjera të parashikuara në Dokumentin e Politikave të Përfshirjes Sociale kanë të bëjnë me: Ngritjen e Strukturës Burimore Teknike (SBT) për përfshirjen sociale dhe analizën e varfërisë, çështjet metodologjike për analizimin e të dhënave të AANJ së dhe analizën dytësore të të dhënave të AANJ-së; anketat cilësore të përjashtimit social në Shqipëri për vlerësimin e intensitetit, shkaqeve dhe llojeve të tij; fjalorin e termave të përfshirjes sociale; shqyrtimin institucional të drejtimit të përfshirjes sociale dhe promovimin e dialogut mbi politikat e përfshirjes sociale në Shqipëri, do të ndahen në faza dhe do të zbatohen gjatë të gjithë periudhës së planit.

Sipas vendit thuhet se aktualisht, burimet kryesore të të dhënave për llogaritjen e treguesve të varfërisë dhe të përfshirjes sociale janë Anketa e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës (AANJ), Sistemi i Integruar Evropian për Mbrojtjen Sociale (ESSPROS) dhe Anketa e Forcave të Punës (AFP).

Po kështu, përdoren të dhëna edhe nga Anketa e Buxhetit të Familjes (ABF) dhe statistika jetësore për arsimin që mblidhen nga Instituti i Statistikave (si p.sh. Burra dhe Gra) dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit, të dhëna për shëndetin që mblidhen nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), si dhe të dhëna për punësimin dhe aftësitë që mblidhen nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA).

Të dhënat për aksesin në drejtësi mblidhen nga Ministria e Drejtësisë dhe nga institucionet në varësi të saj. Të dhënat për strehimin mblidhen nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si dhe nga Enti Kombëtar i Banesave. Anketa e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës mat nivelin e jetesës, varfërinë relative dhe deprivimi material në familjet shqiptare.

ABF paraqet të dhëna mbi strukturën e shpenzimeve për konsum të familjeve shqiptare, AFP mbledh informacionin cilësor dhe sasior për vlerësimin e treguesve kryesorë të tregut të punës për të gjithë individët 15 vjeç e lart në Shqipëri, ndërsa ESSPROS mat nivelin e përfitimeve sociale në skemat e mbrojtjes sociale sipas tetë funksioneve bazë të mbrojtjes sociale: sëmundje/kujdes shëndetësor, pleqëri, mbijetesë, aftësi të kufizuara, familje/fëmijë, papunësi, strehim social, përjashtim social.

Duke mos qenë shtet anëtar i BE-së, Shqipëria nuk është e detyruar të realizojë rregullisht anketat e mësipërme. Megjithatë, që nga viti 2017, INSTAT-i vazhdon të realizojë çdo vit AANJ-në dhe në vitin 2019 filloi edhe zbatimin e sistemit ESSPROS. Anketa e Buxhetit të Familjes u krye për herë të parë në vitet 1999-2000 dhe ishte përfaqësuese vetëm për zonat urbane, për të vazhduar më pas në vitet 2006./ Monitor

instat

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë