LIVE UPDATES
Aktualitet

“Do më vrasësh ti apo unë…?” Rrëfimi tronditës për krimin ndaj vjehrrës dhe mesazhi i pendesës

Herë shfaqet ndjesia e braktisjes nga bota, nga jeta, por mbahemi me copëza shprese se diçka do të lehtësohet më tej dhe për hatër të familjarëve dhe fëmijëve po “rezistojmë”.

29 Prill 2026, 22:53 Nga E. D

“Do më vrasësh ti apo unë…?” Rrëfimi

TIRANË- Historitë e dhimbshme nga burgu i grave janë nga më të ndryshmet në serinë e ngjarjeve që ne po i risjellim për herë të parë me dëshmitë e të dënuarave nga burgu. Dëshmi që bashkohen në linja thuajse të njëjta ndjesish pendese dhe rreze shprese për të vijuar jetën…..

Herë shfaqet ndjesia e braktisjes nga bota, nga jeta, por mbahemi me copëza shprese se diçka do të lehtësohet më tej dhe për hatër të familjarëve dhe fëmijëve po “rezistojmë”.

Kjo është historia e Miranda Markjës…

Një martesë 25-vjeçare, katër fëmijë, një jetë e ndërtuar në vite në një banesë të përbashkët me vjehrrën.

Një bashkëjetesë e gjatë, por e mbushur me tensione, me mosmarrëveshje të vazhdueshme, që sipas dëshmive, kishin kohë që ishin kthyer në rutinë.

Dhe, më 10 prill 2021, një ditë e zakonshme me një drekë familjare, bëhet kapitulli i fundit i një historie të gjatë tensioni familjar.

Në shtëpi ndodhen disa të afërm ku konsumohen biseda, ushqim, një situatë që në pamje të parë nuk paralajmëron asgjë. Por pas largimit të miqve, më pas bashkëshortit dhe djalit të mitur, në shtëpi mbetet vetëm vjehrra dhe nusja. Një debat që përshkallëzohet, nga fjalët tek kërcënimet e më pas tek veprimi që përfundoi në tragjedi….

Sipas dosjes, vjehrra shpreh hapur kundërshtimin ndaj nuses… dhe i thotë se do t’i kërkojë djalit ta largojë nga shtëpia. Referuar dosjes, në këtë moment Miranda largohet, merr një thikë, kthehet dhe i drejtohet vjehrrës: “A do më therësh apo të ther unë”…

Një fjali, që paraprin aktin fatal…

“I ka vendosur thikën në qafë dhe e ka goditur, duke shkaktuar prerje të rënda dhe vdekje të menjëhershme…”

Një goditje e vetme, por fatale… që sipas ekspertizës mjeko-ligjore shkakton dëmtime të rënda në arterie, në inde dhe në strukturën e qafës, duke sjellë gjakrrjedhje masive dhe vdekje të menjëhershme.

Një skenë e dhunshme, në mes të oborrit, brenda hapësirës familjare.

Kur ka mbërritur në oborrin e banesës, bashkëshorti ka konstatuar nënën e tij, Nazmie Markja, të shtrirë në tokë, që ishte e pajetë dhe me shumë gjak të kulluar nga pjesa e qafës.

Pranë saj ka gjetur bashkëshorten, Miranda, që qëndronte e shtangur dhe nuk i përgjigjej pyetjes së tij se çfarë kishte ndodhur. Djali i mitur R. ka filluar të dridhej nga ajo që ka konstatuar dhe e kanë futur në banesë.

“Gratë që kanë kaluar vite të tëra në mjedise ku janë abuzuar apo shfrytëzuar, së pari fillojnë të internalizojnë identitetin e tyre me të qenit viktimë. Perceptojnë botën si një mjedis të dhunshëm ndaj të cilit duhet të gjejnë mekanizma për të mbijetuar. Nga ana tjetër është po ky mjedis që atyre ua ka lehtësuar, si të themi, pranimin e sjelljeve të paligjshme”, u shpreh psikologia Almeida Xhaferri.

“Unë mendoj që kur gratë kryejnë një krim, ky është më shumë një krim dëshpërimi sesa si rezultat i një edukimi të dhunshëm, apo si rezultat i një të kaluare në familje, ku familja nuk ka ushtruar detyrat e saj. Në vetë kulturat shqiptare, familja i edukon fëmijët njësoj”, u shpreh sociologia Entela Binjaku.

Por tragjedia nuk ndalet me krimin. Ajo vazhdon me përpjekjen për ta fshehur atë. Kur bashkëshorti kthehet, përballet me një skenë të rëndë, nënën e pajetë dhe bashkëshorten e shtangur.

Në vend të një reagimi të menjëhershëm ligjor, nis një tjetër fazë. Trupi zhvendoset në banjë, lahet, pastrohen gjurmët e gjakut dhe organizohet ceremonia mortore sikur bëhej fjalë për një vdekje natyrale.

Një zinxhir veprimesh që përfshin disa persona dhe që synon të fshehë të vërtetën. Por e vërteta nuk mbetet e fshehur… Informacionet arrijnë te policia dhe në mbrëmje në shtëpi mbërrijnë efektivët.

Nga burime konfidenciale, shefi i Postës Policore Maqellarë, OPGJ Osman Doçi, ka mësuar se e ndjera ishte vrarë nga bashkëshortja e djalit dhe se nuk kishte ndërruar jetë për shkaqe natyrore, sikurse ishte përhapur lajmi.

Ai ka marrë kolegun, punonjësin e policisë Mevlan Brahja dhe kanë shkuar në banesën e të pandehurve, me pretekstin për ngushëllim. Punonjësi i policisë Osman Doçi ka ngushëlluar të bashkëpandehurin Sh., të cilit i ka thënë “Të rroni vetë”. Më pas e ka pyetur për bashkëshorten dhe ai i ka treguar se ndodhej në dhomën e gjumit.

Në dhomën e gjumit gjejnë autoren. Dhe përballë tyre ajo pranon krimin….

Në këtë moment Sh. ka shpërthyer në lot. Kur kanë hyrë në dhomën e gjumit, punonjësit e policisë kanë gjetur të shtrirë shtetasen Miranda Markja. Ata janë prezantuar se ishin punonjës të Policisë së Shtetit dhe e kanë pyetur për ngjarjen. E pandehura ka pranuar autorësinë për ngjarjen dhe shërbimet e policisë gjyqësore kanë kryer arrestimin e saj në kushtet e flagrancës.

Një pranim i drejtpërdrejtë, që përforcon të gjithë zinxhirin e provave, nga vendngjarja, tek ekspertizat, tek dëshmitë. Në përfundim të procesit, ku shfaqet e penduar për aktin, Miranda dënohet me 25 vite burg.

Siç mund ta imagjinoni, heqja e lirisë dhe të qëndruarit brenda 4 mureve për kaq shumë kohë, larg familjeve, fëmijëve, miqve, normalisht që është rrënuese, e lodhshme si mendërisht e më tej fizikisht./Top Channel

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet