LIVE UPDATES
Aktualitet

Aksidenti me 6 të plagosur në Përrenjas/ Të afërmit rrëfejnë tmerrin: Katastrofë, çfarë të shikoje! Golfi po ecte me 200 km në orë

Sipas raportimeve e plagosur ka mbetur edhe një vajzë 23-vjeçare e cila është në gjendje kome dhe në rrezik për jetën.

9 Prill 2024, 21:03 Nga N.F
Aksidenti me 6 të plagosur në Përrenjas/ Të afërmit
Aksidenti

PËRRENJAS- Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Përrenjas-Qafë Thanë ku mbetën të plagosur 6 persona. Sipas raportimeve e plagosur ka mbetur edhe një vajzë 23-vjeçare e cila është në gjendje kome dhe në rrezik për jetën.

Nga detajet e zbardhura deri më tani mësohet se familja prej gjashtë anëtarësh kishte ndaluar në ambientet e një lokali, rreth 30 m larg korsisë së rrugës. Sapo ata janë ngritur për të shkuar drejt makinës së tyre në një moment një automjet ka humbur kontrollin dhe ka “fluturuar” mbi ta. 23-vjecarja është  zënë poshtë nga dhe është në gjendje kome ndërsa vajza tjetër 10 vjeçe ka thyer këmbën. Fraktura ka pësuar dhe vajza 6-vjeçare.

Babai i tyre Artan Pishkashi ishte kthyer nga në Shqipëri për një arsye familjare dhe ka mbetur i plagosur në këtë aksident të rëndë. Ketij aksidenti nuk i ka shpëtuar as gjyshja e cila është plagosur edhe ajo.

Mjetin që humbi kontrollin po e drejtonte 44-vjeçar nga Peshkopia Jetmir Daci. Ai po ndiqet në gjendje të lirë pas vendimit të prokurorit, thotë policia e Elbasanit ndërsa sipas dëshmitarëve mjeti ka humbur kontrollin pas një parakalimi të gabuar dhe ka fluturuar më pas jashtë rruge. Drejtuesi që shkaktoi aksidentin e rëndë nga testet e kryera nga policia rezulton i dehur. 

E moshuara ka dalë nga spitali i Traumës ku po merrte trajtimin mjekësor pas aksidentit të rëndë. Ajo tregoi për Top Channel sesi makina tip “Golf” e drejtuar nga Daci përplasi atë së bashku me familjarët e saj.

Këmbën e kam në allçi, brinjët dhe duart më janë dëmtuar. Kishte një ditëlindje çupa e vogël. Shkuam atje ne, sa u takuam ndodhi ajo që ndodhi, nuk mbaj mend më gjë prej aty. Erdhi i pirë ai, këta thonë kështu, po ku e pashë unë, se makina më kishte zënë sipër edhe mua edhe vajzën,” u shpreh e moshuara.

Edhe familjari i të aksidentuarve rrëfeu se si një makinë me shpejtësi të lartë mori para katër të afërmit. 

“U ula të pija një kafe sa të vinte dhëndri. Më tha do pres gjyshen dhe do ikim te motrat. Sa hipi në makinë, vjen një Golf me shpejtësi, direkt makina u spostua dhe i mori para të katërt këta. Katastrofë çfarë të shikoje, njëri përmbi tjetrin. Si ato që bëjnë kamikazët. Nuk ka mundësi të ketë qenë defekt i makinës, ka qenë i pirë. Ka pasur aq shpejtësi, mbi 200 km në orë. U mblodhën shumë njerëz, erdhi ambulanca. Vajza e madhe është operuar në Tiranë, e vogla ka këmbën në allçi. Turp i Zotit që në Librazhd nuk kishte as një fasho,” u shpreh familjari.

 

perrenjas aksident spital

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet