LIVE UPDATES
Aktualitet

“Djali juaj është vrarë, mos e kërkoni”/ Zbulohen detaje nga hetimet për zhdukjen e Miklovan Dakajt në Spanjë, ja çfarë i tha korrieri i mafias familjes

Në dosjen hetimore për këtë ngjarje, është dëshmia e gruas dhe babait të Miklovanit të cilët tregojnë se sihariqi i hidhur u erdhi atyre vetëm disa ditë pasi ata kishin kallëzuar në polici humbjen e njeriut të tyre, nga një korrier që mesa duket po u përcillte mesazhin e personave të cilët kishin gisht në zhdukjen e papritur të Miklovanit.

9 Dhjetor 2025, 21:16 Nga E. D

“Djali juaj është vrarë, mos e kërkoni”/

TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” në News24, me autore gazetaren Klodiana Lala, transmetoi këtë të martë të rejat më të fundit nga hetimet e nisura në Spanjë për zhdukjen e Miklovan Dakajt, të riut nga Shkodra i cili rezulton i humbur prej 12 majit të këtij viti.

Në dosjen hetimore për këtë ngjarje, është dëshmia e gruas dhe babait të Miklovanit të cilët tregojnë se sihariqi i hidhur u erdhi atyre vetëm disa ditë pasi ata kishin kallëzuar në polici humbjen e njeriut të tyre, nga një korrier që mesa duket po u përcillte mesazhin e personave të cilët kishin gisht në zhdukjen e papritur të Miklovanit.

“Miklovani është vrarë, mos e kërkoni”, mësohet të ketë thënë korrieri.

“Jam paraqitur në komisariat për të kallëzuar humbjen e djalit tim Miklovan Dakaj. Më datë 13 maj 2025 rreth orës 10:00 paradite, nusja e djalit tim që ndodhet ne Spanjë bashkë me vajzën, ka marrë në telefon bashkëshorten time dhe i ka thënë se Miklovani nuk është kthyer në shtëpinë ku rrinin në qytezën e Marbellos, në Malaga, Spanjë”, ka dëshmuar Pal Dakaj, babai i 34-vjeçarit Miklovan Dakaj.

Ajo e tij është historia e një tjetër shqiptari që në rrethana të çuditshme humbi gjurmët në shtetin spanjoll.

Madje çuditërisht në të njëjtin rajon të gadishullit iberik, ku janë zhdukur edhe shumë shqiptarë të tjerë.

Ose në atë të quajtur tashmë ndryshe si Bermuda spanjolle e shqiptarëve, që nisen këtu me pushime dhe askush më tej nuk di asgjë rreth fatit të tyre.

Një fat i ngjashëm ky me Tauland Malshin nga Lezha, i cili u zhduk në mënyrë të mistershme në vitin 2018, në një qytet pranë Malagas, për të mos u kthyer më pranë familjes.

Apo ai i pilotit të Forcave Ajrore Shqiptare, majorit Sokol Feka, që humbi jetën pikërisht në këtë rajon në vitin 2015 teksa sipas autoriteteve spanjolle po transportonte kokainë me mjetin fluturues.

Fate të paracaktuara të cilat duket se lidhen në një pikë me atë të Miklovan Dakaj.

Shkodrani që prej muajit maj të këtij viti i mungon familjes, pasi u zhduk në rrethana të paqarta pikërisht në të njëjtin rajon të Spanjës me paraardhësit e tij, po kaq fatkeq.

Një trekëndësh Bermude në mbretërinë e Spanjës që lidh Malagën-shqiptarët dhe drogën që duket se po ha shumë koka të rinjsh shqiptarë.

Të cilët në ëndrrën për t’u pasuruar sa më shpejt bien pre e grupeve mizore kriminale të narkotrafikut, të cilët kanë gjetur pikërisht këtë pjesë me rëndësi strategjike që lidh gadishullin iberik me Marokun për të kryer transportin e tonelatave me drogë.

Suksesi dhe dështimi i kalimit të tyre përmes kësaj ure detare dhe ajrore, që ka përcaktuar në një farë mënyrë edhe fatin e shqiptarëve të përfshirë në të tilla punë.

Organizata kriminale të drejtuara nga krerët më të egër dhe famëkeq të narkotrafikut, të cilët bashkëpunojnë me shqiptarë, që nuk e kanë për gjë të tradhtojnë edhe gjakun e tyre, kur flitet për përfitimet që vijnë nga droga.

Fat që mesaduket e ka shoqëruar edhe Miklovan Dakaj.

Kontakti i fundit i të cilit me familjen ishte më datë 12 Maj 2025 në qytetin e Marbellos në Malaga.

Aty ku ai kishte disa kohë që po qëndronte me bashkëshorten e tij shqiptaro-italiane dhe fëmijën e tyre vetëm disa muajsh.

Denoncimi i parë në policinë shqiptare për humbjen e të birit që erdhi nga babai i tij, Pal Dakaj.

Gati 3 javë pasi Mikovani kishte humbur çdo kontakt me ta dhe gruan.

Pal Dakaj që priti me kot që i biri të kthehej pranë familjes dhe në ankthin e ditëve që po kalonin dhe nuk kishte asgjë gjurmë prej tij, ai udhëtoi nga Italia ku ishte zhvendosur për arsye shëndetësore, bashkë me gruan dhe djalin tjetër dhe denoncoi zhdukjen e Miklovanit në policinë e Shkodrës.

Me shpresën se ndoshta autoritetet mund ta ndihmonin të binte ne kontakt me djalin.

Një shpresë që rezultoi e kotë, pasi Miklovani jo vetëm nuk u kthye në gjirin familjar, por as nuk dërgoi qoftë edhe një mesazh nëse ishte mirë me shëndet.

Familja e Miklovanit që ishte informuar për moskthimin e tij në banesë në qytetin e Marbellos në Malaga, që më datë 13 Maj.

Pra pa u mbushur 24 orë nga largimi i tij.

Njoftim që sipas dëshmisë së dhënë nga Pal Dakaj, ishte bërë nga bashkëshortja e djalit të tij.

Por mesa duket përpara se t’i drejtoheshin policisë, ata kishin vendosur që do kishte qenë më mirë të prisnin.

Me mendimin se dikush do t’u sillte një mesazh, qoftë edhe nga ata që kishin gisht në zhdukjen e djalit të tyre.

‘Jam paraqitur në komisariat për të kallëzuar humbjen e djalit tim Miklovan Dakaj. Më datë 13 maj 2025 rreth orës 10:00 paradite, nusja e djalit tim që ndodhet ne Spanjë bashkë me vajzën, ka marrë në telefon bashkëshorten time dhe i ka thënë se Miklovani nuk është kthyer në shtëpinë ku rrinin në qytezën e Marbellos, në Malaga, Spanjë.’

Sipas të thënave të nuses së djalit, koha kur Miklovani kishte lënë banesën për të mos u kthyer më aty, kishte qenë pasdreka e datës 12 Maj.

Ai nuk kishte shprehur asnjë shqetësim gjatë largimit të tij.

Përvetëm faktin që do takonte një shok dhe do kthehej shpejt në banesë.

Por ndërsa orët kaluan dhe po kështu edhe mbrëmja, mëngjesi i së nesërmes nuk e pa atë pranë familjes.

Çka ngriti alarmin te bashkëshortja e tij.

E cila gjithmonë sipas rrëfimit që ajo kishte bërë te prindërit e Miklovanit, ishte çuar dhe kishte bërë denoncim në rajonin e policisë në Marbello, pas humbjen së kontakteve me bashkëshortin e saj.

‘Nusja e djalit, i tha bashkëshortes sime se Miklovani nuk ishte kthyer

në banesën e tyre të marrë me qira në qytetin e Marbellos, që nga darka e datës 12 Maj.

Për këtë arsye ajo kishte bërë denoncim te autoritetet spanjolle të qytetit Marbello, në Spanjë.

Përsa i përket rrethanave se si Miklovani ishte larguar nga banesa, nusja e djalit na rrëfeu se drekën e datës 12 Maj ata kishin qenë për t’i bërë vaksinën vajzës së tyre të vogël, që është 8-muajshe.

Pasi u kthye në banesë, ata kishin konsumuar drekë jashtë dhe kur janë kthyer në banesë, Miklovani i kishte thënë se do të vinte më vonë në shtëpi, pasi do takonte një shok, për të pirë kafe.’

Por Miklovani nuk i kishte treguar bashkëshortes për emrin e shokut që do takonte.

As për bisedën që ata do të zhvillonin me njëri-tjetrin.

Por ishte mjaftuar duke i thënë se ishte vetëm një kafe shoqërore.

Drekë e cila do të ishte e fundit midis tyre, pasi që nga ky moment ajo nuk u pa më me bashkëshortin e saj.

Ndërsa ajo u kthye e vetme në banesë bashkë me vajzën disa muajshe.

Miklovan Dakaj dhe bashkëshortja e tij T. M, që sipas rrëfimit të bërë në polici nga babai i tij, kishin dy vite që jetonin në Spanjë

‘Nusja e djalit tim quhet T.M dhe ajo ka shtetësi italiane. Ajo bashkëjetonte me djalin tim Miklovanin prej vitesh. Gjatë bisedave që kam bërë me të ajo nuk më ka treguar që Miklovani të kishte shqetësime.’

Por ndërsa familja qoftë ajo në Spanjë, por edhe ajo e prindërve në Shkodër, nuk raportoi për ndonjë shqetësim që Miklovani u kishte sjellë, lajmi që do të pasonte mbi fatin e tij ngriti edhe njëherë shqetësimin te ta, se diçka e keqe i kishte ndodhur njeriut të tyre të afërm.

Ajo që ata ishin lutur përgjatë gjithë kohës, që të mos i kishte ndodhur.

Sihariq i hidhur që u erdhi atyre vetëm disa ditë pasi ata kishin kallëzuar në polici humbjen e njeriut të tyre.

Nga një korrier që mesa duket po u përcillte mesazhin e personave të cilët kishin gisht në zhdukjen e papritur të Miklovanit.

Lajm që mbërriti në familjen Dakaj në Shkodër nga një person nga qyteti i Durrësit

Pasi familja Dakaj mësoi mbi humbjen e djalit të tyre Miklovanit në qytetin e Marbellos në Spanjë, një person nga Durrësi është paraqitur pranë tyre, duke u thënë se ‘Miklovani është vrarë, mos e kërkoni,’

Por cila ishte jeta e Miklovan Dakaj, përtej atij që është përkushtimi familjar?

Apo mbulesës së një babai shembullor që kujdeset për vajzën e tij.

Përse ai ishte zhvendosur në Spanjë dhe pikërisht në zonën e Malagas.

Dhe a ka lidhje qëndrimi i tij aty, me përfshirjen në grupet kriminale që merren me narkotrafikun, që shfrytëzojnë pikërisht këtë zonë të Spanjës, për të kryer aktivitetin e tyre.

Përse familja ka dyshime se ai është vrarë dhe a lidhet kjo me të shkuarën e tij?

Kush janë miqtë që mund ta kenë tradhtuar dhe nxjerrë në pritë te grupet kriminale në zonë. Dhe a lidhet kjo me humbjen e ndonjë sasie droge, ku Miklovan Dakaj mund të jetë lënë peng dhe më pas është ekzekutuar nga këto grupe kriminale?

Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’, Miklovan Dakaj, kishte një të shkuar jo shumë për t’u lavdëruar në raport me drejtësinë.

Ai thuhet se kishte kryer një dënim tre mujor në Itali, dhe ky është rekordi i vetëm penal që kishte me autoritetet ligjzbatuese.

Por askush nuk di të thotë cila ishte arsyeja e ndalimit të tij nga drejtësia italiane./Në Shënjestër, BW

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet