LIVE UPDATES
Aktualitet

Djali i policit plagos të riun 13 herë me thikë, Policia e Korçës nuk e arreston! Dëshmia: Mendova se më vrau, kaq e pata, iku jeta

Autori Petrika Ropi e ka shtyrë dhe qëlluar me grushte. Por, edhe i dëmtuari ka pasur një send metalik në dorë dhe e ka qëlluar në dorë dhe në kokë, por s’e ka dëmtuar. Më pas Bledari është larguar dhe disa momente më vonë ka shkuar për të sqaruar situatën. Por, në momentin që ka shkuar te Petrika, ky i fundit ke pasur një thikë dhe e ka qëlluar vazhdimisht. Bledari thotë se ka 13 plagë të shkaktuara nga thika, por ai e ka qëlluar vazhdimisht.

13 Dhjetor 2022, 21:06 Nga DOSJA
Djali i policit plagos të riun 13 herë me thikë, Policia e
Fiks Fare

KORÇË- Ngjarja ka ndodhur në datën 3 dhjetor 2022, në zonën e Pazarit. Viktima Bledar Asllani është plagosur nga autori Petrika Ropi. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankuar Bledar Asllani, i cili në momentin që grupi i xhirimit shkoi në Korçë, ndodhej në Spitalin Rajonal. Ai tregon se në datën 3 dhjetor ka qenë duke punuar në një lokal në zonën e Pazarit. Fillimisht ka shkëmbyer fjalë me autorin Petrika Ropi, të cilin e kishte në lagje. Më pas, Petrika e ka qëlluar në kokë disa herë.

Madje, për këtë ngjarje disponon edhe një video, ku duket vetëm momenti që autori Petrika Ropi e ka shtyrë dhe qëlluar me grushte. Por, edhe i dëmtuari ka pasur një send metalik në dorë dhe e ka qëlluar në dorë dhe në kokë, por s’e ka dëmtuar. Më pas Bledari është larguar dhe disa momente më vonë ka shkuar për të sqaruar situatën. Por, në momentin që ka shkuar te Petrika, ky i fundit ke pasur një thikë dhe e ka qëlluar vazhdimisht. Bledari thotë se ka 13 plagë të shkaktuara nga thika, por ai e ka qëlluar vazhdimisht.

“Mendova se më vrau. Më qëllonte pa pushim. Mendova kaq e pata, iku jeta. Më ka goditur në krahë, këmbë, poshtë në ije. Gjithandej. Më pas erdhën disa shokë dhe më dërguan në Spitalin Rajonal të Korçës, ku dhe ndodhem aktualisht” thotë ai.

Më tej pohon se ka kërkuar ndihmën e Fiks Fare pasi Policia e Korçës s’ka bërë asnjë veprim. “Autori lëviz i lirë, kurse unë jam ende në spital. Dyshoj se e mbrojnë, se ai ka babanë polic. Babai i tij quhet Arqile Ropi, është inspektor zone. Kërkoj që të veprohet, pasi edhe mjeko ligjori erdhi dhe vetëm sa më pa. Asnjë gjë më tepër. Autori lëviz i lirë, s’ka asnjë masë, megjithëse me qëlloi 13 herë me thikë” përfundoi Bledari.

Fiks Fare ka mësuar se autori Petrika Ropi nuk ka asnjë masë sigurie, madje nuk është ndaluar apo arrestuar, pavarësisht se Bledari ndodhet prej disa ditësh i shtruar në Spitalin Rajonal të Korçës. Gazetarët e Fiks Fare e filmojnë autorin, Petrika Ropi, në një lokal në qendër të Korçës, duke vijuar i qetë punën. Madje, duke ruajtur sigurinë e atij lokali, pavarësisht se disa ditë më parë kishte ndodhur një plagosje.

Pas këtyre pamjeve, familjarët e Bledarit interesohen në Policinë e Korçës për ngjarjen e 3 dhjetori. Ata takojnë një punonjës dhe kërkojnë informacion se çfarë është bërë me autorin. Polici u thotë se autori po hetohet në gjendje të lirë, ndërsa mëson se edhe babai i autorit, është punonjës policie në atë komisariat.

Gazetarët e Fiks Fare shkojnë për të pyetur drejtuesit e atij komisariati, se përse nuk kanë vepruar për ndalimin, arrestimin e autorit. Një punonjës policie kontakton me Shefin e Komisariatit, Gentian Diko. Shefi thotë se ditën e ngjarjes autori Petrika Ropi nuk është arrestuar dhe është shpallur në kërkim policor. Pra, jo në kërkim, por në kërkim policor, ku edhe një dëshmitar që ka informacion për ngjarjen mund të shpallet me këtë masë ndalimi. Gazetarët e pyesin se përse jo në kërkim, madje policia të plotësonte dokumentet dhe të dërgohej për masë sigurie në gjykatë. Shefi thotë se është biseduar me prokurorin e gatshëm dhe ai ka vendosur në këtë mënyrë. Pyetjes se përse ky veprim, pasi i dëmtuari është qëlluar 13 herë.

“S’kishin informacion për dëmtime të rënda” pohon ai, por kur pyetet nëse ka dalë apo jo raporti mjeko-ligjor përgjigjet “jo akoma”.

Pra, megjithëse i dëmtuari është qëlluar 13 herë me thikë, sërish autori nuk është arrestuar. Nuk ka dalë para gjykatës për masë sigurie dhe hetohet në gjendje të lirë, pa asnjë masë shtrënguese.

Marrë nga TOPCHANNEL

petrika ropi bledar asllani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet