Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kjo ishte dita kur fati e historisë së kombit shqiptar në Kosovë do ndryshonte njëherë e përgjithmonë, dita kur heroizmi i kombit do vihej në pah, dita kur familja Jashari në krye me Adem dhe Hamëz Jasharin do përballeshin me makinerinë luftarake kriminale serbe.
KOSOVA- Më 5 mars 1998 nisi Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo ishte dita kur fati e historisë së kombit shqiptar në Kosovë do ndryshonte njëherë e përgjithmonë, dita kur heroizmi i kombit do vihej në pah, dita kur familja Jashari në krye me Adem dhe Hamëz Jasharin do përballeshin me makinerinë luftarake kriminale serbe.
Sulmi i gjerë që Serbia e kishte ndërmarrë në Drenicë për të eliminuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ishte kthyer në një rrethim të hekurt për lagjen e Jasharëve në Prekaz, që ishte qendra dhe simboli i luftës për liri në Kosovë. Kjo ngjarje e rëndë më 5, 6 e 7 mars të vitit 1998 kishte ngritur çështjen e Kosovës në krye të axhendës botërore, dhe vazhdon të jetë një kujtim i lavdishëm për historinë e kombit tonë.
Me rënien heroike të familjes Jashari, Kosova mundi frikën dhe i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë. Në lagjen e Jasharëve në Prekaz është ngritur monumenti më i madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe më 5, 6 e 7 mars të çdo viti, kombi shqiptar kthehet me respekt dhe admirim për ta kujtuar këtë ngjarje të lavdishme të historisë sonë. Epopeja mbyllet me Natën e Zjarreve në Prekaz dhe një programnë shehin “Adem Jashari” në Skënderaj.
Axhenda e plotë:
E mërkurë, 5 mars
08:00 Ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës i kushtohet Epopesë së UÇK-së
10:00 Mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës
10:00 Seanca solemne nga Kuvendet e Komunave të Republikës së Kosovës Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë
14:00 Turne në Futsall, palestra “Ilaz Kodra” në Skënderaj
14:30 Turne në Volejboll në Skënderaj.
E enjte, 6 mars
10:00 Krerët e shtetit homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz Homazhe nga komunat në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve Parakalimi i motorklubeve në Skënderaj;
10:00 Homazhe nga komunat në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve;
12:00 Parakalimi i motorklubeve në Skënderaj;
19:00 Akademi përkujtimore për Epopenë e UÇK-së në Prishtinë.
E premte, 7 mars
19:00 Ndezja e flakadanëve në shtatë rajone të Republikës së Kosovës;
19:00 Nata e zjarreve në Prekaz;
19:30 Programi artistik në Sheshin “Adem Jashari” në Skënderaj.
Familja Jashari
Që nga viti 1991 deri më 1998, Prekazi dhe Drenica ishin të rrethuar nga forcat paramilitare serbe. Synimi ishte vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes së tij, për të shuar dhe shtypur rezistencën që familja Jashari me në krye Ademin e Hamzën po ia bënin regjimit të Sllobodan Millosheviç.
Më 30 dhjetor të vitit 1991 kryhet sulmi i parë ndaj familjes Jashari. Ndërsa sulmin e dytë forcat paramilitare serbe e kryen në muajin janar, 1998. Më 22 janar forcat serbe sulmuan familjen Jashari, por edhe kësaj beteje, fëmijët dhe gratë e familjes Jashari i rezistuan. Megjithatë, në këtë betejë që zgjati afër 30 minuta, të plagosura mbeten Iliriana, vajza e Rifat Jasharit dhe Selvetja, vajza e Hamzë Jasharit.
Pas këtij sulmi, familjes Jashari i erdhën miq, shok e bashkëkombës për t’u solidarizuar me ta. Ata i kërkuan kryefamiljarit Jashari që t’i tërheqin gratë dhe fëmijët nga aty. Por, edhe gratë dhe fëmijët kishin marr vendimin që të qëndrojnë, duke thënë se “po të vriten djemtë, nuk na vyen jeta të jetojmë”.
Dhe vendosen të qëndrojnë, qëndruan për t’i treguar botës se shqiptarët nuk shkojnë askund përtej truallit dhe shtëpive të tyre, shkruan KosovaPress. Sulmi i tretë, që ndodhi më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, mori jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit. Këtij sulmi i mbijetoi vetëm Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia del që mes datës 5-6 mars të largohet nga rrethina dhe arrin t’i shpëtojë sulmit, si dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila pa dhe përjetoj tmerrin derisa vriteshin anëtarët e familjes së saj.
foto nga emisioni TIRANË- Disa muaj më parë Alban Mansaku dhunoi dhe tërhoqi zvarrë nënën e tij në rrugë duke ...
Pamje nga vendngjarja SHKODËR - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti që u regjistrua mesditën e sotme n&...
Pamje nga vendngjarja SHKODËR - Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në aksin rrugor Lez...
Foto ilustruese KORÇA- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar punonjësin e policisë me detyrë Oficer i Patrullës s&eu...
pamje nga vendngjarja FUSHË-KRUJË- Policia ka dal në një njoftim zyrtar në lidhje me shpërthimin në punishten e sal...
Xhoni Leka ANGLI- Një shqiptar i dënuar me tre vjet burg për drejtimin e një shtëpie bari, është kursyer nga dëbimi...
Pamje nga vendngjarja FUSHË-KRUJË - Pamjet që shikoni më poshtë janë nga ngjarja që u raportua këtë të m&...
foto ilustruese ELBASAN- Policia ka zhvilluar ditën e stome një operacion në Elbasan, ku si rezultat janë vënë në pranga...
Leonard Hide TIRANË - Gjykata e Posaçme ka pushuar këtë të mërkurë çështjen e kryebashkiakut të Liboh...
Foto ilustruese DURRËS- Rrjeti i Veprimit të Bazelit ngre dyshime se Prokuroria e Durrësit nuk po e heton çështjen si&ccedi...