LIVE UPDATES
Aktualitet

Disa pika shumë interesante te dosja e SPAK për inceneratorin e Tiranës dhe dakordësia e Veliaj për Studimin e Fizibilitetit

11 Dhjetor 2023, 15:40 Nga r.ll
Disa pika shumë interesante te dosja e SPAK për inceneratorin e
ola xama

TIRANË- Disa pika shumë interesante te dosja e SPAK për hetimet e inceneratorit të Tiranës.

Nga Ola Xama. 

-  Në mbledhjen e datës 20.9.2016, përfaqësuesit e Bashkisë Tiranë kanë ngritur problemin e mungesës së të ardhurave në bashki për të përballuar kostot e implementimit të projektit thuhet në argumentimet e Prokurorisë. Tarifa e pastrimit që mblidhet nga bashkia nuk mjaftonte për të përballuar as shpenzimet që deri në atë moment kishte Bashkia Tiranë dhe kanë kërkuar mundësinë e financimit në masën 100% të kostove të depozitimit të mbetjeve, jo vetëm për ata por dhe për bashkitë e tjera të Qarkut Tiranë, së paku për 4 vjet.

- Pra, deri në shtator 2016 nuk kishin para për të paguar, por në 27 mars 2017 paratë e financimit gjenden dhe merren përsipër nga Bashkia Tiranë me një shkresë të firmosur nga vetë kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj. 7 muaj më vonë, i bie që të ketë ndodhur ndonjë mrekulli ekonomike!

- Prokuroria e Posaçme ka verifikuar me bashkitë e Qarkut Tiranë nëse janë kontaktuar dhe kanë dhënë dakordësi për të lidhur marrëveshje për të depozituar mbetjet në projektin koncesionar të inceneratorit Tiranë. Por nuk ka gjetur asnjë dokumentacion. Korrespodenca më e hershme ishte ajo e Bashkisë Kavajë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë në dhjetor 2017, disa muaj pasi ishte lidhur kontrata e koncesionit.

- Por kush është përgjegjësi për këtë sipas dosjes? Ministria e Mjedisit! Rruga proceduriale që tregon hetimi për inceneratorin e Tiranës është kjo: Ministria e Financave i kërkon Ministrisë së Mjedisit miratimin për projektin nga gjithë Qarku i Tiranës. Kryetari i Bashkisë Tiranë shprehet dakord me Studimin e Fizibilitetit të paraqitur nga Ministria e Mjedisit. Ministri i Mjedisit ridërgon kërkesën në Ministrinë e Financave dhe merr miratimin ‘pa koment’, me kushtin që të merret miratimi dhe nga bashkitë e tjera të qarkut për këtë projekt.

- Pra, vendimi i Erjon Veliaj që merr përsipër financimin, në shkleje të ligjit dhe pa konsultuar bashkitë e tjera i konsiderohet shkelje Ministrisë së Mjedisit! Shkresa e Veliajt trajtohet si rutinë proceduriale vetëm në miratimin e Studimit të Fizibilitetit dhe jo si një dokument që i hap rrugën financimit të projektit, para të cilat nuk i kishte dhe duke marrë përgjegjësi për njësi vendore që nuk i takonte të shprehej!

- Në fund të kësaj procedure, Prokuroria e Posaçme konstaton se dhe Studimi i Fizibilitetit ka pasaktësi, të njëjtat që gjeti dhe një raport auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Tani kush e ka përgjegjësinë për dhënien e miratimit të një Studimi Fizbiliteti të gabuar, vetëm Ministria e Mjedisit dhe ajo e Financave apo dhe Bashkia Tiranë? Dakordësinë për këtë Tusha dhe Simixhiu e dhanë apo vetë kryetari?!

inceneratori i tiranes


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet