Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Këta të dy dyshohet se dhunuan një të moshuar, pamjet e së cilës u bënë publike në rrjet.
TIRANË- Policia e Shtetit ka vënë në hetim shoferin e linjës së autobusëve 'Tirana e Re', ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër person. Këta të dy dyshohet se dhunuan një të moshuar, pamjet e së cilës u bënë publike në rrjet. Forcat blu, sqarojnë se kanë shpallur në kërkim personin me inicialet A.S, 31-vjeç.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqen dy shtetas që godasin një të moshuar, afër një stacioni autobusi, ju sqarojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar. Mas identifikimit, në vijim të veprimeve u referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. N., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. S., 31 vjeç, banues në Tiranë. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.
Sherri ka ndodhur dy ditë më parë. Pamjet e publikuara nga "JOQ ALBANIA" tregojnë dhunën e ushtruar ndaj të moshuarit. Sherri mes tyre, nisi mes shoferit të autobusit dhe një pasagjeri (i moshuari që goditet), i cili ishte duke zbritur nga autobusi, kur dera mbyllet me shpejtësi duke zënë nipin e tij 7-vjeçar. I mitur, i lënduar, por edhe i tronditur nga sherri i gjyshit të tij ka nisur që të qajë me ngashërima.
Në debat e sipër i moshuari tenton të godasë shoferin, pasi i ishte dëmtuar nipi, por dy të rinjtë e godasin të moshuarin, duke e shtyrë dhe ofenduar gjithashtu.
"Ik ere se qenke burrë i vjetër. Ik o mos i gjuaj më,"-dëgjohet në video, ndërkohë që i moshuari tenton të vetëmbrohet, e askush tjetër nuk ndërhyn për t'i ndarë.
Foto ilustruese TIRANË- Një shtetas po përballet me Prokurorinë e Vlorës në Gjykatën e Apelit të këtij qyteti&...
Droge ne Ekuador EKUADOR- Ministri i Jashtëm i Ekuadorit Juan Carlos Holguín zbulon se për arsye sigurie qytetarët e tetë ...
Droga e kapur ITALI- Tre persona të arrestuar dhe një me masën ndalim qëndrimi, janë përfundimi i një hetimi nga Guardia...
aksident ne Durres DURRËS- Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm Durrës. Burime bëjnë me dije se ngjarja...
Foto ilustruese Shumë fshatra në bashkinë Bulqizë vuajnë mungesën e e shërbimit mjekësor për shkak të...
Foto ilustruese Top Channel ka udhëtuar drejt fshatit Ndërfushaz në Mirditë, më pak se një km larg nga qytetit i Rrëshen...
Foto ilustruese TIRANË- 11 pasuri në pronësi të Roland (Taulant) Domit, i dënuar në Itali për grup të kriminal, shf...
Ben Blushi dhe Enver Hoxha Nga dita e nesërme në stendat e Panairit të Librit do të jetë edhe botimi më i fundit i Ben Blushi...
avokati i Orges Xhelilit DIVJAKË- Orges Xhelili, autori i plagosjes me thikë të kryebashkiakut të Divjakës Fredi Kokoneshit d...
Foto ilustruese Aksidentet rrugore në vendin tonë kanë pësuar rënie krahasuar me vitin e kaluar, gjatë periudhës janar-s...