Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ndërkohë 40-vjeçarja M.B ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj të mitur.
KORÇË- Procedohen penalisht shtatë persona në Korçë për vepra penale të ndryshme. Bëhet me dije se 32-vjeçari A.I është proceduar penalisht pasi dhunoi fizikisht kunatën e tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Ndërkohë 40-vjeçarja M.B ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj të mitur. Të tjerë janë proceduar penalisht për trasportim lënde drusore të prerë ilegalisht, kalimi i kufirit në mënyrë të paligjshme si dhe shkaktimi i një aksidenti rrugor.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. I., 32 vjeç, banues në Babrru, Tiranë, pasi dyshohet se ka dhunuar kunatën e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
▪Ll. B., 69 vjeç, banues në Korçë, pasi me vetëgjyqësi ka ndërruar bravën e derës së një banese me bashkëpronar vëllanë e tij;
▪ M. B., 40 vjeçe, banuese në Prrenjas, pasi dyshohet se ka dhunuar vajzën e saj të mitur.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
▪ O. S., 32 vjeç, dhe L. I., 52 vjeç, banues në Pogradec, pasi në afërsi të fshatit Leshnicë, Pogradec, shtetasi O. S. u kap duke transportuar me mjetin tip kamion, 28 m sterë lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, për llogari të subjektit në pronësi të 52-vjeçarit. Pas verifikimit të kryer, rezultoi se ky subjekt e ushtronte aktivitetin me dokumente të dyshuara të falsifikuara. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, lënda drusore dhe dokumentacioni i subjektit;
▪ E. Ç., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapështicë, gjatë procedurës së regjistrimit, bashkë me pasaportën ka paraqitur një kartëmonedhë 20 euro, si dhe gjatë verifikimit në sistem rezultoi se kishte kaluar kufirin, në mënyrë të paligjshme.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor, ju informojmë se filloi procedimi penal për shtetasin T. B., 20 vjeç, banues në Maliq, drejtuesi i motomjetit që u përplas me automjetin tip “Benz”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
foto ilustruese ITALI- Një 25-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur në Itali si pasojë e një sulmi me thikë. Bëhet me d...
foto ilustruese KORÇË- Arrestohen tre persona në Korçë dhe Pogradec. Mësohet se 32-vjeçari Gj.K nuk iu bind u...
fotot ilustruese ELBASAN- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigurisë të caktuara nga Gjykata e Elbasanit p&eum...
foto ilustruese GJIROKASTËR- Një vetëtimë ka bërë që një sipërfaqe toke me shkurre të përfshihe...
policia ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka caktuar masat e sigurisë ndaj për pesë punonjës policie. Ndaj tre prej tyre është...
belinda balluku MAT- Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Mat ka nisur nga puna duke ofruar shërbim për të gjith...
gjkko TIRANË- Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin për Agron Qafën dhe Florenc Çekrezin të arrestuar n&eu...
pamje nga vendngjarja GJIROKASTËR- Një vatër zjarri ka rënë pranë depos së vjetër të ujit në lagjen...
foto ilustruese VLORË- Shpallen në kërkim burrë e grua në Ksamil. Mësohet se një 54-vjeçare dhe një 60-...
spak TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për 12 të arrestuarit si pjesë e një grupi kriminal në...