25 Shtator 2022, 11:34
Nga A.B
Policia
TIRANË- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në kryeqytet. Policia informon se në pranga ka përfunduar një 20-vjeçar i cili është kapur me sasi të vogël lënde narkotike e llojit kokainë. Po ashtu, i arrestuar është dhe një 44-vjeçar i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Në pranga ka përfunduar dhe 25-vjeçari me inicialet N.L, pasi policia i gjeti një dorezë metalike.
NJOFTIMI:
Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin L. Ç., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin D. B., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin N. L., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
arrestim ne tirane
Aktualitet
25 Shtator 2022, 11:24
A.B
Orgest Shijaku
TIRANË- Ditën e sotme, u zhvilluan homazhet për ndarjen nga jeta të piktorit Sali Shijaku. Homazhet në nder të...
Aktualitet
25 Shtator 2022, 11:15
A.B
Zjarr
KORÇË- Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme një sipërfaqe prej 5 hektarësh të mbjella me frutikul...
Aktualitet
25 Shtator 2022, 11:15
F.M
Makineta
TIRANË- Tre pronarë lokalesh janë vënë në pranga dhe dy persona janë proceduar penalisht. Në njoftimin e p...
Aktualitet
25 Shtator 2022, 10:58
A.B
Policia
TIRANË- Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia pasi është kapur duke transportuar emigrantë të pa...
Aktualitet
25 Shtator 2022, 10:40
A.B
Makina
KORÇË- Kjo është makina e 27-vjeçares, Deizi Arapit, e cila u shkrumbua gjatë orës 20:20 gjatë mesnat&eu...
Aktualitet
25 Shtator 2022, 09:51
A.B
Protesta
TIRANË- Gjimnazistët e kolegjit turk, “Mehmet Akif” do të protestojnë para Ministrisë së Arsimit p&...
Aktualitet
25 Shtator 2022, 09:48
A.B
Zjarr
VLORË- Kurora e pishave në Pyllin e Sodës në Vlorë është përfshirë ditën e sotme nga zjarri. F...
Aktualitet
25 Shtator 2022, 09:38
A.B
Policia
GJIROKASTËR- Një 27-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër pasi është kapur me thikë dhe me dore...
Aktualitet
25 Shtator 2022, 09:34
A.B
Fatmir Ara
ITALI- Hetimet për vrasjen e 43-vjeçarit shqiptar, Fatmir Ara, në Itali po vijojnë. Pas arrestimit të një 3...
Aktualitet
25 Shtator 2022, 09:08
A.B
Policia
TIRANË-Policia e Shtetit ka bërë bilancin e operacioneve të zhvilluara në një javë. Gjatë kësaj j...