Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit Xhelal Rraja, 65 vjeç, Flamur Rraja, 55 vjeç, dhe K. Rr., 31 vjeç, të gjithë këta persona janë pjesëtarë të fisit Rraja.
TIRANË- Policia ka arrestojë 4 persona dhe të shpallë në kërkim 3 të tjerë, si të përfshirë në konfliktin mes fisit Rraja dhe Maja në Fushë-Krujë.
Policia ka ndaluar Ineidi Rraja 23 vjeç, Eni Kullaj 27 vjeç, Kujtim Përdaku 57 vjeç dhe Andi Rraja 28 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve të zjarrit dhe i municionit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit Xhelal Rraja, 65 vjeç, Flamur Rraja, 55 vjeç, dhe K. Rr., 31 vjeç, të gjithë këta persona janë pjesëtarë të fisit Rraja.
Ata dhunuan dhe goditën me sende të forta dy vëllezërit B.Maja dhe J.Maja duke i lënë pa ndjenja. Sherri ndodhi pas konfliktit mes palëve, pasi vëllezërit Maja ishin ankuar për guroren e P. Rr. pasi shpërthimet në këtë gurore u krijonin shqetësime në banesat e tyre.
NJOFTIMI I POLICISË:
Goditën në ambientet e një lokali 2 shtetas, shoqërohen në komisariat 8 autorët e dyshuar. Vihen në pranga 4 dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë. Gjatë operacionit për kapjen e këtyre shtetase u angazhuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" të DVP Tiranë dhe Reparti Special RENEA. Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, në lidhje me një konflikt në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, ku shtetasit Xh. Rr., I., Rr., dhe K. Rr., kanë goditur me sende të forta shtetasit B. M. dhe J. M., shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja, dhe të Repartit Special RENEA, kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Krujë, shtetasit:
- I. Rr., 23 vjeç, E. K., 27 vjeç, K. P., 57 vjeç, A. Rr., 28 vjeç, P. Rr., 65 vjeç, N. M., 35 vjeç, L. Rr., 54 vjeç, D. Rr., 31 vjeç.
Në vijim të veprimeve hetimore u bë ndalimi i shtetasve I. Rr., 23 vjeç, E. K., 27 vjeç, K. P., 57 vjeç, A. Rr., 28 vjeç, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve të zjarrit dhe i municionit", "Moskallëzimi i krimit" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës".
Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit Xh. Rr., 65 vjeç, F. Rr., 55 vjeç, dhe K. Rr., 31 vjeç.
Shtetasit e mësipërm, ditën e djeshme, rreth orës 11:00, në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, kanë goditur me sende të forta shtetasit B. M., dhe J. M., dhe shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të shtetasit P. Rr., i cili ka leje shfrytëzimi dhe licensë për zhvillimim e aktivitetit dhe sipas pretendimeve të shtetasve të dëmtuar (B. M. dhe J. M.) kur ndodhin plasje në gurore, krijon shqetësime në banesat e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Momenti i sherrit TIRANË- Ditën e sotme 'Dosja.al' siguroi me video momentin e dhunës së ushtruar nga fisi Rraja drejt vëllezë...
Momenti i dhunes KRUJË- 'Dosja.al' ka siguruar videon e momenti të sherrit të frikshëm që ndodhi mes dy fiseve brenda një lok...
Fhemi Meziu TIRANË- Ditën e sotme është vënë në pranga administratori i klubit të futbollit 'Korabi' në Dib&eu...
Policia FIER- Policia ka proceduar penalisht dy gra pasi shfrytëzonin për të lypur fëmijë të moshave 8 dhe 11-vjeç.&nb...
Sherri KRUJË- Publikohet momenti me video nga sherri i një dite më parë në Fushë-Krujë mes dy fiseve Maja dhe Rraja. K&e...
Foto ilustruese TIRANË- RENEA dhe FNSH kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në zonën e Tapizës dhe Niklës, në kuad&...
Valter Bami TIRANË- Ky është Valter Bami, i arrestuar një natë më parë për armëmbajtje pa leje, për ...
Ardian Nikulaj dhe Harry Simpson TIRANË- Pas shumë ditë kërkimesh arrestohet anglezi Harry Simpson, i përfshirë në vrasj...
Lenda narkotike KUKËS- Gjenden 894 bimë kanabisi në Kukës. Policia ka proceduar penalisht kryetarët e fshatrave Gjonpepaj dhe...
Momenti i arrestimit TIRANË- Një 51-vjeçar nga Dibra i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, është v&e...