LIVE UPDATES
Aktualitet

Dhjetëra gra të kapura në parcelat e kanabisit, zbulohen dëshmitë

Strategji mbrojtje apo e vërtetë e kulluar, vështirë të thuhet, qëndrimi i tyre është se nuk kanë paramenduar asnjë veprimtari kriminale. Në mungesë të paramendimit, kërkojnë zbutjen e situatës së tyre me ligjin.

12 Mars 2025, 22:09 Nga M.B
Dhjetëra gra të kapura në parcelat e kanabisit, zbulohen
Foto nga emisioni

TIRANA- Edhe sot pas pasojave penale që po vuajnë, dy gratë e intervistuara nga Inside Story nuk janë të qarta mbi situatën e tyre. Strategji mbrojtje apo e vërtetë e kulluar, vështirë të thuhet, qëndrimi i tyre është se nuk kanë paramenduar asnjë veprimtari kriminale. Në mungesë të paramendimit, kërkojnë zbutjen e situatës së tyre me ligjin.

‘Kam qëndruar më shumë se një vit e gjysmë te burgu i grave, në Ali Dem, në paraburgim. Pastaj në arrest shtëpie.

Besoj se do të dalë e drejta, por nuk mund të mbaj unë përsipër gjërat që bëjnë të tjerët, ti marr unë, pasi jam prind.

Si një prind me fëmijë të parritur që duhet të punojë fëmija për prindin, si mund ta marrësh me mend, sidomos nëna’ u shpreh H.D,  e dyshuara si organizatore

‘Të më kthehet jeta në normalitet të më kthehet karta. Pse të mos dal unë jashtë vendit, çfarë krimi kam bërë unë?’ u shpreh punëtorja e kanabisit

Shtetasja me inicialet D.H. është në një situatë më të vështirë pasi akuza e konsideron organizatore. Madje, siç zbuluam edhe më sipër komunikimet e saj me gratë që punuan në parcela të ndryshme ishin thelbësore në bashkimin  procedimit dhe ngritjen e akuzës për grup të strukturuar. Por, dy zonjat nuk janë të vetmet që janë përfshirë në këtë histori. Dëshmitë e punëtoreve të tjera, kanë qenë thuajse në të njëjtën linjë. Inside Story sjell për herë të parë dëshmitë e tyre përpara togave të zeza.

“Jam telefonuar nga njerëz që nuk i njoh dhe së bashku me një grup grash kemi shkuar në Shkodër me autobus me qëllimin dërgimin e tyre në Malësi të Madhe për të punuar me sherebelë. Kur policia na gjeti kemi qenë duke pritur personin që do i udhëzonte për punën”. D.H

“Kam marrë dijeni nga disa shoqe se në Malësi të Madhe duan punëtore për sherebelë dhe paguajnë 20 mijë lekë dita. Nisur nga nevojat ekonomike kam pranuar. Jemi nisur me autobus nga Kamza në orën 05:00 dhe na ka çuar në Shkodër. Aty më pas kemi shkuar te shtëpia ku duhet të punonim dhe jemi kapur nga policia”. F.Gj

“Kam dëgjuar nga shoqet se vinte një furgon dhe merrte gratë nga Fushe Kruja për të mbledhur bimë medicinale në Shkodër. Duke qenë se kam katër fëmijë dhe vjehrrën e sëmurë në shtëpi, vetë isha pa punë, vendosa të shkoja të punoja”. V.H.

Pra, siç shihet dhe nga dëshmitë e grave, dallohet qartë se kanë ardhur nga qytete të ndryshme. Një pjesë janë nisur nga Kamza, kryesisht gratë që jetonin në Tiranë, nga Fushë Kruja, por nuk mungonin dhe nga zonat e tjera si Laçi, apo Lezha./ Top Channel

kanabis

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet