LIVE UPDATES
Aktualitet

DETAJE/ Plan për të vrarë me pagesë kundërshtarin e Kasandër Nogës, vëllezërit Beqiraj blenë edhe dinamit në minierat e Bulqizës

Vëllezërit kanë treguar se në shënjestër të Nogës, nuk ishte vetëm Geron Hasanbelli por edhe Arben Mërkuri nga Sukthi i njohur me nofkën Maneci. Sipas dosjes hetimore, porosinë për krimet Kasandër Noga e bënte përmes Kevin Zenelit.

21 Tetor 2023, 13:01 Nga I.A

 

DETAJE/ Plan për të vrarë me pagesë kundërshtarin e
Vëllezërit Indrit e Gentian Beqiraj

 

TIRANË- Vëllezërit Indrit e Gentian Beqiraj, emrat e të cilëve u bënë të njohur pasi rrëfyen krime të rënda të ndodhura në Tiranë e Durrës, do të ulen në bankën e të pandehurve për akuzën e kryerjes së kushteve për të kryer vrasjen e Geron Hasanbellit, për llogari dhe kundrejt pagesës nga Kasandër Noga. Referuar dosjes hetimore, të siguruar për News24 nga gazetarja Klodiana Lala për të kryer ketë krim, ata në fillim kanë bashkëpunuar me Alban Skonjën e Ilirjan Fecin. Gjatë muajve korrik gusht 2021, të nxitur dhe të kontaktuar prej tyre kanë ndjekur lëvizjet e shënjestrës me qëllim vrasjen. Pasi nuk mundën ta kryejnë vrasjen, Skonja dhe Feci janë tërhequr dhe në këtë grup është angazhuar Kevin Zeneli, i cili është personi që mbante kontakte dhe lidhje me Kasandër Nogën.

Vëllezërit kanë treguar se në shënjestër të Nogës, nuk ishte vetëm Geron Hasanbelli por edhe Arben Mërkuri nga Sukthi i njohur me nofkën Maneci. Sipas dosjes hetimore, porosinë për krimet Kasandër Noga e bënte përmes Kevin Zenelit.

Në momentin që njeriu i Nogës ka hyrë në lojë, vëllezërit kanë nisur vëzhgimin e Geron Hasanbelli dhe kur kanë mësuar se ai ishte zhvendosur në Tiranë, në zonën e Don Boskes, kanë marrë shtëpi me qira aty pranë. Për ditë më radhë ata kanë vëzhguar lokalin Focus si dhe lokalin tabakino, që janë në pronesi të nipërve të Hasanbellit. Vëllezërit spo arrinin ta përfundonin punën e marrë përsipër dhe sipas tyre, Kevin Zeneli vendosi të shkonte të kryente vrasjen. Në përpjekje për të ekzekutuar Hasanbellin, shkaktoi masakrën e Don Boskos, më 4 janar 2022 duke vrarë gabimisht Erjon Celën dhe plagosur disa të tjerë. Por edhe pas masakrës së Don Boskos, Beqirajt vijuan vëzhgimin e kundërshtarit të Kasandër Nogës, që aktualisht ndodhet I arrestuar në Belgjikë, për vrasjen në tentativë ndaj Shtetasit Mikel Rakipllari alias erion Hasanbellit, vëllait të Geron Hasanbellit. Si ekzekutor në këtë ngjarje, dyshohet Kevin Zeneli.

Nga hetimi rezulton se në telefonin celular të Kasandër Nogës ka të dhëna me interes edhe për ngjarje të tjera të ndodhur në Shqipëri dhe për marrjen e këtyre të dhënave prokuroria i është drejtuar Belgjikës me letërporosi.

Pavarësisht këtyre ngjarjeve të rënda dhe zhvillimeve që po ndodhnin, vëllezërit Beqiraj vijuan punën dhe siguruan lëndë plasëse dinamit, nëse do t’iu nevojitej për vrasjen e Hasanbellit. Lëndën shpërthyese ja blenë të pandehurit, Idajet Hoxha, të cilin e kishin njohur përmes Pellumb Hoxhës. Lënda plasëse sipas prokurorisë ishte siguruar në një minierë në Bulqizë. Në tetor 2022, vëllezërit Beqiraj u mbajtën peng disa orë nga njerëzit e Aleksandër Lahos i njohur me nofkën Rrumi, të cilin po e vëzhgonin dhe bënin plan për ta vrarë. Pasi u liruan ata rrëfyen krime të rënda, për të cilat prokuroria e ka çuar çështjen dhe po vijon hetimet.

Gentian Beqiraj, i akuzuar për “mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve”, “sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve”. Indrit Beqiraj, i akuzuar për “mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve”, “sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve”. Pëllumb Hoxha, i akuzuar për “moskallëzim krimi”. Idajet Hoxha, i akuzuar për “mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve”.

gentian beqiraj klodiana lala alban skonja ilirjan feci kasandër noga

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet