LIVE UPDATES
Aktualitet

DETAJE nga dosja e SPAK/ Telefonat e koduar u bllokuan në doganë, "i forti" i Kukësit kërcënoi oficerin e Shërbimit Informativ

Në këtë përgjim të zbardhur nga Sky Ecc, jepen bisedat mes Ismail Zenelit dhe Bashkim Sadrisë, ku Zeneli i shpreh shqetësimet për bllokimin e tyre në doganë.

23 Nëntor 2023, 10:00 Nga r.ll
DETAJE nga dosja e SPAK/ Telefonat e koduar u bllokuan në doganë,
foto ilustruese

TIRANË- Nga dosja hetimore e SPAK për grupin e kokainës që u godit janë zbuluar detaje të reja nga aktiviteti kriminal i anëtarëve të këtij grupi. Në dosje jepen disa të dhëna për mënyrën se si transportoheshin telefonat e posaçëm të koduar në mënyrë që të zhvilloheshin bisedat sekrete midis tyre.

Në këtë përgjim të zbardhur nga Sky Ecc, jepen bisedat mes Ismail Zenelit dhe Bashkim Sadrisë, ku Zeneli i shpreh shqetësimet për bllokimin e tyre në doganë.

Në të njëjtat biseda, tregohet edhe mënyra se si i Bujar Gërmizi (Ajeti) nga Kukësi ndaj të cilit janë ngritur disa akuza, kërcënon një punonjës të Shërbimit Informativ.

Pjesë nga dosja e SPAK:

Me datë 09.09.2020, në orën 14:34:31, Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikon me CC4RE2 dhe i kërkon adresën e “Mulit” për ti dërguar telefonat që ka diskutuar me datë 06.09.2020. Konkretisht, shtetasi Ismail Zeneli dërgon mesazhet me këtë përmbajtje: “…A je mire…Am jep adresen e Mulit…Ti nis telat…Ose pja nis Bashkimit ne tiran… Po…Le se ja marre vet pra… Harrova…Ja nise bakes…Do tnis tre tel…Ore bakes Urimit…Do ja nis…Ok..”. Muli dyshohet të jetë shtetasi Flamur Hasan Sadria, i datëlindjes 18.01.1968, që është bashkëshorti i Lumnije Veli Sadria, motrës së Bujar Ajetit. Por, ndërkohë shtetasi Ismail Zeneli i nis telefonat tek vëllai i tij Bashkim Sadria, të cilit në mesazhe dyshohet që i referohet me emrin “Bakja”, pasi me datë 13.09.2020 në orën 11:39:32, shtetasi Ismail Zeneli i dërgon mesazhe Bujar Ajetit: “….Kta dy dit i merr bakja telat dhe ti sjell…Po…”.

Me datë 19.09.2020 në orën 12:09:51, Ismail Zeneli kontakton CC4RE2 dhe e njofton që aparatet telefonik të kriptuar me CHIPHR kanë mbërritur në Tiranë dhe janë në regjim doganor, bashkëlidhur i dërgon edhe fotografi të mandatit të dërgesës me postë ku marrës është Bashkim Sadria. Shtetasi Ismail Zeneli dërgon mesazhet: “…O mik si tkam nuk te kam than gjo se te prit ha sot ha neser per tel…I ka bllokue dogana mik…E per at pune…Smund te kam than gjo…Jan tel ne shipni o mik po i ka majt dogana…” Në orën 16:31:56, CC4RE2 komunikon me përdoruesin V40G80 duke i dërguar mesazh zanor dhe i tregon rreth një ngjarje që ka ndodhur këtë ditë, ku shtetasi Bujar Ajeti ka ndaluar funksionar të agjencive ligjzbatuese dhe i ka kërcënuar. Ai në mesazhe shkruan: “…Erdh ai Luani po pra, për kry të fëmijëve i thash ti qi fmi e ça ke do ta thej kapak e kreve i thash, robqir, e ke bo i dom i thash e di mirë ku e ke bo i thash po mos kujto se, jo unë kam letra për Amerikë tha, mi gëzosh ato letra thash deri atëherë ku i dihet thash……. .qe kon ai Luan E. i Shikut me to, atëherë gjasme kishte hap kofanon sikur po ishte tu i shit makinën me i hotel ai Luani mtrrtrr, me të i thash hë më ça bone u lodhe a mirë, aaa ça je tu bo i tash, hiç vlla ja kena kohë, po ti prej ka je më i them ktyne, mos prej Tirane, thash o Luan po çdeshe kshu motërq* ti, se kam për të ja u q* gratë thuj i ash, o ai u çu, o ti qi motrën tash mos e hap gojën hiç thash, s’lash gjo pa i thon robq* thash….”. V40G80 i kthen përgjigje me mesazh zanor në orën 16:34:11: “me kë ke, ke me Lulin, pate Lulin me vete ëë…?” Lidhur me këtë episod, veprimet e shtetasit Bujar Ajeti përshkruhen edhe nga shtetasi Nuredin Dumani në deklarimin e datës 17.10.2023.

Marrë nga Ballkan Web

bujar germizi ismail zeneli bashkim sadria

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet