LIVE UPDATES
Aktualitet

Planifikonin vrasjen e dy vëllezërve/ Zbardhen PËRGJIMET e grupit kriminal, punësuan një person për t’i ndjekur motrën

Porositës është Ismail Zeneli, thuhet në dosje, i cili më herët ka pasur emrin Luan Sadria dyshohet se porositi vrasjen e dy vëllezërve Albert e Edmond Nela.

23 Nëntor 2023, 09:35 Nga r.ll
Planifikonin vrasjen e dy vëllezërve/ Zbardhen PËRGJIMET e grupit
vellezerit nela

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e grupit kriminal, të goditur nga SPAK, ku në pranga deri më tani kanë rënë Erzen Breçani, Dedan Gjoni, Besmir Murati dhe Bujar Gërmizi (Ajeti).

Në dosjen hetimore të siguruar nga Klodiana Lala, tregohet se si po planifikohej edhe vrasja e dy vëllezërve shqiptarë, Albert e Edmond Nela, me banim në Britaninë e Madhe dhe tentativat për t’i vënë GPS makinës së motrës së tyre.

Porositës është Ismail Zeneli, thuhet në dosje, i cili më herët ka pasur emrin Luan Sadria dyshohet se porositi vrasjen e dy vëllezërve Albert e Edmond Nela.  Sakaq, në dosje thuhet se një person madje ishte punësuar për të përgjuar motrën e dy vëllezërve që ishin vënë në rreth për t’u eliminuar.

PËRGJIMET

Më datë 26.07.2020, në orën 07:50 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikon me përdoruesin Ç4RE2, i identifikuar si Bujar Ajeti. Shtetasi Ismail Zeneli i shkruan; Mik si t’kam, a je mirë? Më morën në tel të shtëpisë se nuk ka qenë mirë vëllai madh, Kujtimi dhe e kanë çue në spital. A për at dola për nja dy tre ditë. Jam rrugës dhe mrrijë nesër. Po deshe na organizo naj vend t’mshehtë me at shokun an e bojmë pak muhabet se nuk e di a mund rri shumë a jo. Shif po nuk qe i zanëm, na organizo edhe takona edhe bashkë rrijmë…

Më datë 27.07.2020, në orën 10:15 përdoruesi FE1BEB dërgon mesazhet’ Smë vin…Erdha. Po hajde hamë darkë. Ku je tani? Erdha….. Në orën 10:30 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikon me përdoruesin e CC4RE2, i identifikuar si Bujar Ajeti. Shteti Ismail Zeneli i dërgon mesazhe zanore; O mik, sa kam shku pak shpia dhe jam duke dal qetash nja 10 minuta te spitali. Se unë te spitali s’mund e shoh, por po dal të takoj do njerëz aty te spitali 5 minuta edhe po vij edhe takona ku të duash ti. O mik qetu në Sauk jam edhe unë, te ky Sanatoriumi po rri pak edhe po vij. Se di se ku është ky vendi po ndoshta e gjejmë, ta shofin tashi. O mik në Sauk jam te Sanatoriumi edhe po pyes kënd unë dhe po vij te restoranti. A po vjen e merrëm ti pra, se unë nuk di me ardh aty, po se pate bezdi hajde merrëm ti këtu para spitalit dhe shkojmë dhe rrimë bashkë. Se unë skam as ca me bo ktu” dhe në vazhdim të ditës Bujar Ajeti është larguar për Kukës dhe Ismail Zeneli dërgon mesazhet në orën 17:28. “Mik a ik mirë për Kukës. Flm që erdhe..Flm që erdhe…takona ndoshta prapë. Shyqyr që ke shku mirë. Diçka vallahin mik. Flm. Flasim.”.

Më datë 28.07.2020 në orën 19:01 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikon me përdoruesin e CC4RE2, i identifikuar si Bujar Ajeti. Shtetasi Ismail Zeneli i dërgon mesazh zanor: “Që t’u o mik gjithë ditën. S’kam kry asnjë lloj pune me atë se ai djali i dajës ka ik, paska ik në Greqi ai dhe skam bërë asnjë lëvizje për atë muhabetin tim. Të shof po mi dha të dhënat t’ja çoj me tekst atij shoku, po mi dha të dhënat e adresës. Edhe nesër këna i takim me do doktorë dhe mas nesër mos hamë ndonjë drekë se ndoshta vjen dhe Besi”. Besi ndërkohë dyshohet se i referohet shtetasit Besmir Murati, i cili në periudhën 24.07.2020 dero më 29 ka udhëtuar në Turqi.
Më datë 30.07.2020 në orën 19:50 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikon me përdoruesin e CC4RE2, i identifikuar si Bujar Ajeti. Shtetasi ISmail Zeneli shkruan; Pz hiq mik sa mrrina me Spanjë. Po mik se po ti nis me adresa të sakta se ai djali kishte ik për jashtë shteti. O mik, i them atij djalit të Kujtimit dhe ti ,arrë e të shkojë ai vetë andej. Masandaj ki ti boje të sakta ai ato shtëpitë të them edhe shko ti noj ditë me të. Po adresa e saktë, jam duke prit t’mi kalojë ky shoku im. Sa t’mi kalojë të them.

Më datë 31.07.2020 në orën 08.12 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikojnë me përdoruesin CC4RE2, i identifikuar si Bujar Ajeti. Shtetasi Ismail Zeneli i dërgon disa foto të sistemeve që përdorin agjencitë ligjzbatuese, konkretisht dy fotografi të rubrikës së hyrje-daljeve të sistemit TIMS për posedimin e dokumentit të udhëtimit, po ashtu i dërgon dhe një fotografi të sistemit E-gjoba ku evidentohe targa X dhe pronari i mjetit Albert Nela. Teksa dërgon këtë fotografi HFNERI në orën 08:12 shtetasi Ismail Zeneli shkruan që; i paska patur aty…motërq… Një e freskët..Shife e këtij muaj. Datën që kan hy”… “Korrik pra…Prit se ju ka bllokue sistemi…E të them adresat. Prit se ju ka bllokue sistemi. Ka morini kan lëviz. Motër qi*et. Edhe nga Luton…Me avion…Ok, mik…Mduket se po…eee..S’ka gjë…o mik se s’kanë ka shkojnë…ok o mik…E pashë mik e pashë…Po doshta a në Kosovë. O mik…. a ka dal anej a ka hy në këmbë..Them unë….them unë..O ka dal anej a ka hy në këmbë. Janë për t’ju q* robt o mik. Dhelpra jan….janë shumë tinzar.”. Ndërkohë që kanë dërguar këto mesazhe. Ka dërguar edhe foto që i kanë dërguar më parë duke nënvizuar detajet që tregonte me anë të mesazheve. Duhet theksuar se nga verifikimet në TIMS si dhe nga bisedat HFNERI, ky i fundit ka qenë në Shqipëri në periudhën 27.07.2020 deri më 30.07.2020 dhe fotografitë e sistemit TIMS të shpërndara në bisedën me ÇRE2 janë bërë pas datës 21.07.2020, pasi në fotografi pasqyrohet se dalja e fundit nga Shqipëria e poseduesit të dokumentit në fjalë ka qenë data 21.07.2020.

Më datë 05.08.2020, në orën 11:55 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikon me përdoruesin e Ç4RE2, i identifikuar si Bujar Ajeti. Shtetasi Ismail Zeneli i shkruan dhe i dërgon mesazhe zanore; Njateta. A je mirë? Qa po bën? Po mik ndor tanë asht. Fola me shokun tan, që hangrë drekë me të, jemi tash në pritje. Me shokun që ka ngrënë drekë dyshohet se i referohet përdoruesit të FE1BEB, përdorues me të cilin ka komunikuar me datë 27.07.2020, në orën 10:15, ditë kur CC4RE2 ka takuar HFNERI për drekë në zonën e Saukut, ka dërguar mesazhet; “S’më vin…Erdha…Po hajde hamë drekë. Ku je tani…erdha”. Pas kësaj dërgon në orën 11:59 disa mesazhe zanore njëra pas tjetrës me këto përmbajtje. Atij të voglit me ja hup by**ën o mik…njanit…cilit të vijë. Ky i vogli a kupton është bash si kryesori, tash të shofim. Kursëë, po mund ta kenë bo edhe këtë, kanë nejt në grep. Mos ta nijë more, cili të vijë, s’është duke mu rrujt k…fort, cili të vijë s’du me ja dit fare, cili të vijë, të dy njësoj janë. Veç ishalla kemi shans o mik dhe na vijnë në dorë shpejt o mik….a kupton…unë fola me atë shokun tënd…ishalla mos po bohen gjanat sa më shpejt, i thashë ti jap drejtim i thash…Pa merak o mik se merrna vetë unë me ta mos ta nijë. Veç ishalla janë të hajrit edhe na hec mbarë, mos ta nijë se njëlloj je, a kupton si unë si ti a kupton, pa merak se ja rregulloj unë gjanat krejt. Ok mik shife vetë pra, ok”.

Dyshohet se me fjalën i vogli, i referohet shtetasit Albert Bela, pasi ai është më i vogli nga vellezërit Nela. Ndërsa në mesazhin ku i tregon se ka folur me shokun e Ç4RE2, dyshohet se i referohet komunikimeve që ka patur me përdoruesit S7DEGI, të cilët HFNERI i ka dërguar të dhënat lidhur me transport për në Valencia nëpërmjt kompanisë hapagllojd. Më datë 06.08.2020 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur HENERI komunikon me përdoruesin CC4RE2, i cili nga kontektsti i bisedës lë të kuptohet që CC4RE2 ka shkruar i pari. HENERo e mkpfton se djali i Kujtimit ku shohet se njëri nga djemtë e vëllait të tij, Redon apo Klevis Sadria do i japë Ç4RE2 një adresë të cilën do e takohë drejtëpërdrejtë. HFNERi ka dërguar mesazhet; “Më fal se kisha lënë telin në makinë e isha te hangër. Ok mos asht të ardhë. Mik desha mja kalue djalit Kujtimit adresën por nuk mi kaloj ky shoku se smundet i nxjerri. Po se ja kaloj, ja kaloj. Unë direkt sa t’ma japin…Sa të kthehet ky shoku. Nuk kam dash mi ngatërru. Pa merak!

Më datë 19.08.2020 në orën 08:27 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikon me përdoruesin Ç4RE2, ku i dërgon një adresë që përputhet me adresën në gjendje civile të shtetasit Arben Nela, me atësi të panjohur dhe të lindur më datë 06.07.2002 në Mbetërinë e Bashkuar. HFNERI i ka dërguar Bujar Ajetit mesazhet me këtë përmbajtje: “Mjesi mik si t’kam a je mirë? Kjo asht adresa. Ruga Lodr Bajroni, pallati X. Ka një djalë 15 vjeç kjo motra. E ka emrin Arben dhe ja kanë vu mbienrim e këtyre rob*inve se asht e ndamë mund të jetoj edhe nana e vet aty. Në orën 1047 Ismaili i shkruan: Mirë mik si je ti? Motra vet jo..Aty e ka…Kurse prindrit e këtij e kanë vendvanimin në fshat. Në Novesej.”. Në bisedat e mësopërme është diskutuar rreth vendbanimit të shtetasve Albert dhe Edmond Nela, shtetases S.Nela. Shtetasi Arben Nela banon në rrugën “Lodr Bajron”.

Më datë 20.08.2020 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur HFNERi komunikon me përdoruesin CC4RE2 dhe i dërgon mesazhet; Mjesi mik si t’kam? A je mirë? Ky shoku ka fillue punë dhe mtha sa të hyjnë do të them direkt. Adresa që ta nisa asht shumë me rëndësi se 99% jeton dhe nana e tyre. Jeton aty me motrën e tyne. Do t’ja jap këto ditë të gjitha adresat që kanë në shpi. E ishalla me ndihmën e Zotit mbajmë punë…Aaaaa qa thue…A shumë mirë. I kanë njoh ata..Hajt ishalla me të lehta i kalon. Ok mik. Jo jo, smërzitem jo”. Shtetasi Ismail Zeneli i referohet bisedës së datës 19.08.2020 në orën 08:27 ku ka dërguar adresën e motrës dhe nipit të vëllezërve Nela. Dyshohet se shtetasi Ismail zeneli ka caktuar një person që të ruaj adresën e shtëpisë së tyre në Tiranë. Më datë 21.08.2020 Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikon me përdoruesin DFJGË, i paidentifikuar dhe i dërgon mesazhet; Rruga Lord Bajroni….A fjete? A fjete? Po mirë mirë, qa thotë Kuçi? Mirë ok hajt se shihna. Klm”. Më datë 06.09.2020 në orën 11:02 Ismail Zeneli duke përdorur HFNERi komunikon me përdoruesin e Ç4RE2, i identifikuar si Bujar Ajeti. Shtetasi Ismail Zeneli i shruan; Mik të kam marrë në tel….tjetër….po direkt..do ta nis se hala s’ma kan pru mue. E ta nis me DHL.”. Më datë 09.09.2020 Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikon me Ç4RE2. Konretisht shtetasi Ismail Zeneli dërgon mesazhet me këto përmbajtje’ A je mirë? Am jep adresën e Mulit…ti nis telat. Ose po ja nis Bashkimit në Tiranë. Po le se ja marrë vet pra. Harrova. Ja nis Bakes. Do t’nis tre telefona. Ore Bakes, Urimit.

Më datë 19.09.2020 në prë 12:09 Ismail Zeneli kontakton Ç4RE2 dhe i njofton se aparatet telefonike të kriptuara me CCHPHR kanë mbërritur në Tiranë dhe janë në regjim doganor, bashkëlidhur i dërgon dhe fotografi të mandatit ë dërgesës me postë ku marrë është Bashkim Sadria. Shtetasi Ismail Zeneli dërgon mesazhet; O mik si t’kam nuk të kam thanë gjo se të prit ha sot ha nesër për telefonat. I ka bllokue dogana mik. E për atë punë…s’mund të kam thënë gjo. Jan tel në shpin o mik po i ka dogana.”.

albert nela edmond nela

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale