LIVE UPDATES
Politike

Detaje nga Dosja / Biznesmeni i dha para nënës së Monika Kryemadhit për të paguar kreditë, në bankë kaluan 846 mijë euro

Mësohet se në dosjen hetimore të siguruar nga Dosja.al, del që çifti Meta-Kryemadhi kanë përdorur Fatime Kryemadhin për të fshehur pasuri dhe pastruar para.

22 Tetor 2024, 15:22 Nga I.A
Detaje nga Dosja / Biznesmeni i dha para nënës së Monika
Fatime Kryemadhi

TIRANË- Detaje nga vendimi i Gjykatës së Posaçme kundër kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë dalë. Mësohet se në dosjen hetimore të siguruar nga Dosja.al, del që çifti Meta-Kryemadhi kanë përdorur Fatime Kryemadhin për të fshehur pasuri dhe pastruar para.

Në dosje thuhet se gjatë viteve 2009-2010, kanë blerë një apartament dublex në ish Bllok me vlerë 645 mijë euro, kamufluar me një kredi 335 mijë euro. Ndërkohë që zbulohet se biznesmeni Gentjan Sula i ka dhënë 846,000 euro për të shlyer kreditë që ajo ka marrë. 

Pjesë nga Dosja:

Shtetësja Fatime Kryemadhi e ka financuar shlyerjen e kredisë që ka marrë prej 335.000 euro nga para të derdhura cash në vlerën 246.000 USD dhe para të tjera burimi i të cilave nuk është ai i cili është kompania “Agi Kons” e deklaruar nga Fatimja, dhe si rrjedhim dyshohet se janë para te fituara në mënyrë të paligjshme. Nga analiza financiare që iu bë të ardhurave dhe shpenzimeve, të pasqyruara në llogaritë bankare të Fatime Kryemadhit rezultoi se kjo shtetase, në vitin-2010, ka balancë negative në shumën 846,000 Euro.

Ne këto rrethana lidhja e kontratës me shtetasen Kozeta Fino nga ana e Fatime Kryemadhit, marrja prej saj e kredisë bankare, si dhe financimi me keto te ardhura i nje pjese te apartamentit të blerë nga Ilir Metaj e Monika Kryemadhi Nr. 3/64+1-9, ndërkohe që vetëe Fatimja në kete kohe ishte pensioniste, krijon dyshimin e arsyeshëm se është bëre me qëllim për të futur në sistemin bankar shuma monetare që burojnë nga veprimtari të paligjshme sikurse është dhe vepra penale e “Korrupsionit”. Me qëllim për të mos përdorur për blerjen e apartamenteve keto shuma parash me origjinë korruptive, eshtë perdorur si truk marrja fillimisht e dy kredive bankare, dhe mê pas shlyerja e kredive nëpërmjet depozitimit Cash pa burim të ligjshëm nga Fatime Kryemadhit, me deklarimin e burimeve te paqena sikurse ishte rasti i shtetasit Gentjan Sula me qellim shlyerjen e kredive, është arritur qe te futen në sistemin bankar një shume e pajustifikuar parash prej 846,000 Euro.

Ne deklarimet saj shtetasja Fatime Kryemadhi, e pyetur ne lidhje me tê ardhurat te cilat i ka perdorur per të blerë pasuri te paluajtshme, si dhe ato te perdorura per likujdimin e kredive qe ajo vete ka marrë, por edhe ato tê marra nga vajza Monika Kryemadhi dhe qẽ janë financuar nga Fatimja, deklaron se me ardhjen e demokracise kishte dhenè me qira nje pjesè te apartamentit 3+1 qe kishte te zona e Shallvareve, dhe nga qiraja përfitonte nje mije marka ne muaj. Kjo shume u pagua per gati dy vjet, por nuk kishte lidhur njê kontratë qiraje para noterit.

Bashkëshorti i saj, Ramazani, pas daljes nè pension ne vitin 1992, punoi si kambist ndërsa djali, Drini ka punuar si furxhi si dhe si DJ ne disko Albania. Ne vitin 1990, sipas deklarueses, ishin pajisur me leje ndertimi nga këshilli i fshatit Mëzes dhe kishin ndërtuar nje shtepi me sipërfaqe 100 m2 dhe truall 400 m2. Pas ndërtimit te shtepise ne Mëzes, Fatimja deklaroi se kishte dhënë me qira apartamentin qe kishte te Shallvaret, me qira mujore 500 USD për nje periudhe 2-3 vjeçare dhe per keté kishte lidhur edhe kontrate qiraje te Noteri. Me pas shtepine ia kishte dhëne me qira nje shoqerie greke per shumën një milione e gjysmë leke, dhe me te ardhurat e siguruara arriti te blente nga komshiu apartamentin e tij për vlerën 35 milion leke. Pasi i bashkoi te dy Sipas organit të akuzës përt këtë shumë parash, Fatime Kryemadhi eshte perpjekur qe ta justifikoje keto para me ta ardhura tê siguruara nga huaté, pasqyruar kjo në deklarata noteriale te paraqitur nga shtetas të ndryshëm, te cilet paraqiten si huadhënës, duke përfshira dhe personin nên hetim Ema Coku. Keto deklarata noteriale, jo vetem qẽ janë perpiluar pas pyetjes se shtetases Fatime Kryemadhi, por ne sistemin bankar nuk ka asnjë te dhënë për marrjen e shumave monetare, dhe as pür shlyerjen e tyre ndonëse ka kaluar një periudhe kohore prej 15 vjet nga ndodhja e fakteve.

monika kryemadhi ilir meta fatime kryemadhi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet