LIVE UPDATES
Aktualitet

Depozitimi i mbetjeve toksike në Durrës/ Banorët e zonës të shqetësuar, paralajmërojnë protesta: Na kanë sjellë helme! Të largohen mbetjet, ose të largohemi ne

Ata janë shprehur shumë të shqetësuar dhe kanë bërë me dije se do të dalin në protestë nesër, të dielën. Sipas tyre protesta do të jetë paqësore dhe nëse nuk marrin përgjigje do të zhvillojnë protesta të tjera para bashkisë së Durrësit.

16 Nëntor 2024, 16:27 Nga N.F
Depozitimi i mbetjeve toksike në Durrës/ Banorët e zonës
Banori

DURRËS- Pas mbërritjes së mbetjeve toksike në Portin e Durrësit pasi u refuzuan nga autoritetet Tajlandeze, këto 2100 ton mbetje janë depozituar në Durrës. Për shkak edhe të rrezikshmërisë së tyre pasi mbetjet dyshohet se janë toksike banorët e venddepozitimit kanë shprehur shqetësimin e tyre.

Ata janë shprehur shumë të shqetësuar dhe kanë bërë me dije se do të dalin në protestë nesër, të dielën. Sipas tyre protesta do të jetë paqësore dhe nëse nuk marrin përgjigje do të zhvillojnë protesta të tjera para bashkisë së Durrësit.

“Më të shqetësuar se jemi nuk ka ku shkon më. Këto janë lëndë të rrezikshme. Media ka raportuar për to, jo vetëm në Shqipëri por dhe jashtë. Po shikoni, këtu ka lëndë të rrezikshme gjithandej. Të dielën do të bëjmë një protestë paqësore dhe, nëse nuk marrim përgjigje, protesta tjetër do të jetë para bashkisë se nën juridiksionin e saj jemi" thanë banorët.

Më tej ata shtuan se ata u kompensuan këtu kur ui përmbyt toka tek liqeni i Fierzës ndërsa shtuan se kanë vite që po përballen me mbeturina. 

“Na kompensuan këtu kur na u përmbyt toka tek liqeni i Fierzës, dhe kemi vite duke u përballur me mbeturina. Tani na kanë sjellë edhe helmet. Ne do të dalim të kërkojmë që ose të largohen mbetjet, ose të largohemi ne”, thanë qytetarët.

Me shqetësimin qytetar për ndikimin e mbetjeve në mjedis dhe shëndetin e njerëzve, në zonë u shfaq edhe përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Jola Hysaj. Ajo u shpreh se nuk mund të lejojnë që në një qytet historik dhe turistik si Durrësi, ku rrezikshmëria e lëndëve është kaq e lartë, të vazhdojë kjo situatë.

“Pas meje ndodhet venddepozitimi. Mbetjet janë shumë pranë banesave dhe tokave ku kullosin kafshët. Qytetarët kanë të drejtë të ndihen të shqetësuar. Edhe ne që jetojmë në qytet jemi. Nuk mund të lejojmë që në një qytet historik dhe turistik si Durrësi, ku rrezikshmëria e lëndëve është kaq e lartë, të vazhdojë kjo situatë”, tha Jola Hysaj.

Edhe anëtarë të Këshillit Bashkiak të Durrësit kanë kërkuar transparencë nga Prokuroria, por sipas tyre ende nuk kanë marrë një përgjigje. Këshilltari i bashkisë, Jonuz Myshketa, tha se kjo situatë i prek të gjithë, ndaj dhe Bashkia nuk duhet të heshtë.

“Është shqetësim i gjithsecilit, po si përfaqësues të tyre, të zgjedhur me votë, kemi kërkuar të monitorojmë situatën dhe të jemi të pranishëm në marrjen e kampionëve, të sigurohemi që mbetjet të analizohen në laboratorë të pavarur për të kuptuar rrezikshmërinë reale. Heshtja e bashkisë është e pakuptimtë dhe po dëmton qytetarët”, tha Myshketa.

mbetjet toksike ne durres banoret paralajmerojne proteste

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet