LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dendias në Tiranë, konferencë me Xhaçkën: Kompromis për të çuar detin në Hagë. Ministrja: Të shfuqizohet ligji i luftës

• Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka ardhur sot në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare. Fillimisht ai zhvilloi një takim me homologen në Shqipëri, Olta Xhaçka, krah të cilës tha se kanë një kompromis për ta çuar çështjen e detit në Hagë. • Ai foli dhe për tensionet në Veri të Kosovës dhe u shpreh se duhet të ulen tensionet me Serbinë. Me Shqipërinë, Dendias tha se do të firmosin një marrëveshje për mbrojtjen e lumit Vjosa, në datat 22 dhe 23 dhjetor. • Vetë Xhaçka u shpreh se përveç çështjes së detit në Hagë kanë kërkuar zgjidhjet dhe për shfuqizimin e Ligjit të Luftës. • Dendias më pas do të jetë në një drekë pune me Kryeministrin Edi Rama. Vizita e Dendias në Tiranë i paraprin asaj të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, i cili ditën e nesërme do të vijë në Shqipëri pëe një vizitë zonat e minoritetit grek, konkretisht Himarën dhe Derviçanin.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Dendias nga Shqipëria: Greqia nuk e ka problem askënd që bashkëpunon me Turqinë, por me revizionizmin turk

Dendias në Tiranë, konferencë me Xhaçkën: Kompromis
Nikos Dendias

TIRANË-Shqipëria ka bërë një zgjedhje, të bëhet anëtare e Bashkimit Europian”, tha ministri i Jashtëm Nikos Dendias në një deklaratë për gazetarët pas përfundimit të vizitës së tij në Tiranë. Pas vizitës së tij në Shqipëri, ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, në një prononcim për mediat greke tha se Greqia nuk ka asnjë problem me shtetet që bashkëpunojnë me Turqinë, kur u pyet për bashkëpunimin e Tiranës me Ankaranë.

“Shqipëria të bëjë atë që është e kuptueshme, të vendoset në thelbin e fortë të familjes europiane. Dhe ne besojmë se është aty. Kjo nënkupton edhe një sërë parametrash. Këto parametra, të cilat duhet të vendosë pala shqiptare, duhet t’i shërbejnë narrativës së saj kryesore. Greqia nuk ka asnjë problem me Turqinë në vetvete, as nuk ka asnjë problem me bashkëpunimin me Turqinë. Megjithatë, kemi një problem të madh me revizionizmin turk, si me çdo revizionizëm. Rrjedhimisht, çdo parametër duhet që nga njëra anë t'i shërbejë idesë evropiane, nga ana tjetër të mos lejojë shfaqjen e revizionizmit në rajon,”- theksoi ai.

Dendias vuri në dukje se në takimet e tij në Tiranë patën mundësinë të analizojnë situatën në Ballkanin Perëndimor, problemet që ekzistojnë në veri të Kosovës, por edhe marrëdhëniet dypalëshe, mes Shqipërisë dhe Athinës zyrtare. Vizita e tij do të pasohet nga ajo e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, i cili do të vizitojë për herë të parë fshatrat me minoritete greke në jug të Shqipërisë. 

3 VITE ME PARE

Vizita në Tiranë, Dendias publikon foto nga dreka me Ramën: E kishte shtruar për nderin tim...

Dendias në Tiranë, konferencë me Xhaçkën: Kompromis
Nikos Dendias dhe Edi Rama

TIRANË- Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka postuar foto nga dreka që po konsumon me kryeministrin Edi Rama. Në profilin e tij në rrjetin social “Twitter”, kryediplomati Dendias ka nxjerrë një foto nga takimi me kryeministrin Edi Rama, ndërsa shkruan se ai u prit nga Rama në një drekë pune, teksa në qendër të bisedimeve të këtij takimi ishin pikërisht marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona.

"Në përfundim të vizitës sime në Tiranë, mora pjesë në një drekë të shtruar për nder tim nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Marrëdhëniet dypalëshe, perspektiva e Shqipërisë drejt BE-së dhe zhvillimet rajonale ishin në fokus të diskutimit,"- shkruan Dendias në postimin e tij.

POSTIMI I PLOTË:

3 VITE ME PARE

Xhaçka krah Dendias: Duam zgjidhje për shfuqizimin e Ligjit të Luftës

Dendias në Tiranë, konferencë me Xhaçkën: Kompromis
Olta Xhaçka

TIRANË- Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka deklaruar se duan zgjidhje për shfuqëzimin e ligjit të luftës. Gjatë konferencës së përbashkët me homologun grek Nikos Dendias, Xhaçka ka theksuar se me të ka biseduar për çështjen e detit si dhe marrëveshja për pensionet.

'Kemi mirëkuptim për të trajtuar dhe për të kërkuar zgjidhje për të gjitha çështjet, një nga ajo, ishte dhe marrëveshja me detit, të dyja palët kanë vullnetit për një kompromis për referimin e çështjet në Hagë, bashkëpunimi, si fusha sociale, kultura, janë ura për thellimin e bashkëpunimit. Produkt është edhe kërkesa jonë për negociimin dhe nënshkrimin për pensionet, nga i cili do të përfitojnë dhe shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Shqipëri, sa i përket situatës në rajon, por edhe më tej, Dendias vjen nga një tur rajonal, folëm për rajonin dhe Europën, dënojmë sulmin në Ukrainë, integrimi i Ballkanit perëndimor merr përparësi dhe përfshin dhe Kosovën. Greqia është mbështetesë për integrimin tonë dhe më lejo të të falenderoj, për këtë proces jetik,” tha Xhaçka.

3 VITE ME PARE

Dendias: Tensionet në Kosovë duhet të marrin fund, dialogu është e vetmja zgjidhje

Dendias në Tiranë, konferencë me Xhaçkën: Kompromis
Nikos Dendias

TIRANË- Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka komentuar tensionet në veri të Kosovës nga Tirana. Gjatë një deklarate për mediat së bashku me homologen shqiptare Olta Xhaçka, Dendias ka theksuar se tensionet duhet që të marrin fund dhe t'i lihen hapësirë dialogut. 

"Perspektiva e Ballkanit Perëndimor është sfidë që duhet ta përballojmë me sukses. Përshkallëzimi i çështjes në veri të Kosovës, duhet të jemi realist dhe më frytdhënës dhe të bëjmë lëvizjet e duhura. në takimet që kam pasur si në Prishtine dhe Beograd, kam nënvizuar rëndësinë e dialogut," tha Dendias.

3 VITE ME PARE

Dendias në Tiranë: Do firmosim marrëveshje për mbrojtjen e lumit Vjosa

Dendias në Tiranë, konferencë me Xhaçkën: Kompromis
Nikos Dendias

TIRANË- Ministri i jashtëm grek Nikos Dendias është shprehur se me Shqipërinë do të firmosë një marrëveshje për mbrojtjen e lumit Vjosa. Në një konferencë për mediat krah ministres së jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka, Dendias tha se shpallja do të bëhet në datat 22 dhe 23 dhjetor. 

"Gjithashtu folëm për minoritetet tona këtu dhe shqiptare tek ne. Ato janë ura e bashkëpunimit tonë. Madje, vizita e kryeministrit grek është ajo që do të kontribuojë në këtë aspekt. Diskutuam për mbrojtjen e mjedisit, sidomos për Lumin Vjosa dhe kemi rënë dakord për mbrojtjen e tij, shpallja do të bëhet në datat 22 dhe 23,"- tha Dendias. 

3 VITE ME PARE

Dendias në Tiranë: Çështja e detit në Hagë veprim i mirë, minoritetet janë urë lidhëse mes dy vendeve

Dendias në Tiranë, konferencë me Xhaçkën: Kompromis

TIRANË- Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka përsëritur nga Tirana se prespektiva evropiane e Shqipërisë është një rrugë kalimi drejt BE-së. Gjatë një deklarate për mediat me homolgen shqiptare Olta Xhaçka, Dendias ka theksuar se kompromisi që dy vendet bën për ta çuan çështjen e detit në Hagë është një vendim i mirë, ndërkohë që ka theksuar se në Kosovë duhen që të ulen tensionet me Serbinë. Po ashtu ai ka theksuar se dy vendet duhet që të bëjnë më shumë për mbrojtjen e mjedisit dhe veçanërisht në mbrojtjen e lumit Vjosa.  

“Është kënaqësi e madhe për mua të takoj sërish këtu pas vizitës suaj në Athinë. Ardhja ime këtu është hapi i fundit pas takimit tim me kolegun tonë. Qeveria greke tregon përparësi për fqinjësinë e Greqisë. Dua të jem i qartë se stabiliteti, prosperiteti, përbën kërkesën parësore. Perspektiva e Ballkanit Perëndimor është sfidë që duhet ta përballojmë me sukses. Përshkallëzimi i çështjes në veri të Kosovës, duhet të jemi realist dhe më frytdhënës dhe të bëjmë lëvizjet e duhura. në takimet që kam pasur si në Prishtine dhe Beograd, kam nënvizuar rëndësinë e dialogut. Takimi i sotëm është dhe në kuadër të kontakteve konstruktive. Diskutuam dhe në bazë të marrëveshjes që kemi pasur në parim për të kaluar në kompromis çështjen e detit në Hagë. Folëm dhe për rolin e minoritetin grek në Shqipëri apo dhe minoritet tuaj në Greqi. Këto ura përbëjnë një hallkë të çmuar. Vizita e kryeministrit është ajo që do kontribuojnë në këtë drejtim. Theksuam se duhet të thellohemi as më shumë në bashkëpunim për tregtinë dhe mjedisin, veçanërisht për lumin Vjosa. Kemi rënë dakord që në parim të bëjmë një program për mbrojtjen e tij në datat 23. Është shembull konkret që mund të krijojë ndërgjegje. Sulmi në Ukrainë është një problem i madh për çështjen e energjisë. Jemi të përgatitur, që të ofrojmë çdo gjë që ju mendoni se është rruga e duhur. Perspektiva evropiane e Shqipërisë është me një rrugë kalimi drejt BE”, tha Dendias.

nikos dendias nikos dendias ne tirane

Sondazh

Poll

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi