LIVE UPDATES
Aktualitet

DASH publikon raportin për lirinë fetare: Ja disa nga problemet që hasen në Shqipëri, problem pronat e marra nga komunizmi dhe... Dëshmitarët e Jehovait

Raporti përmban kapituj të veçantë për gjendjen e lirisë së besimit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

16 Maj 2023, 17:36 Nga k.m.
DASH publikon raportin për lirinë fetare: Ja disa nga problemet
Foto ilustruese

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi të martën raportin vjetor për gjendjen e lirisë fetare në botë gjatë vitit 2022. Në parathënien e raportit, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vë në dukje se ndërsa vazhdojnë kufizime domethënëse nga qeveritë në mbarë botën ndaj praktikave fetare, njerëzit vazhdojnë të emigrojnë drejt Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera demokratike në kërkim të lirisë së besimit. Raporti përmban kapituj të veçantë për gjendjen e lirisë së besimit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

SHQIPËRI

Në pjesën për Shqipërinë, raporti vë në dukje se qeveria shqiptare ka në fuqi marrëveshje me pesë komunitete fetare, nëpërmjet të cilave i njeh këto grupe si komunitetet kryesore të besimit në vend dhe trajton brenda këtij kuadri çështjet e rikthimit të pronave dhe çështje të tjera. Qeveria shqiptare megjithatë ndihmon financiarisht vetëm katër prej tyre. Raporti përmend se në gusht Dëshmitarët e Jehovait ngritën një padi gjyqësore për shkak se qeveria shqiptare nuk i ishte përgjigjur kërkesës për arritjen e një marrëveshjeje të ngjashme si me pesë komunitetet e tjera të besimit.

Të pesë komunitetet fetare që kanë marrëveshje me qeverinë shqiptare raportuan probleme me procesin e rikthimit të pronave, ndërsa agjencia përkatëse shtetërore përmend kufizimet për shkak të zënies së territorit nga ndërtime të ligjshme dhe të paligjshme, si dhe hapësirat e pakta të disponueshme.

Në tërësi, komunitetet fetare në Shqipëri i përshkruajnë si pozitive marrëdhëniet mes besimeve, megjithëse Dëshmitarët e Jehovait thonë se vazhdon raportimi nën një dritë negative nga disa media në vend, dhe se katër padi të ngritura ndaj këtyre mediave për shpifje që në vitin pararendës vazhdonin të ishin në proces gjyqësor.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë vazhdoi t’u bëjë thirrje zyrtarëve të qeverisë shqiptare që të përshpejtojnë procesin e rikthimit të pronave dhe objekteve të tjera të konfiskuara gjatë epokës komuniste. Ambasada vazhdon të mbështesë programet për të rinjtë, për nxitjen e gjithëpërfshirjes dhe fuqizimin e rolit të grave në komunitetet fetare.

KOSOVË

Megjithëse kushtetuta e vendit ndalon diskriminimin fetar dhe garanton lirinë e besimit, legjislacioni i vendit nuk ofron mundësinë për grupet fetare që të fitojnë status ligjor. Policia i ndaloi Kishës Ortodokse Serbe mbajtjen e liturgjisë në një kishë të kontestuar dhe në disa shkolla të vendit vazhdoi zbatimi i një udhëzimi të qeverisë për ndalimin e veshjeve fetare, duke ua ndaluar kështu qasjen në mësimdhënie nxënëseve që mbajnë hixhab. Pati raportime për diskriminim edhe në vende publike apo në mjediset e punës ndaj grave myslimane që mbajnë veshje fetare.

Qeveria e Kosovës vazhdon të mos zbatojë një vendim të gjykatës të vitit 2016 për njohjen e pronësisë së Kishës Ortodokse Serbe të zonës përreth Manastirit të Deçanit, ndërsa Kisha Protestante Evangjeliste e Kosovës, Dëshmitarët e Jehovait dhe grupe të tjera thanë se mungesa e mbështetjes institucionale për varreza të dedikuara ua mohoi të drejtën e varrimit sipas besimit të tyre.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë vazhdon ta inkurajojë qeverinë e Kosovës që të hartojë legjislacionin që do t’u mundësojë grupeve fetare marrjen e statusit ligjor, që do të krijonte mekanizmat për të mbrojtur lirinë e besimit dhe do të zgjidhte mosmarrëveshjet për pronësinë. Në një prej takimeve ndërfetare të ambasadës amerikane, për herë të parë u përfshinë drejtues të tarikateve, bektashinjve dhe të tjerë.

MAQEDONI E VERIUT

Megjithëse kuadri kushtetues dhe ligjor i vendit garanton barazi përpara ligjit për të gjithë individët pavarësisht besimeve të tyre fetare, pesë grupe fetare të krishtera, myslimane dhe hebraike përcaktohen si përfitues automatikisht nga përjashtimi për taksat dhe detyrime të tjera. Një grup pune i krijuar nga qeveria maqedonase në vitin 2021 vazhdoi të shqyrtojë amendamente ligjore për t’u mundësuar kishave dhe xhamive individuale marrjen e statusit si entitete ligjore. Qeveria maqedonase dhe Komuniteti i Bektashinjve të Tetovës vazhduan të kenë dallime për sa i përket regjistrimit të këtij grupi fetar. Ky komunitet nuk e riparaqiti kërkesën e tij për regjistrim të vitit 2000, për shkak të shqetësimeve se mund të shtrëngohej ta ndryshonte emrin e tij, duke rrezikuar kështu për rrjedhojë edhe vazhdimësinë e këtij komuniteti, që ka vazhduar të raportojë përndjekje nga qeveria, nga vetë anëtarët e Komunitetit Fetar të Bektashinjve të regjistruar me qeverinë maqedonase, dhe të tjerë.

Grupet e krishtera dhe myslimane thonë se procesi i rikthimit të pronave vazhdon të jetë i ngadaltë dhe jo i plotë. Megjithëse u punua nga qeveria për të zgjidhur disa nga problematikat e akreditimit të shkollave të mesme fetare të drejtuara nga Komuniteti Fetar Mysliman i Maqedonisë së Veriut, çështja nuk u zgjidh, duke ua ndaluar kështu nxënësve regjistrimin në universitetet laike të vendit.

Njohja nëpërmjet kanonizimit nga Partiarku Ekumenik i Kishës Ortodokse të Lindjes, i dha fund një periudhe të gjatë mosnjohjeje të Kishës Ortodokse të vendit, duke i çelur kështu edhe rrugën drejt arritjes së autoqefalisë.

Ambasada amerikane vazhdon të theksojë rëndësinë e dialogut ndërfetar dhe mban kontakte të rregullta me përfaqësuesit e qeverisë dhe drejtuesit e komuniteteve fetare për të diskutuar çështjet e lirisë së besimit, përfshirë edhe perceptimin për një favorizim nga qeveria maqedonase të disa grupeve të caktuara fetare, apo mënyrën e trajtimit e grupeve më të vogla fetare nga komunitetet kryesore në vend./VOA

raporti i dash per lirite fetare

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet