LIVE UPDATES
Aktualitet

Daily Mail “nxin” qeverinë për amnistinë fiskale: Po pastrohen paratë e krimit, mbyllin sytë për kriminelët. I hetojnë vetëm kur kërkohet nga jashtë

Kjo pasi sipas ligjeve që u mundësojnë atyre të fshehin qindra miliona para të përfituara nga aktivitete kriminale në investime pronash.

24 Dhjetor 2022, 11:12 Nga k.m.
Daily Mail “nxin” qeverinë për amnistinë fiskale: Po
Foto ilustruese

TIRANË- Media britanike “Daily Mail” ka ngritur alarmin lidhur me projektin e qeverisë për amnistinë fiskale në vendin tonë. Madje me tone të ashpra ka paralajmëruar se Shqipëria do të bëhet një “parajsë për pastrimin e parave” për bosët e drogës me bazë në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo pasi sipas ligjeve që u mundësojnë atyre të fshehin qindra miliona para të përfituara nga aktivitete kriminale në investime pronash. Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) – FBI e Britanisë – ka paralajmëruar se sasia e parave kriminale që largohen nga Britania e Madhe është rritur ‘në mënyrë eksponenciale’ gjatë katër ose pesë viteve të fundit, e nxitur nga bandat shqiptare të drogës që dërgojnë para në shtëpitë e tyre.

ARTIKULLI I PLOTË:

Shqipëria do të bëhet një 'parajsë e pastrimit të parave' për bosët e drogës me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, sipas ligjeve që u mundësojnë atyre të fshehin qindra miliona para kriminale në perandoritë e pronave. Qeveria e vendit po prezanton një 'amnisti fiskale dhe kriminale', duke i lejuar këdo që të deklarojë pasuri deri në dy milionë euro pa pasur nevojë të zbulojë origjinën e parave të gatshme. Ajo vjen pasi një hetim i Daily Mail zbuloi se baronët e drogës që operonin në Britani kanë pastruar shuma të mëdha në vila luksoze, banesa, toka bujqësore, palestra, bare dhe madje edhe një pikë karburanti në Shqipëri. Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) – FBI e Britanisë – ka paralajmëruar se sasia e parave që largohen nga Britania e Madhe është rritur 'në mënyrë eksponenciale' gjatë katër ose pesë viteve të fundit, pasi bandat shqiptare të drogës duket se po dërgojnë para në shtëpi.

Një anëtari shqiptar i një bande kokaine që pastronte 10 milionë paund cash, së fundmi i është konfiskuar një vilë, tre apartamente, dy garazhe dhe 20 hektarë tokë në vendlindje. Paratë e pista besohet se kanë nxitur një bum ndërtimesh në Shqipëri, me vlerën e lejeve të ndërtimit të pronave në kryeqytetin Tiranë, duke u rritur nga 112 milionë paund në tremujorin e parë të 2021 në 206 milionë paund në të njëjtën periudhë të këtij viti.

Bandat e krimit të organizuar dyshohen se kanë përdorur një sërë metodash për të transportuar paratë kriminale përtej kufijve, duke përfshirë përdorimin e agjencive të udhëtimit si mënyrë për trafikun e parave, fshehjen e dhjetëra mijëra paundeve në pjesën e pasme të televizorëve ose futjen e kartëmonedhave në rrotat e kamionëve. Familjet përdoren si "mushka parash", marrin rastin e një çifti të martuarish, që me një foshnjë nëntë muajshe kontrabandonin 100,000 £. Paratë e gatshme u gjetën të fshehura nën kroskotin e Audi të shqiptarit Vladimir Cahani në kufirin në Folkestone. Cahani u dënua me katër vjet burg në shtator 2016.

Baroni i drogës Fatos Hamzaraj, i cili drejtonte një bandë kokaine prej 6 milionë paundësh në Britaninë e Madhe, u burgos për 12 vjet në vitin 2012. Zyrtarët shqiptarë të përfshirë në hetimin e pastrimit të parave thanë se autoritetet kombëtare konfiskuan asetet vetëm kur dikush ndiqet penalisht jashtë shtetit, por bë një 'sy qorr' për të tjerët.

Njëri tha: Djemtë largohen nga fshati pa asgjë për të shkuar në Angli dhe pesë vjet më vonë ata kthehen duke ngarë një Range Rover dhe duke blerë një vilë, por autoritetet nuk pyesin "si i siguruay paratë?" Po bëhemi parajsë për pastruesit e parave'. Një zyrtar i tha Mail se aftësia për të lëvizur para nga Britania ishte një arsye kryesore që shumë kriminelë vepronin në Angli. 

NCA tha se bandat shqiptare të drogës kishin çuar në një rritje të parave kriminale që largoheshin nga vendi. Menaxheri i inteligjencës NCA, Steve Brocklesby tha: Objektivi i tyre kryesor kur fitojnë para është t'i nxjerrin ato nga vendi sa më shpejt që të jetë e mundur, kështu që ata i kontrabandojnë nga MB në Shqipëri në çfarëdo forme.

nca amnistia fiskale

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet