Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Nga 1532 testime të kryera 24 orët e fundit janë shënuar 446 raste të reja, ndërsa në të gjithë vendin kemi 3,119 pacientë aktivë me COVID-19.
TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Nga 1532 testime të kryera 24 orët e fundit janë shënuar 446 raste të reja, ndërsa në të gjithë vendin kemi 3,119 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë.
Njoftimi i MSH:
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1532 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 446 qytetarë, në këto bashki: 151 në Tiranë, 22 në Lushnje, 21 në Vlorë, 19 në Durrës, 18 në Fier, 16 në Shkodër, 15 në Gjirokastër, 12 në Berat, nga 11 qytetarë në Kamëz, Sarandë, 10 në Pogradec, nga 9 qytetarë në Krujë, Korçë, Devoll, nga 8 qytetarë në Kurbin, Skrapar, Elbasan, 7 në Tepelenë, nga 6 qytetarë në Lezhë, Kavajë, Divjakë, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Vorë, Kolonjë, Belsh, 4 në Kuçovë, nga 3 qytetarë në Rrogozhinë, Dibër, Himarë, Përmet, Memaliaj, Maliq, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Tropojë, Mirditë, Bulqizë, Mallakastër, Peqin, Gramsh, nga 1 qytetar në Pukë, Fushë Arrëz, Has, Shijak, Mat, Roskovec, Patos, Selenicë. Janë 3,119 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2: Janë shëruar 549 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 321,170 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (30 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 446
Të shëruar në 24 orë 549
Të shtruar në spitale 15
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1532
Testime totale 1,961,001
Raste pozitive 327,871
Raste të shëruara 321,170
Raste Aktive 3,119
Humbje jete 3,582
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1,465
Fier 335
Elbasan 214
Shkodër 207
Korçë 207
Durrës 205
Vlorë 156
Gjirokastër 118
Berat 95
Lezhë 55
Dibër 51
Kukës 11
Tezja e vëllezërve Maskurti TIRANË- Tezja e vëllezërve Maskurti tregon për mediat se nuk ishte në dijeni të konflik...
Dritan dhe Nora Muskurti TIRANË- Sot Tirana u trondit nga krimi i rëndë brenda familjes ku Arsen Muskurti qëlloi për vdekje vë...
Bledi Çuçi TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka përgëzuar Policinë e Shtetit për arrestimi...
Foto ilustruese ITALI- Rreth një javë më parë bëri buji një artikull i publikuar nga media britanike The Telegraph në li...
Arsen Muskurti dhe Albin Kurti TIRANË- Arsen Muskurti ose i njohur ndryshe me si Hamza Muskurti vrau mesditën e sotme vëllain Dritan Muskurt...
Arsen Muskurti TIRANË- Arsen (Hamza) Muskurti është vënë në pranga pak orë pasi vrau të vëllanë Dritan Mu...
Arsen Muskurti TIRANË- Forcat RENEA janë vënë në kërkim të Arsen Muskurtit, i cili vrau të vëllanë e kuna...
Arsen (Hamza) Muskurti, TIRANË- Arsen (Hamza) Muskurti, personi që ka ekzekutuar me armë zjarri të vëllanë e kunatën k&e...
policia italiane ITALI- Karabinierët e stacionit kryesor të Pescara -s, mbrëmjen e djeshme vonë u kujdesën për nj&e...
Arsen Muskurti TIRANË- Krimi i dyfishtë në Tiranë e ka zanafillën tek një agjenci udhëtimesh. “Noor Travel” ...