25 Shtator 2022, 17:51
Nga I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Nga 389 testime të kryera 24 orët e fundit janë shënuar 23 raste të reja, ndërsa në të gjithë vendin kemi 594 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë.
Njoftimi i MSH-s:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 389 testime, 23 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 55 të shëruar në 24 orët e fundit. 25 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 389 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 23 qytetarë, në këto bashki: 10 në Tiranë, 3 në Fier, nga 2 qytetarë në Durrës, Mat, nga 1 qytetarë në Lushnje, Mallakastër, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë. Janë 594 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 55 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,647 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (25 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 23
Të shëruar në 24 orë 55
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 389
Testime totale 1,978,622
Raste pozitive 330,830
Raste të shëruara 326,647
Raste Aktive 594
Humbje jete 3,589
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 284
Elbasan 67
Fier 55
Shkodër 53
Vlorë 32
Durrës 31
Lezhë 19
Dibër 21
Korçë 11
Berat 10
Gjirokastër 11
Kukës 0
covid ne vend bilanci i covid ne shqiperi
Aktualitet
25 Shtator 2022, 17:43
F.M
Foto Ilustruese
TIRANË- Një magazinë me rroba ka marrë flakë dhe është djegur këtë mesditë. Në njoft...
Aktualitet
25 Shtator 2022, 17:41
F.M
Vajza në Durrës
DURRËS- Statujat gjysmake që kanë mbetur në shëtitoren "Taulantia" të Durrësit, të kë...
Aktualitet
25 Shtator 2022, 17:32
F.M
Deizi Arapi
BILISHT- Deizi Arapi, vajza nga Bilishti që iu dogj makina për herë të dytë ka bërë një reagim në...
Aktualitet
25 Shtator 2022, 16:38
F.M
Ambulanca
BERAT- Një 68-vjeçar i identifkuar si Syrja Hoxha ka humbur jetën në Berat. Mësohet se burri në fjalë ka dal...
Aktualitet
25 Shtator 2022, 16:23
F.M
Foto Ilustruese
PËRMET- N. K., rreth 65 vjeç, banues në Përmet është gjetur i mbytur në shtratin e lumit Vjo...
Aktualitet
25 Shtator 2022, 16:20
F.M
Fatmir Ara
ITALI- Policia italiane arrestoi 43-vjeçaren Barbara Ghena dhe 29-vjeçarin Andrea Fagnoni si bashkëpunëtor në vrasj...
Aktualitet
25 Shtator 2022, 15:54
F.M
Liz Truss
BRITANI E MADHE- Kryeministrja e sapo zgjedhur në Britaninë e Madhe pritet të rishikojë rregullat për pranimin e emigra...
Aktualitet
25 Shtator 2022, 14:40
F.M
Guayaquil, Ecuador
BRITANI E MADHE- Çdo ditë nga ora 17:00 deri në 21:00, fëmijët deri në 10 vjeç mblidhen në f...
Aktualitet
25 Shtator 2022, 14:34
A.B
Parate e sekuestruara
VLORË- Alfred Bazini është arrestuar nga policia pasi është kapur me para të padeklaruara dhe me ver&eu...
Aktualitet
25 Shtator 2022, 14:14
A.B
Emiljano Shullazi dhe Gilmano Dani
TIRANË- Një nga anëtarët e grupit të Emiljano Shullazit, Gilmando Dani, i dënuar me 1...