LIVE UPDATES
Aktualitet

Cila e majtë na përfaqëson kur rreziku është i përbashkët?

Hapësirë e majtë për mua në Shqipëri është një kompleks oazesh – tani më të zgjeruara – me nuanca të ndryshme që zhvillon një debat pothuajse ekzistencial po asnjëherë ama me forcë të plotë në publik (më poshtë pak më shumë për këtë debat).

16 Nëntor 2025, 21:24 Nga Kristi Pinderi

Cila e majtë na përfaqëson kur rreziku është i

Debati rreth ligjit për barazinë gjinore ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të kuptuar dinamikën që shfaq disa kundërshti themelore brenda së majtës në Shqipëri. Kur them e majta, e përjashtoj këtu në mënyrë kategorike Partinë Socialiste, si një parti thelbësisht totalitare në organizim, të korruptuar në praktikë e neoliberale në diskurs publik.

Hapësirë e majtë për mua në Shqipëri është një kompleks oazesh – tani më të zgjeruara – me nuanca të ndryshme që zhvillon një debat pothuajse ekzistencial po asnjëherë ama me forcë të plotë në publik (më poshtë pak më shumë për këtë debat).

Ligji për barazinë gjinore përmban disa koncepte të rëndësishme teorike, mes tyre idenë e gjinisë si konstrukt social dhe, tek pjesa e lidhur me parimet e mosdiskriminimit, edhe konceptin e ndërthurrshmërisë (intersectionality), i përkthyer në shqip si përkatësi e shumëfishtë.

Unë do të përdor fjalën “ndërthurshmëri”. Me atë kuptoj që ndërthurshmëri të caktuara në jetën tonë, për shembull ndërthurja e gjinisë me statusin social, apo ndërthurja e orientimit seksual me përkatësinë familjare, etj. prodhojnë, në varësi edhe të kontekstit historik dhe gjeografik, situata unikë që sjellin ose privilegj ose diskriminim.

Çfarë është ndërthurshmëria

Termi është propozuar nga Kimberle Crenshaw që në vitin 1989 – megjithëse unë gjatë studimeve të mia e kam hasur që në vitet ’70 mes grupimeve feministe dhe queer me ngjyrë në SHBA.

Autorja e propozoi si një term ligjor në një çështje që përfshinte punëtoret gra me ngjyrë në fabrika. Diskriminimi që ato përjetonin nuk ishte vetëm për shkak të racës (fabrika, p.sh., kundërargumentonte se plot burra me ngjyrë nuk ankoheshin për diskriminim), por edhe për shkak të gjinisë. Pikprerja mes gjinisë dhe racës në rastin e tyre ishte një udhëkryq unik që prodhonte diskriminimin. Krijimi i termit shërbeu si një mjet ligjor për të adresuar problemin, sipas parimit postmodernist që përmes gjuhës prodhojmë realitete.

Që atëherë ndërthurshmëria është shndërruar në një metodë analitike, përmes së cilës ne kuptojmë se shtypjet e ndryshme si racizmi, seksizmi, homofobia, klasizmi, etj. – funksionojnë jo veçmas, por të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Studiues të ndryshëm e kanë konceptualizuar atë ndryshe; për shembull Patricia Hill Collins flet për sisteme të ndërthurrura shtypjeje që krijojnë atë që ajo e quan “matrica e dominimit”.

Pra, ideja kryesore është se format e shtypjes nuk ndodhin të veçuara; ato ndërthuren dhe ndikojnë njëra-tjetrën.

Kjo qasje teorike por edhe praktike ka edhe një natyrë historike, sepse ajo nuk ka ardhur kështu në zbrazëti. Debati për të, sidomos brenda qarqeve feministe, ndodhi në një moment kur sidomos feministet me ngjyrë e kishin të pamundur të përcaktonin se cila kategori fikse e identitetit të tyre kishte peshë më të madhe: gjinia apo raca. Angela Harris e përkufizonte esencializmin si “ideja sipas të cilës përvoja e grave është unike, e vetme dhe ‘thelbësore’, dhe mund të përshkruhet e shkëputur nga raca, klasa, orientimi seksual dhe realitete të tjera të përvojës.”

Ndërthurshmëria nga ana tjetër, sidomos me natyrën fluide të vet, ishte një alternativë ndaj këtij esencializimi të njerëzve rreth vetëm një kategorie primare.

Ndërthurshmëria u shndërrua në një pikë kthese në mënyrën se si shiheshin sfidat shoqërore: jo më si çështje të izoluara, dhe as të lidhura vetëm me kategori të vetme thelbësore si gjinia, raca, seksualiteti apo klasa, siç do të pretendonte mendimi esencialist.

Si e shikojnë të majtët marksistë ndërthurshmërine

Mirëpo nga këndvështrimi i së majtës marksiste, ndërthurshmëria shihet si një devijim nga parimi i tyre themelor: që format e shtypjes burojnë nga kapitalizmi dhe marrëdhëniet kontradiktore klasore. Sipas tyre, qasja ndërsektoriale fokusohet shumë më tepër se ç’duhet te përvojat vetjake, kultura, identitetet dhe gjuha – dhe kështu e shkëput analizën nga kushtet materiale dhe ekonomike që, nga pikëpamja marksiste, janë ato që prodhojnë vetë shtypjen.

Për më tepër, marksistët argumentojnë se ndërthurshmëria është produkt kulturor i një shtrese të mesme akademike që, paralelisht me ngritjen e neoliberalizmit në vitet ’70 e ’80, filloi t’i jepte më shumë peshë “the lived experience” dhe autoritetit moral që i jep individit përvoja subjektive (psh, unë dhe jo analiza që ti si i majtë bën, e di më mirë jetën time se e jetoj atë), duke e zhvendosur vëmendjen nga analiza e pushtetit ekonomik dhe raportet e prodhimit.

Nga këndvështrimi i marksistëve bashkëkohorë, ndërthurshmëria dhe “the lived experience” janë pjesë e një logjike më të gjerë të politikave identitare. Sipas tyre, politikat identitare e kombinojnë esencializmin e identitetit me një fokus të tepruar tek përvoja vetjake: të qenit pjesë e një identiteti të caktuar i jep individit një lloj monopoli mbi të vërtetën e (vet) atij identiteti dhe mbi shtypjen.

Me pak fjalë kjo pjesë e së majtës e kritikon idenë se “përvoja e jetuar” paraqitet si çelësi i autenticitetit dhe kuptimit shoqëror, duke zëvendësuar analizën strukturore me botëkuptim individual. Sipas tyre, natyra strukturore e shtypjes dhe nëpërkëmbjes së njerëzve nuk mund të kuptohet dot vetëm nga perspektiva e përvojës individuale.

Kështu, ndërthurshmëria shihet me dyshim nga këta të majtë, shihet për më tepër si pjesë e mendimit postmodern, ku realiteti lexohet përmes diskursit, interpretimit subjektiv ndërsa kapitalizmi – që për marksistët mbetet burimi kryesor i çdo shtypjeje – del në plan të dytë.

Të kuptuarit e këtyre dallimeve ka rëndësi sepse mes gjithë oazeve të së majtës në Shqipëri, Lëvizja Bashkë është ajo që përfaqësohet realisht në Kuvend – pra e vetmja që ka mundësi të prodhojë debat, të artikulojë qëndrime, dhe të përfaqësojë të gjitha ngjyrat e atyre që i dhanë votën për t’i pasur pikërisht atje.

Mirëpo ata që i dhanë votën, janë të ndryshëm dhe përbëjnë një bazë heterogjene që kërkon të përfaqësohet pa diskriminim.

Këto ditë më ka inkurajuar mënyra se si disa individë brenda Lëvizjes Bashkë kanë ngritur zërin kundër një paniku kolektiv të prodhuar dhe të instrumentalizuar nga faktorë të ekstremit të djathtë – faktorë që janë ose produkt i drejtpërdrejtë i Sali Berishës që vazhdon të jetë një person non grata edhe për administratën aktuale dhe një pjese të PD-së, ose një grupim në dukje fetaro-kulturor që e përdor PD-në dhe Saliun si mjet për të organizuar një fushatë sistematike kryqëzimi kundër çdo individi LGBT dhe kundër vetë lëvizjes për të drejtat e tyre, duke marrë kështu përmes kesaj beteje një pushtet politik që asnjë fe nuk e ka patur në Shqipëri.

Dhe më ka bërë përshtypje (edhe pse e kuptoj pse ndodh) që argumenti kryesor i partisë së vetme të majtë në Shqipëri ka qenë: “familjen shqiptare e kërcënojnë plot rreziqe – të gjitha ekonomike dhe strukturore – dhe asnjë prej tyre nuk vjen nga LGBT.”

Në këtë analizë ka një pikëtakim të qartë me komunitetin queer/LGBT në Shqipëri, që e mendon njësoj.

Por ky mur rezistence është shumë i ulët nëse nuk shoqërohet edhe me një mbështetje të hapur, të qartë dhe të paekuivokë për vetë komunitetin LGBT – pjesëtarët e të cilit, pavarësisht pasurisë, gjeografisë, prejardhjes familjare apo bindjeve politike, sot gjenden të gjithë në shënjestrën e së njëjtës pushkë, jo për shkak të klasës apo shtypjes a privilegjit të tyre (të paktën jo vetëm), por tani në këtë çast për shkak të identitetit të tyre.

Unë nuk po them se identiteti LGBT mund të përshkruajë dhe analizojë i vetëm pabarazitë shoqërore në Shqipëri.

Po them këtë: në këtë moment, partia e vetme e majtë në Shqipëri – e ardhur edhe përmes votave dhe falë punës dhe sakrificës së anëtarëve të saj LGBT që shpesh nuk munden të thonë hapur kë duan as brenda Lëvizjes Bashkë ku militojnë – ka një detyrim moral, politik dhe historik po të doni: mbështetjen publike ta ofrojë të qartë, të prerë. Kjo mbështetje nuk vjen duke thënë vetëm se rreziqet ndaj familjes janë ekonomike. Vjen edhe duke dalë hapur në mbrojtje të komunitetit LGBT.

Fakti që deputeti i vetëm i majtë në Kuvend jo vetëm që nuk votoi por as nuk mori pjesë në debatin per ligjin për barazinë gjinore ishte një hap i parë i pasigurt drejt një krijimit të një rreziku real: minimit të solidaritetit mes votuesve që është themeli i çdo përpjekjeje për organizim dhe drejtësi kolektive.

Por solidariteti nuk është vetëm teori. Do të thotë edhe këtë: ditën kur të gjithë më sulmojnë për atë që jam – jo për atë që mendoj – ti që pretendon të më kesh në  krahë në betejat e së ardhmes, duhet të jesh krah meje sot, në betejën time për jetë dhe dinjitet.

Në këtë kontekst, qoftë ndërthurshmëria, qoftë analiza klasore, na kujton një të vërtetë të thjeshtë: format e shtypjes nuk na godasin të ndarë dhe as bazuar në vijat apo nuancat teorike që ne adoptojmë për të kuptuar botën.  Forcat që po ushqejnë dhe instrumentalizojnë panikun e këtyre ditëve nuk bëjnë dallime mes nesh, për ta jemi të gjithë pjesë e së njëjtës shënjestër.

Pikërisht për këtë arsye, reagimi i së majtës duhet të jetë i qartë dhe i unifikuar. Për shembull, a mendon Lëvizja Bashkë që është e padrejtë të linçohen aktivistët LGBT në Shqipëri, apo mendon se përfshirja në atë debat nuk prodhon vota?

Nëse ky qëndrim mungon, atëherë mbetet ose pasiguri për të folur hapur, ose mungesë vullneti për t’u adresuar ndershëm me ata që të kanë dhënë besimin e tyre.

Dhe kjo është arsyeja pse sot kërkohet qartësi: jo për të imponuar një linjë mendimi, por për të treguar se solidariteti funksionon sidomos kur padrejtësia prek njërin prej nesh më shumë se tjetrin./Reporter.al

kristi pinderi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet