24 Prill 2025, 21:14
Nga M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Në muajin prill 2024, u arrestua nga Policia e Kosovës një prej të dyshuarve si pjesëtar i grupit Albkings që shpërndante foto dhe video intime të vajzave në platformën Telegram. Grupi Albkings në rrjetin Telegram u kthye në shumë pak kohë në tmerrin e grave dhe vajzave jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri duke shpërndarë foto dhe video intime, shoqëruar me numra telefoni. Kjo platformë jo vetëm denigronte vajza dhe gra por u bënte edhe shantazh për publikimin e videove. Për këto raste nisën hetime edhe nga Krimi Kibernetik në Tiranë.
Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan kanë mbërritur dy denoncime me këtë problematikë. Një qytetar tregon se është futur për të luajtur dhe ka parë video të ndryshme të vajzave. Ai thotë se aplikacioni Discord është për të komunikuar dhe anëtarët luajnë një lojë, por aty ka grupe që dërgojnë video erotike të vajzave minorene dhe jo vetëm. Denoncimi i dytë vjen nga një prind që ka parë në telefonin e fëmijës këto aplikacione.
“Stop” siguron pamje të këtyre komunikimeve të papërshtatshme. Tomi Kallanxhi, ekspert IT, tregon se Telegrami është i mbyllur për sa i përket sigurisë dhe vetëm mund të kapen personat pasi vetë aplikacioni nuk i kontrollon dot. Sa i përket aplikacionit Discord do të duhet që të komunikohet nga autoritetet shqiptare për mbylljen e tij./ TV Klan
telegram
Aktualitet
24 Prill 2025, 20:58
Kelmend M.
GJERMANI- Shqiptari Kelmend M. ka dalë të enjten para Gjykatës Rajonale të Darmstadt në Gjermani, pasi akuz...
Aktualitet
24 Prill 2025, 20:53
M.B
Emror Kasaj
TIRANA- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të mërkurën më 23 prill lënien në fuqi të...
Aktualitet
24 Prill 2025, 20:46
M.B
Arjan Ndoja
TIRANA- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën ndërprerjen e procesit të vetingut për is...
Aktualitet
24 Prill 2025, 18:35
M.B
Foto nga mesha
TIRANA- Në katedralen e "Shën Palit" në Tiranë këtë mesditë u mbajt një meshë në nder t&eu...
Aktualitet
24 Prill 2025, 18:03
E. D
pamje nga aksidenti
FIER- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier- Levan. Mësohet se një furgon mallrash ka goditur nj&e...
Aktualitet
24 Prill 2025, 16:35
E. D
foto ilustruese
GJADËR- Komiteti i Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës ( CPT ) ka shpre...
Aktualitet
24 Prill 2025, 16:41
M.B
Foto ilustruese
PEQIN- Edmond Llabani është emëruar drejtor i komanduar i burgut të Peqinit, deri në përzgjedhjen e nj&e...
Aktualitet
24 Prill 2025, 16:31
M.B
Bashkim Dedja
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka konfiskuar apartamentin e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, i cili &eu...
Aktualitet
24 Prill 2025, 15:46
M.B
Kampi i emigrantëve
LEZHA- Rrjeti mediatik Euractiv i ka dedikuar sërish një artikull çështjes së deportimit të emigra...
Aktualitet
24 Prill 2025, 15:00
r.ll
protesta
TIRANË- SPAK prej kohësh qëndron indiferent ndaj tre të moshuarve që protestojnë në dyert e prokurorisë s&...