LIVE UPDATES
Aktualitet

Censi 2023/ "Dështim total", Omonia për rezultatet e INSTAT: Janë të papranueshme dhe të pabazuara, familjet e komunitetit tonë nuk u vizituan nga anketuesit

Ata gjithashtu kanë listuar disa arsye se pse i refuzojnë këto rezultate ndërsa i kanë cilësuar si një dështim total. Sipas tyre njësitë familjare të pjesëtarëve të komuniteteve tona nuk u vizituan nga anketuesit e ngarkuar. Gjithashtu ata shtuan se aty ku u vizituan pati neglizhencë në mbledhjen e përgjigjeve për pyetjet në fokus të interesit tonë të drejtpërdrejtë. Më tej në njoftim thuhet se nuk u aplikua, ndonese ishte mundësia, alternativa e regjistrimit elektronik përmes platformave adekuate.

21 Korrik 2024, 09:01 Nga N.F
Censi 2023/ "Dështim total", Omonia për rezultatet e INSTAT:
Foto ilustruese

TIRANË- Bashkimi demokratik i minoritetit grek, Omonia përmes një njoftimi për shtyp ka reaguar në lidhje me rezultatet e Censit 2023 të cilat u publikuan pas disa muajsh nga INSTAT. Në reagimin e tyre Omonia shprehet se rezultatet e publikuara janë të pabesueshme dhe për pasojë të refuzueshme. Më tej ata shprehen se këto rezultate nga ana tjetër nxjerrin në pah problemet më thelbësore që lidhen me diskriminime dhe represione të minoriteteve. 

Në njoftim Omonia kërkon që rezultatet e shpallura të mos merren parasysh në implementimin e politikave qeverisëse për minoritetet. Për më tepër ata pretendojnë arsyeshëm aplikimin e një procedure adekuate eksluzivisht për regjistrimin e demografisë dhe gjeografisë së komuniteteve të pjesëtarëve të Minoriteteve Kombëtare me zbatim rigoroz të së drejtës dhe kriterit të vetidentifikimit.

Ata gjithashtu kanë listuar disa arsye se pse i refuzojnë këto rezultate ndërsa i kanë cilësuar si një dështim total. Sipas tyre njësitë familjare të pjesëtarëve të komuniteteve tona nuk u vizituan nga anketuesit e ngarkuar. Gjithashtu ata shtuan se aty ku u vizituan pati neglizhencë në mbledhjen e përgjigjeve për pyetjet në fokus të interesit tonë të drejtpërdrejtë. Më tej në njoftim thuhet se nuk u aplikua, ndonese ishte mundësia, alternativa e regjistrimit elektronik përmes platformave adekuate.

Më tej ata shprehen se ka denoncime të besueshme për implikim në strukturash shtetërore pa kompetencë dhe justifikim ligjor. Sipas tyre u manifestua përsëri fenomeni negativ i shoqërimit të procesit me propagandë mediatike negative, të padëshiruar dhe me frymëzim nacional totalitar. Ata theksojnë se nuk u tregua afeksioni i nevojshëm për përgatitje të procesit apo dhe realizim të fazës së vizitave në familje dhe tabulimit të të dhënave në gjuhët amtare të pjesëtarëve të minoriteteve që, nga njëra anë do të shtonte vullnetin për pjesëmarrje dhe  nga ana tjetër do ta bënte anketimin më miqësor dhe të besueshëm.

Në këto kushte ata shprehen se rezultatet e shpallura me vonesa të pajustifikuara nga ana e INSTAT janë të papranueshme, të pabazuara dhe përbëjnë tregues të qartë të vullneteve për mpakje artificiale të madhësive numerike të minoriteteve.

Në fund të njoftimit për shtyp ata shprehën në mënyrë të qartë  indinjatën e tyre për dështimin e Cens 23 ndërsa shtuan se refuzojnë të pranojmë si të besueshme të dhënat e publikuara. Ata përsëritën kërkesën e tyre se është koha e reflektimit dhe kjo të shprehet me realizimin e një procesi ad hoc për të konkluduar në demografinë dhe gjeografinë e minoriteteve në vend duke respektuar maksimalisht të drejtën dhe kriterin e vetdeklarimit të qytetarëve për origjinën etnike, gjuhën amtare dhe përkatësinë fetare.

NJOFTIM PËR SHTYP:

BASHKIMI DEMOKRATIK MINORITETIT ETNIK GREK OMONOIA

Lënda: Takim i formacioneve politike dhe organizatave të minoriteteve kombëtare në Tiranë për procesin e Regjistrimit Popullisë në Shqipëri. Refuzojnë rezultatet dhe parashtrojnë kërkesë për procedurë të posaçme të regjistrimit ekskluzivisht për minoritetet me respektim të parimit të vetidentifikimit.

Të Mërkurën e kaluar, 17 Korrik 2024, me inisiativë dhe koordinim të Kryetarit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut z. Vangjel Dule, u organizua në Tiranë takim me pjesëmarrjen formacioneve politike dhe organizatave përfaqësuese të minoriteteve kombëtare në Shqipëri.

Çështje ekskluzive e diskutimeve përbënte procedura e Regjistrimit Popullsisë Cens23 që u realizua në vend gjatë vitit të kaluar dhe rezultet së fundmi të shpallura nga Autoriteti Shtetëror i Statistikave - INSTAT.

Pas diskutimeve u adoptua bashkarisht  teksti i  konkluzioneve paraprake për pikën e vetme të rendit të ditës së Takimit, që  u përgatit nga ana e Bashkimit Demokratik të Minoritetit Etnik Grek OMONOIA,  si grupi më i rëndësishëm nga madhësia numerike dhe impakti historik, sikundër dhe më i mirëorganizuar në politika të sanksionimit dhe zbatimit të politikave që lidhen me Minoritetet Kombëtare.

Në përmbyllje u konkludua duke nënvizuar se procesi shtetëror i regjistrimit refuzohet nga gjithë spektri i përfaqësuesve të minoriteteve, që nga njëra anë i bën rezultatet e publikuara të pabesueshme dhe për pasojë të refuzueshme dhe nga ana tjetër nxjerr në pah probleme më thelbësore që lidhen me diskriminime dhe represione të minoriteteve. Politikat qeveritare në këtë fushë karakterizohen nga elementë të mentalitetit totalitarist nacionalist që për rrjedhojë nuk përputhen me angazhime detyruese të vendit nga anëtarësia në konventa ndërkombëtare respektive dhe as me parakushtet që imponohen të përmbushen në kuadrin e integrimit në BE.

Përfundimisht  gjithë pjesëmarrësit e interesuar në vend,  kërkojnë që rezultatet e shpallura të mos mirren parasysh në implementimin e politikave qeverisëse për minoritetet. Për më tepër pretendojnë arsyeshëm aplikimin e një procedure adekuate eksluzivisht për regjistrimin e demografisë dhe  gjeografisë së komuniteteve të pjesëtarëve të Minoriteteve Kombëtare me zbatim rigoroz të së drejtës dhe kriterit të vetidentifikimit.

Zyra e Shtypit dhe Komunikimit BDMEG  ΟΜΟΝΟΙΑ

Sarandë, më 20 Korrik 2024   

Bashkalidhur teksti integral i Konkluzioneve Paraprake

KONKLUZIONE PARAPRAKE PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË CENS23 NËN PRIZMIN E PËRFAQËSUESVE TË MINORITETEVE KOMBËTARE

                           REFUZIM I REZULTATEVE TË SHPALLURA NGA INSTAT

Të mbledhur në Tiranë, sot më 17 Korrik 2024, ne, përfaqësuesit nga organizatat e interesit të Minoriteteve Kombëtare në Republikën e Shqipërisë, për të trajtuar ekskluzivisht çështje të lidhura me Regjistrimin e Përgjithshëm të Popullsisë dhe rezultatet e tij të publikuara nga INSTAT konstatojmë:

Regjistrimi përsa i përket Minoriteteve që jetojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë edhe kësaj rradhe dështoi të implementojë praktikat më të mira në këtë fushë përsa i përket bashkëpunimit me përfaqësuesit e komuniteteve, pjesëmarrjen tonë të drejtpërdrejtë në proces, përgatitjen e një buletini të qartë për pyetjet e karakterit të origjinës etnike, gjuhës amtare dhe besimit fetar.

Në veçanti, pritshmëritë tona ishin të shtuara përderisa kërkesa jonë për qasje të sinqertë dhe me besueshmëri të çështjes së demografisë dhe gjeografisë së minoriteteve pas rrëzimit të regjimit totalitar gjen përkrahje dhe përbën argument në raportet e Këshillit të Evropës, parakusht për avancimin e proceseve integruese në BE dhe, kryesisht mbështetur në faktin e ekzistencës tanimë në kuadrin ligjor vendas të ligjit për mbrojtjen e minoriteteve Kombëtare në Republikën e Shqipërisë.

Meqënse në vend nuk ekziston një bazë e besueshme dhe e gjithëpranuar për madhësitë numerike dhe shpërndarjen e komuniteteve të mirëqëna pjesëtarësh të minoriteteve etnike dhe për më tepër kur, as Ligji i sipërpërmendur nuk përcakton një instrument adekuat të deklarimit të qytetarëve si pjesëtarë të minoriteteve përkatëse, Regjistrimi i Popullsisë pritej të prekte edhe këtë aspekt. 

Në fazën delikate të mbledhjes në terren të të dhënave, informacionet që kemi mbledhur në rajone të ndryshme, në zona rurale dhe qendra urbane, në sasi të mjaftueshme për nxjerrjen e  konkluzioneve, flasin qartë për dështim total. Në raste të përsëritura, njësitë familjare të pjesëtarëve të komuniteteve tona nuk u vizituan nga anketuesit e ngarkuar. Aty ku u vizituan pati neglizhencë në mbledhjen e përgjigjeve për pyetjet në fokus të interesit tonë të drejtpërdrejtë. Nuk u aplikua,  ndonese ishte mundësia, alternativa e regjistrimit elektronik përmes platformave adekuate. Ka denoncime të besueshme për implikim në proces ofiqarësh dhe strukturash shtetërore pa kompetencë dhe justifikim ligjor. U manifestua përsëri fenomeni negativ i shoqërimit të procesit me propagandë mediatike negative, të padëshiruar dhe me frymëzim nacional totalitar. Nuk u tregua afeksioni i nevojshëm për përgatitje të procesit apo dhe realizim të fazës së vizitave në familje dhe tabulimit të të dhënave në gjuhët amtare të pjesëtarëve të minoriteteve që, nga njëra anë do të shtonte vullnetin për pjesëmarrje dhe  nga ana tjetër do ta bënte anketimin më miqësor dhe të besueshëm.

Në fazën e mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave, pavarësisht këmbënguljes sonë për të patur akses të institucionalizuar, u përjashtuam plotësisht dhe u privuam nga një e drejtë e tillë. Kjo fazë u mbizotërua nga mungesa e transparencës,  ndërsa specialistë të sektorit të statistikave flasin për mungesë profesionalizmi, aplikim metodologjie antishkencore dhe abuzime të tjera për të kënaqur tendenca të synuara të politikave qeveritare.

Në këto kushte rezultatet e shpallura me vonesa të pajustifikuara nga ana e INSTAT janë të papranueshme, të pabazuara dhe përbëjnë tregues të qartë të vullneteve për mpakje artificiale të madhësive numerike të minoriteteve. E lidhur kjo me vijimin e politikave diskriminuese, mos zbatim në fakt të të drejtave që u përkasin pjesëtarëve të minoriteteve dhe që lidhen me ruajtjen dhe promovimin e identitetit të tyre.

Në mënyrë të qartë shprehim indinjatën tonë për dështimin e Cens 23 përsa i përket fushës që na përket dhe refuzojmë të pranojmë si të besueshme të dhënat e publikuara. Përsërisim kërkesën tonë se është koha e reflektimit dhe kjo të shprehet me realizimin e një procesi ad hoc për të konkluduar në demografinë dhe gjeografinë e minoriteteve në vend duke respektuar maksimalisht të drejtën dhe kriterin e vetdeklarimit të qytetarëve për origjinën etnike, gjuhën amtare dhe përkatësinë fetare.

Duke qenë se faktori ndërkombëtar dhe, kryesisht Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian që ishin dhe financuesit kryesore te procesit dhe faktit që, në kuadrin e proceseve integruese, ekzistojnë detyrime të posaçme, nga  njera anë të ndikojnë që të dhënat edhe të këtij Regjistrimi përsa u përket minoriteteve dhe komuniteteve fetare të mos merren në konsideratë dhe nga ana tjetër të mbështesin kërkesën tonë për regjistrim të posaçëm me objekt mbledhjen e të dhënave në fjalë.

omonia instat censi 2023

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë