LIVE UPDATES
Aktualitet

Burgjet në Shqipëri të mbipopulluara, më shumë të paraburgosur se të dënuar

Nga 20 burgjet që ka ky vend, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, vetëm dy prej tyre janë të mbipopulluara, konkretisht burgu i Drenovës në Korçë dhe ai i Shën Kollit në Lezhë, ku mbahen 430 persona me masë shëndetësore, përkatësisht me probleme të shëndetit mendor.

19 Janar 2024, 16:48 Nga N.F
Burgjet në Shqipëri të mbipopulluara, më shumë të
Foto ilustruese

TIRANË- Në Shqipëri, aktualisht, 5.564 persona ndodhen në qeli, pjesa më e madhe e të cilëve janë të paraburgosur, konkretisht 3.008. Nga 20 burgjet që ka ky vend, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, vetëm dy prej tyre janë të mbipopulluara, konkretisht burgu i Drenovës në Korçë dhe ai i Shën Kollit në Lezhë, ku mbahen 430 persona me masë shëndetësore, përkatësisht me probleme të shëndetit mendor.

Mbipopullimi dhe kushtet e papërshtatshme në disa prej institucioneve të vuajtjes së dënimit, janë problemet kryesore që vëren Komiteti për Parandalimin e Torturës i Këshillit të Evropës, në raportin e hartuar pas një inspektimi të kryer në maj të vitit që shkoi në ambientet e burgjeve dhe paraburgimeve në Shqipëri. Në këtë raport, që u publikua më 12 janar, rekomandohet mbyllja e burgut të Tepelenës, pasi ambientet janë të degraduara, me qeli pa ajrosje të duhur dhe me hapësira të vogla që, siç thuhet, nuk i plotësojnë standardet.

Për kushte jashtëzakonisht të këqija, ky raport përmend edhe një pjesë të ambienteve të burgut “Jordan Misja” në Tiranë, e po ashtu edhe në Shën Koll të Lezhës. Nëndrejtori i Burgjeve në Shqipëri, Fehmi Sufaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se në strategjinë e hartuar nga Ministria e Drejtësisë, gjegjësisht në master-planin për zhvillimin infrastrukturor të këtij sistemi për vitet 2024-2028, të gjitha këto ndërhyrje janë të parashikuara dhe në pritje të buxhetit të nevojshëm.

“Kemi menduar se duhet të ndryshojë harta e burgjeve. Në master-planin e përgatitur është parashikuar që të mbyllet burgu i Tepelenës, të kthehet në muze, e po ashtu edhe burgu i Burrelit, ndërsa ai i Kosovës në Lushnje të kthehet në një burg të hapur, në një ambient ku të dënuarit kryejnë punë në bujqësi apo blegtori”, shpjegon Sufaj.

Nëndrejtori i Burgjeve thotë se nuk ka mbipopullim në tërësi, pasi kapaciteti i burgjeve është për 5.727 persona, por se vetëm dy prej tyre vuajnë nga ky problem.

“Mbipopullim ka në burgun e Drenovës në Korçë dhe atë të Shën Kollit në Lezhë, ndërsa në gjashtë të tjera ka pak, 2 ose 3 persona më shumë se kapaciteti”, thotë ai.

Në Lezhë, situata është shqetësuese, janë 430 të paraburgosur me masë shëndetësore, ndërsa gratë e paraburgosura me këto probleme ndodhen në spitalin e burgut në Tiranë. Ne kemi firmosur një dokument që ata të jenë subjekt i autoriteteve të shëndetësisë”, tregon Sufaj.

Në Shën Koll të Lezhës u transferuan të gjithë ata të paraburgosur me masë shëndetësore që ndodheshin në burgun e Zaharisë në Krujë, i cili u mbyll në nëntor të vitit 2021, për shkak të kushteve që u përshkruan si skandaloze në raporte të ndryshme ndërkombëtare. Që nga ajo kohë, autoritetet premtuan se burgu i Shën Kollit në Lezhë do të jetë një “stacion i ndërmjetëm” deri në përcaktimin e një spitali për ta, por kjo nuk u realizua ende.

Për institucionin e Avokatit të Popullit në Shqipëri, raporti i fundit i Komitetit për Parandalimin e Torturës i Këshillit të Evropës është ndër më pozitivët. Sipas tij, bëhet fjalë për të njëjtat probleme që i ka vërejtur edhe ky institucion gjatë inspektimeve.

“Kjo nuk do të thotë se kemi një situatë që është për t’u lavdëruar, por që kërkon ndërhyrje energjike dhe të rëndësishme për t’i përmirësuar kushtet në sistemin tonë peritenciar [v.j. sistemi i burgimit dhe paraburgimit]”, thotë për Radion Evropa e Lirë Erida Ballanca, drejtuese e institucionit të Avokatit të Popullit.

“Ky raport e njeh faktin se ka një qasje për trajtim në mënyrë dinjitoze të këtyre personave, si dhe mungesë të rasteve të ushtrimit të dhunës nga policët apo punonjësit e sistemit të burgjeve. Pra, ky është një fenomen i tejkaluar. Vlerësoj se gjetjet janë në një linjë me ato që ka vërejtur edhe Avokati i Popullit gjatë inspektimeve tona”, shton Ballanca.

Ky institucion kryen inspektime periodike një herë në vit, e në rastet që ka ankesa apo shqetësime, këto vizita janë më të shpeshta. Ballanca thotë se rekomandimet gjithnjë e më shumë po pranohen dhe zbatohen.

“Pranohen mbi 90 për qind e atyre drejtuar sistemit peritenciar dhe policisë së shtetit dhe një përqindje e mirë zbatohet. Në momentin që ka implikime financiare, sigurisht që kërkohet më shumë kohë, pasi që buxheti apo mundësitë e Qeverisë për t’i adresuar të gjitha rekomandimet tona, nuk janë të mjaftueshme”, thotë Ballanca.

Ajo shton se, në mënyrë të veçantë, duhet të adresohet shqetësimi edhe i Avokatit të Popullit për trajtimin e personave me masë shëndetësore.

“Në vlerësimin tonë është pjesa më problematike në sistemin peritenciar dhe atë shëndetësor në Shqipëri”, thotë Ballanca.

Aktualisht, në burgjet shqiptare më shumë se gjysma e personave që ndodhen në qeli, janë të paraburgosur. Juristi Bledar Dervishi thotë se numri më i lartë i të paraburgosurve se i të dënuarve është kthyer në një fenomen shqetësues që sa vjen e rëndohet dhe, sipas tij, arsyet janë disa.

“Zvarritja e proceseve gjyqësore është një prej tyre. Aplikimi i masës ekstreme të sigurimit ‘arrest me burg’ është tjetër shkak. Prokuroria tenton ta ketë të dyshuarin ‘të paketuar’ në arrest me burg”.

“Kemi garancinë pasurore apo detyrimin për paraqitje që mund t’ia sigurojnë organit të akuzës prezencën e personit nën hetim apo edhe mundësinë për hetim pa prishur prova, por këto masa aplikohen më pak. Koha ka provuar se, shpesh, ka qenë i panevojshëm ‘arresti me burg’ pasi [i dyshuari] është liruar”, thotë Dervishi për Radion Evropa e Lirë.

Ai thekson se duhet të rivendoset një politikë e re penale për masat e sigurisë dhe jo të shkohet me masë ekstreme.

“Për ta dhënë këtë masë duhet bërë një vlerësim i karakterit të personit, i historikut penal dhe jo të përdoret rëndom. Ne kemi rënie të numrit të popullsisë, e nga ana tjetër ka rritje të numrit të të paraburgosurve. Kjo, sipas meje, do të thotë se po aplikohen masa ekstreme sigurimi për vepra penale, kur jo gjithmonë është i nevojshëm arresti”, thekson juristi.

Nëndrejtori i Burgjeve thotë se nuk mund ta komentojë punën e organit të akuzës apo të gjykatave, por pranon se ka një problem.

“Mund të them se shumë prej masave ‘arrest me burg’ zëvendësohen me masë më të lehtë apo shuhen. Kjo tregon se ka diçka që duhej të ishte parë më mirë kur është vendosur kjo masë”, thotë Sufaj.

Në projektet e Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri është parashikuar ndërtimi i një burgu të ri në jug të vendit. Sufaj thotë se “do të ndërtohet një burg i ri në Gjirokastër, pasi të mbyllet ai i Tepelenës” dhe se “do të rinovohet totalisht burgu ‘Jordan Misja’ në Tiranë”.

“Pritet që, gjithashtu, amnistia ta lehtësojë situatën në burgje sa i përket mbipopullimit, pasi pritet të përfitojnë rreth 600 persona”, thotë Sufaj.

Amnistia ka mbetur peng i përplasjeve politike në Kuvendin e Shqipërisë dhe nisma nuk u votua siç ndodh zakonisht në prag të festave të fundvitit. Juristi Dervishi i komenton ndryshe planet për burgje të reja:

“Ndërtimi i burgjeve të reja është kriter për t’i garantuar kushtet dhe standardet evropiane, por jo domosdoshmëri dhe fokus i Ministrisë së Drejtësisë”. Në Shqipëri, për mungesë kushtesh, më herët janë mbyllur burgu i Zaharisë në Krujë, ai i Tropojës, i Sarandës dhe i Vaqarrit në Tiranë.

Marrë nga REL

burgje te denuar kushte

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet