LIVE UPDATES
Aktualitet

BSH, MB dhe PP nënshkruajnë marrëveshje, Sejko: Vigjilentë për paratë false! Çuçi: Gpdasim veprimtarinë kriminale

Sejko tha se BSH ka nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi me Bankën qendrore evropiane për shkëmbimin e informacionit në fushën e mbrojtjes së kartëmonedhave euro nga falsifikimi. Çuçi tha se bashkëpunimi mes institucioneve, godet këtë veprimtari kriminale e cila sipas tij ndikon në destabilitetin e ekonomisë.

17 Janar 2023, 14:24 Nga F.M
BSH, MB dhe PP nënshkruajnë marrëveshje, Sejko: Vigjilentë
Gent Sejko dhe Bledi Çuçi

TIRANË- Banka e Shqipërisë ka nënshkruar në marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucionale me Ministrinë e Brendshme dhe Prokurorinë e Përgjithshme për parandalimin e falsifikimit të monedhave në vendin tonë. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, Guvernatori Gent Sejko u shpreh se kjo marrëveshje është domosdoshmëri për të parandaluar këtë fenomen, teksa shtoi se sipas të dhënave më të fundit, ka një rënie të konsiderueshme të numrit të kartëmonedhave të falsifikuara në qarkullim.

Sejko u shpreh se këto tregues renditin Shqipërinë në një ndër vendet me treguesin më të ulët të monedhave të falsifikuara në qarkullim. Sejko tha se BSH ka nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi me Bankën qendrore evropiane për shkëmbimin e informacionit në fushën e mbrojtjes së kartëmonedhave euro nga falsifikimi. Ai tha se duhet të jemi më vigjilent pasi falsifikuesit përpiqen të ecin me hapin e teknologjisë të reja për aktivitet e tyre kriminale.

Ministri Brendshëm Bledi Çuçi, gjatë fjalës së tij, Çuçi ka theksuar se kjo marrëveshje vjen si detyrim ndaj partnerëve ndërkombëtarë, kryesisht atyre Europianë. Po ashtu ai shtoi se bashkëpunimi mes institucioneve, godet këtë veprimtari kriminale e cila sipas tij ndikon në destabilitetin e ekonomisë.

Pjesë nga fjalët e tyre:

Gent Sejko: Ceremonia e nënshkrimit të bashkëpunimit ndërinstitucional mes Ministrisë së Brendshme, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Bankës së Shqipërisë. Kjo marrëveshje shënon kurorëziminn e një pune voluminoze të nisur 5 vite më parë.  Megjithëse njerëzit gjithnjë e më shumë po përdorin pagesat digjitale, paraja fizike mbetet domosdoshmëri dhe luan rol të rëndësishëm në jetën e gjithsecilit prej nesh. Parandalimi dhe mbrojtja e monedhave ndaj falsifikimit është një sfidë e përbashkët e të gjithë autoriteteve kompetenteve. Ndaj bashkëpunimi mes tyre është domosdoshmëri për parandalimin dhe goditjen e fenomenit  të falsifikimit të monedhave në vendin tonë. BSH ka marrë hapa konkret për të parandaluar falsifikimin dhe për të ruajtur besimin e publikut tek monedha kombëtare leku. Në periudhën 2019-2022, BSH emetoi dhe hodhi në qarkullim serinë e re të kartëmonedhave shqiptare me elementë të reja sigurie, duke i bërë këto kartëmonedhave më të sigurta ndaj falsifikimit. Të dhënat më të fundit tregojnë se ka një rënie të konsiderueshme të numrit të kartëmonedhave të falsifikuara në qarkullim. Për vitin 2022 janë 343 copë kundrejt një gjendje mesatare të kartëmonedhave në qarkullim prej 127 milionë copë, ose 2 copë monedha të falsifikuara për 1 milionë copë në qarkullim, kundrejt 5 copë monedha të falsifikuara që ishin në 2021. Ndërsa sa i përket monedha metalike, prerja 50 lekë vijon të jetë e vetmja monedhë e falsifikuar në sasi të papërfillshme vetëm në 79 copë në 2022, kundrejt 250 milionë copë monedha në qarkullim. Treguesi i ulët i kartëmonedhave dhe monedha shqiptare të falsifikuara, kundrejt kartëmonedhave dhe monedha në qarkullim, e rendit Shqipërinë ne një ndër vendet me treguesin më të ulët të monedhave të falsifikuara në qarkullim. Pavarësisht shifra të ulta, jemi të vetëdijshëm se duhet të jemi më vigjilent pasi falsifikuesit përpiqen të ecin me hapin e teknologjisë të reja për aktivitet e tyre kriminale. Në këtë frymë, BSH, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Përgjithshme nënshkruajnë sot këtë marrëveshje bashkëpunimi si një përpjekje e mëtejshme për të forcuar kuadrin institucional dhe për të qartësuar protokollin operacional të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së monedhave kundër falsifikimit. E shtrin bashkëpunimin jo vetëm në monedhën kombëtare lekë por edhe në monedhën Euro. BSH ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Bankën qendrore evropiane për shkëmbimin e informacionit në fushën e mbrojtjes së kartëmonedhave euro nga falsifikimi. Kjo marrëveshje respekton punën e pavarur institucionale të secilës palë në zbatim të ligjit.

Bledi Çuçi: Unë doja që të i’u ndaja disa konsiderata që mbyllen me arsyen pse duhet një marrëveshje kur dihet se falsifikimi i kartëmonedhave është një vepër e dënueshme nga kodi penal. Unë mendoj që kjo marrëveshje vjen si detyrim ndaj partnerëve ndërkombëtar, veçanërisht partnerëve të Bashkimit Europian. Vetëm pak kohë më parë nënshkruam me Prokurorin e Përgjithshëm, marrëveshjen për vjedhjen e veprave të artit që kanë rëndësi kombëtare. Unë mendoj që këto marrëveshje janë efikase për të luftuar paligjshmërinë. Duke lidhur marrëveshje mes institucionesh të ndryshme, duke filluar nga Prokuroria që ka për detyrë të hetojë shkeljet, dhe duke vazhduar me Policinë e Shtetit dhe Bankën e Shqipërisë ne godasim këtë veprimtari penale, që është shumë e rëndësishme, pasi nuk lidhet direkt me viktimat e falsifikimeve të parasë, por ndikon edhe në destabilitetin e ekonomisë. prandaj ne duhet që ti godasim këtë veprimtari kriminale.

gent sejko bledi cuci banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet