17 Janar 2023, 14:14
Nga F.M
Bardh Spahia
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia e ka konsideruar të papranueshëm dhe skandaloz dhunimin e Petraq Milos, aktualisht është sekretar për Çështjet Ekonomike dhe Financave në Partinë e Lirisë, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në Malin e Zi. Në një postim në Facebook, Spahia shkruan se ngjarja duhet zbardhur dhe se autoritetet duhet t’i japin dënimin e merituar doganierit që e ka bërë këtë gjë. Kryebashkiaku shton se këto veprime nuk i shërbejnë raporteve miqësore.
“Të papranueshme dhe tejet të rënda janë këto pamje që u bënë publike nga media. Dhuna ndaj qytetarëve që lëvizin në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi përmes pikës së kalimit kufitar të Muriqanit, është një akt skandaloz i elementëve që nuk i bëjnë nder asnjë trupe policie në asnjë vend të botës. I bëj thirrje autoriteteve shqiptare që të kërkojnë me forcë zbardhjen e ngjarjes dhe dënimin e këtyre akteve. Autoritetet e shtetit të Malit të Zi duhet ta hetojnë rastin në fjalë dhe t’i japin dënimin e merituar veprimeve të tilla që nuk i shërbejnë aspak raporteve miqësore mes dy vendeve tona dhe punës se madhe që është bërë deri në funksionimin me një doganë të përbashkët. Sot mbi gjithçka prevalon ligji dhe aktet e dhunës ndaj qytetarëve janë të papranueshme, aq më tepër nga uniforma e shtetit”, shkroi Spahia.
Petraq Milo dhe familja e tij janë dhunuar nga Policia malazeze në doganën e Murriqanit. Pamjet e dhunës janë bërë virale në rrjetet sociale. Ish-këshilltari i ish-presidentit Ilir Meta është nxjerrë zvarrë nga makina dhe më pas është përplasur pas një tjetre. Po ashtu, të njëjtin "fat" ka pasur edhe i biri, ndërsa një grua e dhunuar barbarisht, ka humbur ndjenjat brenda makinës. Personi që i ka dhunuar është identifikuar si doganieri Nikola Boljeviç. Deri më tani ka reaguar vetëm Partia Demokratike, por asnjë institucion tjetër shtetëror.
bardh spahia dhunohet petraq milo petraq milo
Aktualitet
17 Janar 2023, 14:03
a.l
Lezhë
LEZHË- Qarku i Lezhës është përfshirë nga reshje intensive shiu që prej mëngjesit të sotë...
Aktualitet
17 Janar 2023, 13:30
A.B
Kryefamiljarja
KLOS- Familja Lika në fshatin Xibër-Hane të Njësisë Xibër në Bashkinë Klos ka mbetur në qiell t...
Aktualitet
17 Janar 2023, 13:24
A.B
Rovena Voda
TIRANË- Ish-zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda deklaroi se bazuar nga akti i ekspertimit telefonik, është provu...
Aktualitet
17 Janar 2023, 13:20
a.l
policia
VLORË- Niko Isaraj 38- vjeç është arrestuar sot nga policia në Vlorë. Policia njofton se 38- vjeçari ishte i...
Aktualitet
17 Janar 2023, 13:07
a.l
Urgjenca në Korçë
KORÇË- Raste të shtuara të pacienteve në Korçë i drejtohen pediatrisë a...
Aktualitet
17 Janar 2023, 13:14
A.B
Rovena Voda
TIRANË- Ish-zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda, ka dhënë një intervistë për 'Euronews Albania', ...
Aktualitet
17 Janar 2023, 12:59
A.B
Ibrahim El Salih Lekica
TIRANË- Ibrahim El Salih Lekica ka kërkuar gjykim të shkurtuar në Gjykatën e Posaçme. Ai akuzohet p...
Aktualitet
17 Janar 2023, 11:02
I.A
Policia
DIBËR- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Dibër, për dhënien e ndihmës së kalimit të...
Aktualitet
17 Janar 2023, 12:40
a.l
Porti i Durrësit
DURRËS- Reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë e forta kanë qenë prezente që prej mëngjesit të...
Aktualitet
17 Janar 2023, 12:31
I.A
Ruande
ANGLI- Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar planifikon të dërgojë disa azilkërkues në Ruandë. Gjykata e Lar...