LIVE UPDATES
Aktualitet

“Dashuria në kthesat e dështimit”, manuali i psikologes Suela Kalaja për të kuptuar veten përmes sfidave të dashurisë

Pas rrëfimeve e ndodhive të pacientëve të saj, të dilemave të dashurisë dhe çifteve që nuk dinin se çfarë të bënin me këtë ndjenjë të furishme, psikologia klinike Dr. Suela Kalaja e gjeti veten mes dhjetëra faqeve me shënime, analizave e fjalëve të pathëna, pikëpyetje e përsiatjeve filozofike e psikologjike.

5 Maj 2024, 12:36 Nga r.ll
“Dashuria në kthesat e dështimit”, manuali i psikologes
suela kalaja

TIRANË- “Nuk dua të fshij të kaluarën time, sepse, mirë apo keq, më bëri ky që jam sot. Në të vërtetë falënderoj ata që më bënë të zbuloj dashurinë dhe dhimbjen, ata që më deshën dhe më përdorën, ata që më thanë “të dua” me të vërtetë dhe ata që e bënë për lojërat e tyre të pista. Falënderoj veten që kam gjetur forcën për t’u ngritur dhe për të vazhduar gjithmonë.” Oscar Wilde

Para se të arrijmë në gjendjen vetëpranuese të autorit dhe poetit irlandez, duhet të kuptojmë. Çfarë është dashuria? Pse biem në dashuri me persona të caktuar? Kush është partneri i duhur? Sa ndikon fëmijëra në zgjedhjet tona si të rritur? Kur është dashuri e kur është nevojë? Kur një marrëdhënie bëhet toksike e narciste? Të qëndrojmë, apo të largohemi për të rifilluar një marrëdhënie të re?

Janë të pafundme pyetjet që lindin kur tema e diskutimit është dashuria, pavarësisht sa e njohim këtë ndjenjë, jemi të lënduar apo të zhgënjyer prej saj. Dashuria në të gjitha shpërfaqjet e saj mbetet jetike, e domosdoshme për vijimësinë, për njeriun, për mirëqenien e tij mendore e emocionale.

Pas rrëfimeve e ndodhive të pacientëve të saj, të dilemave të dashurisë dhe çifteve që nuk dinin se çfarë të bënin me këtë ndjenjë të furishme, psikologia klinike Dr. Suela Kalaja e gjeti veten mes dhjetëra faqeve me shënime, analizave e fjalëve të pathëna, pikëpyetje e përsiatjeve filozofike e psikologjike. E nxitur prej tyre dhe e kredhur më tej në këtë lëmi nga eksperiencat personale, erdhi një moment që i lindi dëshira për t’i hedhur të gjitha në një libër, në formën e një manuali për ata që duan ta kuptojnë më mirë veten.

“Dashuria është një temë me rëndësi thelbësore, megjithatë që nga lindja jonë askush nuk e merr mundimin të na edukojë në fushën e marrëdhënieve”, u shpreh Kalaja gjatë promovimit të librit “Dashuria në kthesat e dështimit”, botimi i UET Press, duke shtuar se të gjitha çështjet psiko-afektive ia lëmë rastësisë dhe kështu ne ikim në mënyrë të pavullnetshme nga vetja.

“Epo ka ardhur koha të zgjidhim atë lëmsh të mrekullueshëm dhe të shohim kush jemi në të vërtetë, nëpërmejt dashurisë”, theksoi psikologia, e cila prej 20-vitesh zhvillon terapi, psikoedukim, rehabilitim të aftësive psiko-sociale, përmirësimin njohës, etj. Të qenit doktore shkencash në fushën e psikologji-pedagogji dhe përfshirja e gjerë në rastet klinike dhe ligjore i kanë dhënë njohuri të vlefshme për kompleksitetin e dinamikës psikologjike dhe kthesat që pëson natyra njerëzore nëpër proceset e ndryshme jetësore.

Ashtu siç edhe e ka nënvizuar në libër, i cili mban në kopertinë pikturën e saj, autorja theksoi se ky botim është vetëm për qëllime informative dhe këshilluese nga një profesioniste e shëndetit mendor. Këshillat dhe konkluzionet e nxjerra prej saj nuk zëvendësojnë asesi diagnozën, ndihmën teraupetike apo trajtimin profesional.

“Ky libër synon të mbështesë çdo person në gjetjen e personit të duhur dhe largimit nga një dashuri shkatërruese”, u shpreh Kalaja. Me sinqeritet ajo pranoi se gjatë përpilimit të këtij manuali shpeshherë i ka bërë pyetjen vetes nëse i ka ndjekur edhe vetë këto hapa.

“Nuk i bëra në eksperiencën dhe përvojën time, por pse të mos ndihmoj dikë tjetër që të mos shkojë drejt një vuajtjeje të stërmadhe, por ta parandalojë sa është në kohë, qoftë duke qëndruar apo duke u ndarë nga partneri që pretendon se dashuron.”

Pedagogia e UET në fushën e psikologjisë, dr. Elsida Sinaj vlerësoi gjuhën e përdorur nga autorja, e cila pa u larguar nga profesionalizmi, i sjell nocionet me nota të thjeshta e të kuptueshme për të gjithë, jo vetëm për profesionistët e fushës. “Mendoj që ky libër më shumë do t’iu vlejë njerëzve në jetën e përditshme”, theksoi Sinaj.

“Një pasqyrë dhe metaforë në të njëjtën kohë, e gjendjes aktuale në të cilën njerëzimi, jo papritmas, përballet”, e cilëson gazetari dhe moderatori Rezear Xhaxhiu, “një lloj traktati, një libër komunikativ me informacione utilitare dhe që ngjall kërshëri për këdo, që është, ose jo, në krizë dashurie".

Si lexuesi i parë i librit, ai vlerëson sjelljën në mënyrë të rrjedhshme nga autorja, e cila i trajton temat me kujdes dhe thellësi. “Ato që na propozohen janë emocione realiste, logjike dhe të ndryshme nga individi në individ, absolutisht të mundshme dhe koherente”, nënvizon ai më tej.

Nga ana tjetër, prof. assoc. dr. Arjana Muçaj, shkruan në parathënie se ky libër nuk jep përgjigje në formulë se si duhet të funksionojmë në marrëdhënien në çift, por se si duhet të njohim veten, personin që është brenda nesh.

“Ky libër është një ritakim me të panjohurat që kemi brenda nesh dhe mund të ofrojë një perspektivë të re mbi zgjedhjet e lexuesit dhe t'i ndihmojë të kuptojnë sesi këta faktorë psikologjikë ndikojnë në formimin dhe mbajtjen e një marrëdhënieje si dhe kur ť'u thonë "STOP", pasi të kenë kuptuar që janë bërë pjesë në këto dinamika komplekse.”

Të sjella nën analizën dhe reflektimin e një psikologeje, libri bëhet një burim i vlefshëm për ata që sillen rreth këtyre dilemave dhe ndikimin që ato kanë në cilësinë e jetës.

Të shumta ishin pyetjet e studentëve të Departamentit të Psikologjisë, Edukimit dhe Sporteve drejtuar autores gjatë promovimit në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës.

Pyetje të tilla, si: Sa e rëndësishme është dashuria e parë; Çfarë ndodh kur njeriu bie në dashuri, a mos është mbivlerësuar kjo ndjenjë; Sa të rekomandueshme janë lidhjet virtuale apo në distancë; morën aty për aty përgjigjen e psikologes, e cila nuk u tregua kategorizuese apo e prerë në gjykim, pasi pavarësisht studimeve shkencore, rastet janë specifike dhe secili meriton trajtimin e vet.

Kolegët e vlerësuan jo vetëm për punimin e sjellë, por edhe për bashkëpunimin, trajtimin dhe qasjen që ajo ka në përditshmëri në profesionin e saj, në dashamirësinë dhe ndihmën që ofron./Liberale.al

suela kalaja

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet