LIVE UPDATES
Bota

Bolsonaro konteston humbjen e zgjedhjeve në Brazil, dëshiron që votat të anulohen

Një veprim i tillë do ta linte zotin Bolsonaro me 51% të votave të mbetura të vlefshme - dhe një fitore për rizgjedhje, u tha gazetarëve Marcelo de Bessa, avokati që paraqiti ankesën prej 33 faqesh në emër të presidentit dhe Partisë së tij Liberale.

23 Nëntor 2022, 08:47 Nga I.A
Bolsonaro konteston humbjen e zgjedhjeve në Brazil, dëshiron që
Jair Bolsonaro

BRAZIL- Më shumë se tre javë pasi humbi garën për t'u rizgjedhur, Presidenti Jair Bolsonaro fajësoi të martën një defekt në programet kompjuterike dhe kërkoi nga autoriteti zgjedhor të anulojë votat e hedhura në shumicën e makinave elektronike të votimit, megjithëse ekspertë të pavarur thonë se gabimi nuk ndikon në besueshmërinë e rezultateve.

Një veprim i tillë do ta linte zotin Bolsonaro me 51% të votave të mbetura të vlefshme - dhe një fitore për rizgjedhje, u tha gazetarëve Marcelo de Bessa, avokati që paraqiti ankesën prej 33 faqesh në emër të presidentit dhe Partisë së tij Liberale.

Autoriteti zgjedhor tashmë ka shpallur fitoren për rivalin e Bolsonaros, ish-presidentin e majtë Luiz Inácio Lula da Silva, dhe madje shumë nga aleatët e presidentit i kanë pranuar rezultatet. Protestuesit në qytete anembanë vendit kanë refuzuar me vendosmëri të bëjnë të njëjtën gjë, veçanërisht me zotin Bolsonaro që ka refuzuar të pranojë humbjen.

Udhëheqësi i Partisë Liberale Valdemar Costa dhe një auditor i punësuar nga partia u thanë gazetarëve në Brasilia se vlerësimi i tyre zbuloi se të gjitha makinat që datojnë para vitit 2020 - gati 280,000 prej tyre, ose rreth 59% e totalit të përdorur në balotazhin e 30 tetorit - nuk kishin identifikim individual në regjistrat e brendshëm.

Asnjëri nuk shpjegoi se si kjo mund të kishte ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve, por thanë se po i kërkonin autoritetit zgjedhor të zhvlerësonte të gjitha votat e hedhura në ato makina.

Ankesa e karakterizon gabimin si "mospërputhje të pariparueshme për shkak të mosfunksionimit" që vë në pikëpyetje vërtetësinë e rezultateve.

Menjëherë më pas, kreu i autoritetit elektoral nxori një vendim që ngre mundësinë që vetë partia e Bolsonaro të vuajë nga një sfidë e tillë.

Alexandre de Moraes tha se gjykata nuk do ta shqyrtonte ankesën nëse partia nuk ofron një raport të ndryshuar brenda 24 orëve që do të përfshinte rezultatet nga raundi i parë zgjedhor më 2 tetor, në të cilin Partia Liberale fitoi më shumë vende në të dy dhomat e kongresit.

Creomar de Souza, analist politik i firmës Dharma Political Risk and Strategy, tha se formulimi i vendimit të zotit de Moraes tregon se gjykata zgjedhore ka të ngjarë të refuzojë apelimin.

Defekti nuk ishte i njohur më parë, megjithatë ekspertët thanë se ai gjithashtu nuk ndikon në rezultat. Çdo makinë votimi mund të identifikohet ende lehtësisht përmes mjeteve të tjera, si qyteti dhe zona e votimit, tha Wilson Ruggiero, një profesor i inxhinierisë kompjuterike dhe sistemeve dixhitale në Shkollën Politeknike të Universitetit të Sao Paulos.

"Kjo nuk minon besueshmërinë në asnjë mënyrë," tha zoti Ruggiero për Associated Press . "Pika kyçe që garanton korrektësinë është nënshkrimi dixhital i lidhur me çdo makinë votimi".

Diego Aranha, është një profesor i asociuar i sigurisë së sistemeve në Universitetin Aarhus në Danimarkë, i cili ka marrë pjesë në testet zyrtare të sigurisë të sistemit zgjedhor të Brazilit.

Ndërsa makinat nuk kanë numra individualë identifikimi në regjistrat e tyre të brendshëm, këto numra shfaqen në faturat e printuara që tregojnë shumën e të gjitha votave të dhëna për secilin kandidat, tha zoti Aranha, duke shtuar se gabimi u zbulua vetëm për shkak të përpjekjeve të autoritetit elektoral për të ofruar transparencë më të madhe.

Humbja më pak se dy pikë e zotit Bolsonaro ndaj zotit da Silva më 30 tetor ishte diferenca më e ngushtë që nga kthimi i Brazilit në demokraci në vitin 1985. Presidenti ka refuzuar të pranojë humbjen ose të përgëzojë kundërshtarin e tij – duke i lënë hapësirë mbështetësve që të nxjerrin përfundimet e tyre.

Shumë prej tyre kanë protestuar pa pushim, duke pretenduar për mashtrime zgjedhore dhe duke kërkuar të ndërhyjnë që forcat e armatosura.

Dhjetra mbështetës të Bolsonaros u mblodhën jashtë konferencës për shtyp të martën, të veshur me ngjyrën jeshile dhe të verdhë të flamurit të Brazilit dhe duke kënduar këngë patriotike. Disa sulmuan verbalisht dhe shtynë gazetarët që përpiqeshin të hynin në ambientet e ngjarjes. Bolsonaro kaloi më shumë se një vit duke pretenduar se sistemi elektronik i votimit në Brazil është i prirur për mashtrim, pa paraqitur kurrë prova.

Marr nga VOA

jair bolsonaro marcelo de bessa luiz inácio

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet