LIVE UPDATES
Aktualitet

BMW-X6 plot me armë, gati për vrasje! Akuza kërkon “burg” për Spahiun e Preçin, kunatin dhe kushëririn e Erjon Alibejt

Policia pretendon se brenda në makinën e vjedhur në Shkodër, e cila mendohet se do përdorej për atentatin, ku u gjetën tre armët dhe dy bidona me benzinë, është zbuluar dhe një kartë identiteti të kombësisë greke me emrin Konstandinos Lolos banues në Patra.

22 Shkurt 2023, 16:19 Nga k.m.
BMW-X6 plot me armë, gati për vrasje! Akuza kërkon
Arben Spahiu dhe Arsen Preçi

ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka çuar në gjykatë materialin hetimor, ndaj dy personave të arrestuar, Arben Spahiu dhe Arsen Preçit, të cilët dyshohet se kishin planifikuar një atentat ndaj biznesmenit Elton Kila. Spahiu dhe Preçi akuzohen për “Sigurim të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit” dhe “Falsifikim të dokumentave”.

Sipas gazetarit Elton Qyno, i cili shkruan për "OraNews" se për Spahiun dhe Preçin, kunatin dhe kushëririn e Alibej, prokurori Kreshnik Ajazi ka kërkuar masën e sigurisë "arrest me burg". Në mbështetje të akuzës, Policia pretendon se brenda në makinën e vjedhur në Shkodër, e cila mendohet se do përdorej për atentatin, ku u gjetën tre armët dhe dy bidona me benzinë, është zbuluar dhe një kartë identiteti të kombësisë greke me emrin Konstandinos Lolos banues në Patra. 

Por fotografia e kësaj karte, ishte pikërisht e Arben Spahiut, shtëpia e të cilit ndodhet vetëm 50 metra larg vendit ku u gjetën armët. Vetë Arben Spahiu, ka deklaruar në polici se gjithçka ka qënë një inskenim që grupet kriminale në Elbasan, e kanë kryer me qëllim dëmtimin e familjes së tij dhe kunatit, Erjon Alibej. Teksa ky i fundit ende ndodhet i arrestuar për shkak se akuzohet se ka kryer disa vrasje në Elbasan dhe jo vetëm, për të cilat ka kontraktuar të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin. 

Sipas hetimeve, Arsen Preçi e Arben Spahiu prisnin mbërritjen e Kilës në Elbasan për ta sulmuar atë. Ky i fundit, ka qenë duke udhëtuar nga Tirana drejt Elbasanit ndërkohë që në automjet ndodhej bashkë me fëmijët dhe ndërhyrja e Policisë pak minuta para mbërritjes së tij në qytetin e lindjes, u ka shpëtuar jetën. Mjeti u gjet i parkuar në lagjen e Erion Alibejt, i cili ndodhet pas hekurave pasi akuzohet për organizimin e një sërë vrasjeve dhe fillimisht u aludua se mjeti ishte lënë nga armiqtë e Alibejt, por hetimet sollën të tjera zhvillime.

Vetë Preçi dhe Spahiu, sapo panë prezencën e forcave të policisë në zonë, u larguan duke lënë automjetin pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Kjo është hera e katërt që dështojnë atentate që kanë pasur për qëllim eliminimin e Elton Kilës. Shkak për eliminimin e tij mendohet të jetë një hakmarrje e lidhur me kunatin e Alibejt, Arben Spahiu. Ai është vëllai i Ardit Spahiut, i vrarë në Belgjikë dhe i Rigers Spahiut, i arrestuar në tetor të 2022 pasi u kap me një arsenal armësh. Tashmë pritet marrja në pyetje e të gjithë të përfshirëve në këtë ngjarje.

arben spahiu arsen preci

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet