LIVE UPDATES
Aktualitet

Blen shtëpi me noteri të rregullt, më pas i bllokohet në Kadastër, iu ngatërrua me hyrjen e fqinjit

Kadastra e Rrëshenit e pranon gabimin e bërë më përpara.

30 Dhjetor 2022, 23:02 Nga DOSJA
Blen shtëpi me noteri të rregullt, më pas i bllokohet në
Foto Ilustruese

Pranë redaksisë së emisionit Stop në Tv Klan ka ardhur një ankesë nga një qytetare në Rrëshen, e cila në hipotekën e apartamentit të saj në një pallat rezulton që kufizohet me vetveten. Në vitin 2018, zonja Majlinda Kola bleu një apartament 2+ 1, me sipërfaqje 107 m2. Po në atë vit Majlinda u pajis më certifikatë pronësie dhe prona ka qenë e pabllokuar. Por kur Majlinda donte ta shiste apartamentin, ai rezultoi i bllokuar, pasi është ngatërruar nga Kadastra me hyrjen e komshiut.

“Kam blerë një apartament 107 m2 në vitin 2018, kam bërë noterinë, kam marrë certifikatën e pronësisë. Unë dua të shes shtëpinë. Shkova te noterja, ajo tha duhet të shkosh te Hipoteka për të marrë atë që shtëpia është e bllokuar. Nuk kam marrë asnjë lloj kredie. Asnjë gjë. Kanë ngatërruar numrat e pasurisë te Kadastra dhe shtëpia ime del e Agustin Bardhokut, komshiut. Fillimisht unë shkova tek noterja për të bërë rifreskim pasurie. Aty zbulova që shtëpia është e bllokuar dhe nuk mund ta shes. Kur vajta te Kadastra drejtori Klajdi Dodaj më tha që është bërë një gabim nga ish-drejtori i parë Jul Përgega. Ne po vuajmë këtë gjë që unë nuk mund të shes shtëpinë. Edhe kur ishte drejtori tjetër, kam shkuar e jam ankuar, kemi bërë të gjitha gjërat dhe ai iku, erdhi ky tjetri, edhe ky tjetri përgjigjen e ke këtu në letër, por nuk mund të zgjidhi asnjë gjë”, thotë Majlinda Kola.

Kadastra e Rrëshenit e pranon gabimin e bërë më përpara.

“Gjatë punimit të praktikës dhe hedhjes së të dhënave në Regjistrin Kadastral Dixhital rezulton të ketë pasaktësi në regjistrim dhe në dokumentacionin e origjinës së pronës”, thuhet në përgjigjen me shkrim të dhënë nga institucioni i  Kadastrës.

Drejtori i Kadastrës së Rrëshenit, Klajdi Doda, thotë se ky problem i është përcjellë Drejtorisë së Lezhës.

“Ne i jemi drejtuar dhe Drejtorisë Lezhë, jemi në pritje për të marrë informacion të detajuar nga Drejtoria Lezhë. I jam drejtuar Lezhës se nuk janë vetëm këto gabime që janë shkruar këtu, ka dhe gabime të tjera dhe i jam drejtuar Drejtorisë së Lezhës për të ngritur një komision dhe ai komision ka për të marrë shqyrtimin edhe saktësimin e pasurive, që dhe zonja të pajiset me certifikatën e vetë dhe dokumentacionin e saj dhe çdo gjë të shkojë në mbarëvajtje të procedurave ligjore”, thotë drejtori i Kadastrës së Rrëshenit.

Kryeregjistruesi i Kadastrës në Lezhë, Gentian Malotaj, premton ngritjen e një grupi pune për zgjidhjen e këtij problemi.

“Jam në dijeni të këtij rasti, kam 2 ose 3 ditët e fundit që jam vendosur në dijeni. Kam vënë në lëvizje drejtorin vendor, përgjegjësin e zyrës së Mirditës ku ka ngritur edhe një grup pune për të zgjidhur rastin. Normalisht ai ka kërkuar asistencë nga Drejtoria Vendore e Lezhës duke qenë se edhe punëtorët nuk është se ka një strukturë të zgjeruar, 2 jurista dhe 1 hartograf do jenë. Do ngremë një grup pune për verifikimin e problematikës së dosjes, me dy juristët më të mirë që kemi ne dhe një inxhinier, pastaj qytetarit normalisht t’i japim shërbimin e kërkuar. Qytetarit, deri sa e ka me certifikatë pronësie, duhet patjetër që t’i japim një zgjidhje”, shprehet drejtori i Kadastrës së Lezhës, Gentian Malotaj. 

Marrë nga tvklan.al

majlinda kola klajdi doda gentian malotaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet