LIVE UPDATES
Aktualitet

BKT inauguron degën e restauruar dhe rinovuar në Vlorë – Një urë midis trashëgimisë dhe të ardhmes

Ceremonia u zhvillua në ndërtesën historike të bankës, e cila është restauruar me kujdes duke ruajtur vlerat arkitektonike dhe trashëgiminë kulturore të qytetit, ndërkohë që janë aplikuar standardet më bashkëkohore të teknologjisë dhe dizajnit.

20 Nëntor 2025, 10:00 Nga I.A

BKT inauguron degën e restauruar dhe rinovuar në Vlorë –

VLORË- Banka Kombëtare Tregtare vijon rrugëtimin e saj të zhvillimit dhe përkushtimit ndaj klientëve me inaugurimin e degës së restauruar dhe rinovuar në qytetin e Vlorës. Ceremonia u zhvillua në ndërtesën historike të bankës, e cila është restauruar me kujdes duke ruajtur vlerat arkitektonike dhe trashëgiminë kulturore të qytetit, ndërkohë që janë aplikuar standardet më bashkëkohore të teknologjisë dhe dizajnit. Ndërtesa i ka hapur dyert më 15 nëntor 1926 dhe aktualisht gëzon statusin “Monument kulture i kategorisë së parë”.

Në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i Bordit Drejtues të BKT, Z. Mehmet Usta u shpreh se ‘’Dega e re në Vlorë përfaqëson më shumë se një investim në infrastrukturë; ajo pasqyron premtimin tonë për t’u rritur krah për krah me klientët dhe komunitetet tona, për të ndërthurur traditën me inovacionin dhe për të vazhduar të shërbejmë me përsosmëri edhe për njëqind vitet e ardhshme. Ambientet janë ridizenjuar për të krijuar një hapësirë mikpritëse, ku çdo vizitë kthehet në një eksperiencë të këndshme dhe efikase. Teknologjia moderne, shërbimet e automatizuara dhe ndihma profesionale e stafit janë harmonizuar për të siguruar që çdo klient të marrë shërbim të personalizuar dhe të shpejtë. Në këtë mënyrë, ne vazhdojmë të forcojmë lidhjen me njerëzit që na besojnë prej dekadash, duke vendosur kujdesin ndaj klientit në qendër të çdo nisme’’.

BKT inauguron degën e restauruar dhe rinovuar në Vlorë –

VLORË- Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues të BKT, Z. Seyhan Pencabligil tha se me degën e Vlorës, përfundon edhe procesi i restaurimit të të gjithë ndërtesave të degëve historike të bankës në qytetet Durrës, Elbasan Korçë dhe Vlorë. një investim i rëndësishëm për të rikthyer shkëlqimin e tyre. Ai theksoi rëndësinë e restarurimit dhe rinovimit të tyre jo vetëm për t’u shërbyer klientëve të bankës por edhe për ruajtjen e trashëgimisë historike dhe kulturore të këtyre ndërtesave që janë pjesë e identitetit të qyteteve ku ndodhen.

Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore, partnerë të biznesit, klientë si edhe drejtues të lartë të Bankës Kombëtare Tregtare, ku i pranishëm ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Çalik Holding, Z. Mustafa Aksoy. 

Në kuadër të këtij përvjetori të rëndësishëm dhe si pjesë e angazhimit për qëndrueshmëri dhe trashëgimi afatgjatë, BKT mbolli 100 rrape në qytetin e Vlorës dhe në çdo qytet ku ndodhen degët e saj historike si një simbol i gjallë i trashëgimisë dhe rrënjëve të forta të institucionit.

BKT inauguron degën e restauruar dhe rinovuar në Vlorë –

Dega e Vlorës i bashkohet 30 degëve të tjera të BKT ku është implementuar një model i ri shërbimi, që ofron më shumë lehtësi, qasje më të shpejtë, procese të thjeshtuara dhe zgjidhje të personalizuara nga një ekip profesionistësh të përkushtuar dhe infrastrukturë dixhitale e standardeve më të larta. Ky transformim përfaqëson filozofinë e BKT-së për të qenë gjithmonë pranë klientëve, duke ofruar një eksperiencë bankare që kombinon përkushtimin njerëzor me teknologjinë më të avancuar.

BKT është banka më e madhe në Shqipëri me një total aktivi prej rreth 7 miliardë dollarë në baza të konsoliduara grupi bankar në fund të dhjetorit 2024, duke zotëruar gjithashtu 25% të aseteve totale të sistemit bankar në Shqipëri. Ajo operon në Shqipëri nëpërmjet 62 degëve dhe agjencive dhe u shërben më shumë se 800,000 klientëve me produkte dhe shërbime novatore.

BKT inauguron degën e restauruar dhe rinovuar në Vlorë –

Në sajë të performancës së saj të lartë BKT është vlerësuar ndër vite me çmime të ndryshme prestigjioze si “Banka më e Mirë në Shqipëri” nga institucione të mirënjohura në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar si The Banker, Global Finance, Euromoney, Emea Finance, Finance Central Europe etj. Aksionari i vetëm i bankës është Çalık Holding, themeluar në vitin 1981 në Stamboll që operon në sektorë të ndryshëm duke përfshirë atë të energjisë, ndërtimit, tekstileve, minierave dhe financës.

bkt mustafa aksoy seyhan pencabligil


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet