Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në dosjen e siguruar nga Top Channel, shihen bisedat e kryera mes grupit lidhur me mënyrën se si vepronin për të kontrabanduar ilaçet dhe gjetjen e kontakteve.
TIRANË- Janë zbardhur bisedat e grupit që kontrabandonin medikamente nga Greqia, Italia e Kosova, ku në pranga ranë 16 shtetas dhe në kërkim u shpallën dy të tjerë. Devis Beqiri, Gentian Beqiri, Erjon Bajramaj, Dinë Thaqi, Ermal Merdani, Lorin Bregoniva, Almed Hoxha, Elton Qorri, Albi Dyrmishi, Florian Muçogalli, Saimir Dervishi, Admir Hoxha, Gëzim Hoxha, Artur Spaho, Tomor Mustafaj, Albert Bakaj janë pjesë e grupit që u zbulua sot, që furnizonin farmacitë dhe shisnin ilaçe kontrabandë pa pullë fiskale. Pesë prej të cilëve janë nën masën arrest me burg në mungesë, ndërsa për të tjerët është urdhëruar ndalimi i menjëhershëm.
Hetimet nga prokurori Bledar Valikaj zbuluan se ata ekspozoheshin me role të ndara, farmacistë dhe transportuese që kontrabandonin ilaçe të domsoshme për mjekim në disa qytete. Në dosjen e siguruar nga Top Channel, shihen bisedat e kryera mes grupit lidhur me mënyrën se si vepronin për të kontrabanduar ilaçet dhe gjetjen e kontakteve. Gazetarja Anila Hoxha mëson se në këto hetime janë përdorur metoda stimuluese, dy agjentë të policisë janë paraqitur për të blerë ilaçe si persona të interesuar. Operacioni u ndërpre mbrëmjen e kaluar sepse njëri nga furnizuesit ka kërkuar verifikim.
Në dosjen e përgjimeve bëhet fjalë për ilaçe të tilla si: Klaricid, Ceclor, Ceftoral, Zithroma, Depon, Zithromax, Zoloft, Flagyl, Bisovlon, Diamicron, Diovan, Diovan, Vermox etj. Të arrestuarit në kushtet e flagrancës, të cilët janë marrë në pyetje, kanë deklaruar se nuk ishin në dijeni se ilaçet ishin të kontrabanduara, por në mbrojtje të vetes kanë shtuar se këto medikamente ishin të domosdoshme. Në bisedat të cilat janë voluminoze, flitet më tej për lloje të tjera ilaçesh, biseda e vazhdueshme për çmimet dhe lidhja me farmacistë të tjerë.
Pjesë nga dosja:
Devis Beqiri ka deklaruar se ai ka qenë i punësuar në shumë subjekte farmaceutike. Duke qenë i angazhuar në këtë sektor, ai ka krijuar kontakte dhe njohje me profesionistë të fushës, si mjekë apo farmacistë. Pasi ka mbetur pa punë dhe në kushte të vështira familjare, sepse ishte i divorcuar dhe më një fëmijë të vogël, e kanë detyruar atë të përfshihet në kontrabandimin e ilaçeve. Por ai ka theksuar se barnat të cilat tregtonte ishin cilësore.
Gentian Beqiri ka deklaruar në lidhje me aktivitetin që zhvillon i vëllai se nuk kishte dijeni për mënyrën se si shiteshin apo si bliheshin ilaçet, por thotë aktiviteti ishte i ligjshëm pasi i vëllai e njeh mirë sektorin e farmaceutikës.
Në bisedat e kryera është edhe biseda e Dine Thaqit, i cili pyeste furnizuesit nëse i kishin gati porositë dhe insistonte për takim. Ata madje kishin shkëmbyer edhe një zarf tek Tajvani pasi subjekti kishte qene aty përgjatë gjithë natës, në Kazino. Ai është me origjinë nga Kosova dhe dyshohet se kishte sjellë porosi nga pika kufitare e Kosovës. Gjithashtu në bisedat e datës 17.10.2023 ata kanë zhvilluar edhe një bisedë ku pas blerjes nga i infiltruari, kërkonin informacion pasi dyshonin se ishin punonjës të SHIKUT.
Arsyeja pse kanë zhvilluar këtë bisedë thotë Prokuroria, ishte pasi në momentin e parë të takimit, i infiltruari ishte paraqitur me emra farmacish, të cilat nuk ekzistonin. Në përgjime del edhe emri i një mjeku gjinekolog.
Po ashtu, Artur Spaho porosiste barna kontrabandë pasi kishte kërkesë nga klientët për ilaçe që nuk gjendeshin në treg.
10/3/23, 10:28 – Turi (Artur Spaho): I more ato
10/3/23, 10:30 – Bregovina: Për 1 orë do i kesh aty se jam me njerëz sot
10/3/23, 10:31 – Turi: Ok. Nazonan ke, është Levopromazin
10/6/23, 09:32 – Bregovina: Jo, kthehu pak te dyqani
Tomor Mustafa, u ndalua pasi gjatë kontrollit të telefonit iu gjetën biseda ku porosiste barnat kontrabandë.
Pjesë nga biseda: (Të përzgjedhura)
16.1.23, 2:01:11 Toli (Tomor Mustafa): 14 Rocefina mi gjen dot
16.1.23, 2:27:20 Devi (Devis Beqiri ): Nuk kam
14.4.23, 11:19:16 Toli: Nona, mgjes
14.4.23, 11:19:38 Toli: A mundesh me i çu para orës 2 ato
14.4.23, 11:20:47 Devi: Jo se në 6 e 30 do takohem me atë
14.4.23, 11:21:29 Toli: Ok po i them ka ora 7
14.4.23, 8:14:33 Devi: Të çova 600 euro
14.4.23, 8:14:37 Devi: Sa janë
17.4.23, 12:42:52 Devi: Ok, më vonë flasim
15.5.23, 8:48:09 Devi: Ai s’më ka sjellë asgjë v*ri k*rin, po të sjell 1.5 nesër
15.5.23, 8:48:30 Toli: O nona r*bt ju kam thënë që t’premten se pz ska
15.5.23, 8:48:49 Devi: Po ça të bëj të shiten vetë
15.5.23, 8:49:00 Toli: Po s’ka lidhje
15.5.23, 8:49:02 Toli: Vetëm t’pyta
15.5.23, 8:49:09 Toli: The i ka, mos fol budalliqe
15.5.23, 8:49:13 Toli: Tani shiti vete thot
15.5.23, 8:49:21 Devi: Të shitem unë ore
5.5.23, 8:49:29 Devi: Ai se kushton shume
6.5.23, 12:10:21 Toli: Nona erdhe
6.5.23, 12:14:53 Devi: Sa u nisa
16.5.23, 7:48:5 Toli: Po ju kam dhën 1.5
16.5.23, 7:49:06 Toli: Më marrin në tel thon ke 1 se shkuan e i morën ato
16.5.23, 7:53:50 Devi: Kisha për të paguar pjesën e djalit dhe aq kisha
26.5.23, 11:15:47 Devi: Duan siguracion
26.5.23, 2:00:47 Toli: Po si do ja bëjmë, të parat vetë i kam paguar.
126.5.23, 2:10:48 Devi: Ore prz s’kam, vajta si legen te banka
29.5.23, 9:11:17 Toli: Nona ça bane, ma bëj një njishe sot
29.5.23, 9:11:47 Devi: Jam në Itali të thash
29.5.23, 9:12:00 Toli: R*bt kanë kapur 25 milion
29.5.23, 9:12:06 Devi: Ça thua
29.5.23, 9:12:08 Toli: Duhet me i mbledh r*bt. Më fike, shif bëj diçka pash zotin
29.5.23, 9:14:20 Devi: Po ça të bëj o nona prz, sikur i kam e nuk ti jap
Biseda e Albert Bakajt me Devis Beqirin (Të përzgjedhura)
2.9.20, 11:57:30 Albert Bakaj: Më duhen maska dhe doreza
2.9.20, 11:57:39 Devi (Devis Beqiri ): Sa maska dhe sa doreza të duhen
2.9.20; 11:57:56 Albert : Po mi bëj 5+5
2.9.20, 11:59:41 Devi: Këto po ti bëj me lek në dorë
8.9.20, 6:39:27 Albert : Më duhet Aminoven 5%, Nulan (procarbazine) 50mg 18
18.9.20, 4:49:13 Devi: S’ka
18.9.20, 4:49:57 Devi: Përdoret për tumorin në tru. Dhe limfomen hodking
3.11.20, 11:47:56 Albert : Remdes 5 cop fare bëhet
3.11.20, 5:29:24 Albert : Dhe 5 xarelto
3.11.20, 5:29:32 Albert : Mi gjen dot?
5.21, 12:36:38 Albert : Behet fjalë për Decapeptyl dite+ Exemestane 25mg 1cp/ditë për 5vite
15.21, 12:37:25 Albert : I dua për një njeriun tim a i gjejmë dot
1.5.21, 4:36:53 Devi: Të pyes e të them
7.5.21, 4:37:24 Albert : Vinë nga Italia këto
7.5.21, 4:52:12 Devi: Në Itali
Zjarri Njoftimi i Policisë: Libofshë, Fier Ndezi zjarr për djegien e disa mbeturinave bimore, dhe si pasojë e përhapjes së f...
Foto ilustruese LEZHË- Bashkia Lezhë ka njoftuar banorët që të kenë kujdes për shkak të reshjeve të shiut...
Vëllezërit Indrit e Gentian Beqiraj TIRANË- Vëllezërit Indrit e Gentian Beqiraj, emrat e të cilëve u b&e...
Policia ELBASAN- Një 21-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Elbasan për vjedhje. Mësohet se i riu vodhi ...
Armir Hasa TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg, 18-vjeçarin Armir Hasaj dhe...
Policia RROGOZHINË- Bashkëshorti i 57-vjeçares Merushe Gjuzi që u hodh nga autobusi ditën e djeshme në aksin Peqi...
Ilacet TIRANË- 16 persona kanë rënë në pranga në Tiranë për magazinim dhe tregëtim të medikamenteve ...
dogana e Morinës MORINË- Një 30-vjeçar nga Vlora është arrestuar ditën e sotme në Morinë pasi&n...
Arrestimi SHKODËR- Një 32-vjeçar me emrin Fatlum Murçaj është arrestuar në Shkodër për grupim krimina...
Foto ilustruese LLOGARA- Dy vatra zjarri janë ndezur gjatë natës në Llogara. Mësohet se dy vatrat e zjarrit janë ndezur ...