LIVE UPDATES
Aktualitet

Bisedat e “SKY ECC” zbardhin vrasjet në Athinë e Korfuz, mes të arrestuarve shqiptari Abas Rabi, zbulohet roli i tij brenda bandave

Rabi mësohet se ishte person me precedentë penalë në Shqipëri. Nga ky megaopracion u arrestuan disa persona dhe u shtri në disa vende përkatësisht në Serbi, Greqi, Spanjë e Bosnje Hercegovinë.

1 Mars 2024, 12:58 Nga N.F
Bisedat e “SKY ECC” zbardhin vrasjet në Athinë e Korfuz,
Abas Rabi

GREQI- 44-vjeçari shqiptar nga Lazarati, Abas Rabi është vënë në pranga në kuadër të një megaoperacioni ndërkombëtar. Rabi mësohet se ishte person me precedentë penalë në Shqipëri. Nga ky megaopracion u arrestuan disa persona dhe u shtri në disa vende përkatësisht në Serbi, Greqi, Spanjë e Bosnje Hercegovinë. Në pranga janë vënë 10 persona në Serbi, Spanjë e Greqi, ndërsa 17 të tjerë rezultojnë në burgjet e Serbisë, Malit të Zi e Turqisë.

Nga operacioni, janë shpallur në kërkim 12 persona të tjerë. Operacioni është zhvilluar pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin “SKY ECC”, që ka çuar në zbardhjen e 4 vrasjeve në Athinë e Korfuz të anëtarëve të klanit kriminal “Skaljari” në Mal të Zi, të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Rabi është i vetmi person i arrestuar në Greqi, konkretisht në Athinë ku gjatë kontrollit të banesës i’u gjetën dhe sekuestruan 1 pistoletë, 2 krëhëra dhe 40 fishekë.

Roli i Abas Rabit

Rabi rezulton i kërkuar në Shqipëri për “prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “organizimi i lotarive të palejuara”. Në vitin 2004 ai u identifikua si një nga personat që hapi zjarr ndaj forcave RENEA. Në maj 2007, ai u arrestua nga policia e Delvinës në aksin “Krane-Ura e Gajdarit” pasi iu gjet në makinë një armë automatike tip “Scorpions” e prodhimit maqedonas por u la i lirë nga Gjykata e Sarandës. Në vitin 2014, ai u përfshi sërish në ngjarjet e Lazaratit, pasi nga kontrolli i ushtruar më datën 23 qershor në kazinonë e marrë me qira nga Abas Rabi, janë gjetur një sasi lënde narkotike në formë boçe dhe çokollatë, një sasi fishekësh dhe disa makineri lojërash fati dhe sende te tjera te kundërligjshme.

Në lidhje me ngjarjet në Greqi, ai akuzohet se pas vrasjes së Dedovic dhe Stamatovic, sipas bisedave në “SKY ECC”, armët dhe municionet e papërdorura i’u dorëzuan Abas Rabit, i cili i magazinoi për llogari të grupit kriminal me qëllim përdorimin e tyre në vrasjen e Alan Kozar. Rabi përdorte kodin “FN6820” në “SKY ECC” dhe komunikonte me maqedonasin Jakup Aljija. Ky i fundit kishte marrë urdhër nga Radoje Zvicer për transportin e armëve nga Athina në Korfuz. Aljija ja ka transmetuar këtë urdhër Rabit, i cili i ka dërguar fotografi të armëve Alijas. Armët e fotografuara e të shkëmbyera në “SKY ECC” rezultojnë të njëjta me armët në fotot e zbuluara në komunikimet e grupit kriminal serbo-malazez, ku ishte përfshirë edhe Radoje Zvicer.

Në 14 korrik 2020, Abas Rabi ka shkuar në Igumenicë  dhe ka marrë një automjet tip “Volvo” ku ndodheshin armët dhe me atë ka udhëtuar më pas për në Korfuz. Kjo ndodhi pasi personat e paidentifikuar që kishin çuar armët në Igumenicë u trembën të udhëtonin me traget nga Igumenica në Korfuz. Sikurse del nga bisedat, Abas Rabi nuk e njihte personin të cilit do t’i dorëzonte armët dhe për këtë, më datë 14.07.2020 ka dërguar foto ku shihet edhe pika e dorëzimit të makinës me armët (jashtë kishës të Agios Konstantinos dhe Elenit në zonën Kanalia të Korfuzit), makinën e lartpërmendur “Volvo” si dhe rrobat që ai kishte veshur, për t’u perceptuar nga marrësi. Pas marrjes së armëve, Nebojsa Jankovic ka marrë përsipër mirëmbajtjen dhe pastrimin e tyre. Më datë 17.07.2020, Marko Stankovic i ka dërguar fotografi të dy automatikëve të tipit “Skorpion” dhe “Kallashnikov” Dragan Knezevic.

Vrasjen e Kozar dhe Hadzic e kryen Dusan Jovanovic, Filip Knezevic, Marko Stankovic dhe Milos Jevric. Pas vrasjes ata u larguan me skaf nga Korfuzi në Sivota. Me urdhër të Jakup Aljija, katër vrasësit u transferuan me automjet nga Sivota në Halkidiki nga Abas Rabi dhe një tjetër person i paidentifikuar. Pas arrestimit të tij në kuadër të megaoperacionit, Rabi ka zbuluar me detaje për grupin hetimor veprimtarinë e tij. Në veçanti, ai deklaroi se me udhëzimet e Jakup Aljijas, ai ndërhyri për të gjetur një avokat për të përfaqësuar tre të arrestuarit (Petkovic, Brasnjovic, Lainovic), të arrestuar më parë në Glyfaddha.

Humbja e 200 kilogramëve kokainë

Sipas informacioneve, humbja e 200 kg kokainë në  Spanjë në vitin 2014 duket se ka qenë arsyeja kryesore që një organizatë kriminale me qendër në Mal të Zi u shpërbë dhe u shfaqën dy bandat rivale. Kjo bëri që katër viktimat të iknin në Greqi për t'u mbrojtur nga organizata rivale, duke marrë me qira strehim, duke përdorur të dhëna të rreme identiteti, në zona të Atikës, të paktën që nga viti 2019. Organizata “kundërshtare” e viktimave u bashkua me dy organizata të tjera nga më të fuqishmet e Ballkanit Perëndimor duke dërguar gradualisht njerëz në Greqi për të gjetur viktimat dhe për të kryer vrasjet. Lufta mes dy organizatave ka çuar në kryerjen e dhjetëra vrasjeve , si në Mal të Zi dhe Serbi, ashtu edhe në pjesën tjetër të Evropës.

Kontrata e vdekjes 1.5 milionë euro – Si u zbardh vrasja e dyfishtë në Korfuz

Rezultati i hetimeve të YDEZI është identifikimi i çdo anëtari të organizatës kriminale pjesëmarrës në vrasjet e ndodhura në vendin tonë, si autorët fizikë dhe bashkëpunëtorët e tyre, si dhe drejtuesit e organizatës që vendosi të kryente vrasjet. Në total janë identifikuar 39 anëtarë të organizatës, nga të cilët 7 janë arrestuar në Serbi dhe 2 në Spanjë, ndërsa 17 anëtarë janë të burgosur në qendra të ndryshme të paraburgimit në Evropë, Serbi, Mal të Zi dhe Turqi. 8 anëtarë të organizatave u identifikuan si autorë moralë të vrasjeve të kryera në Greqi , 8 anëtarë si autorë natyrorë, përkatësisht 4 në çdo rast vrasjeje dhe 23 anëtarë si bashkëpunëtorë të tyre.

3,500,000 milionë për vrasjet 

Për përgatitjen e sulmit ndaj lokalit në Vari janë dashur rreth dy milionë euro, që sipas EL.AS., tregon strukturën profesionale dhe mënyrën e funksionimit të tyre, lehtësinë e gjetjes dhe transportit të armëve, municioneve dhe pajisjeve dhe likuiditetin e madh të paratë. 

Për vrasjen e dytë të ndodhur në Korfuz, autoritetet vlerësojnë se nevojiteshin 1.500.000 euro.  
Prita e dështuar e vdekjes para atentatit në Vari. Ishte 8 janar 2020, pak ditë para vrasjes së 19-tës në tavernë, më pas “shënjestrat” – të vrarë në Vari – u vendosën në një qendër tregtare të njohur në periferi veriore, e cila pret çdo ditë mijëra vizitorë. ditë.  Autorët nuk do të hezitonin të kryenin vrasjet brenda saj, pa marrë parasysh mundësinë e viktimave kolaterale. Fakti që plani i tyre nuk u realizua është për shkak të ardhjes me vonesë të armatimit në pikë . 

abas rabi arrestim vrasje

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet