LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN siguron DOKUMENTIN: Ekspertët e BE dhe SHBA kundërshtojnë ‘paketën’ e ndryshimeve në drejtësi

Një dokument i siguruar nga BIRN tregon se ekspertët e huaj kanë hedhur poshtë propozimet kryesore për ndryshime ligjore në sistemin e drejtësisë, të cilat lidhen me reduktimin e Shkollës së Magjistraturës, kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm dhe mundësisë së rekrutimit të jo-magjistratëve në ILD dhe në SPAK.

4 Korrik 2023, 16:19 Nga k.m.
BIRN siguron DOKUMENTIN: Ekspertët e BE dhe SHBA kundërshtojnë
Foto ilustruese

Në shtator 2022, Komisioni i Ligjeve ngriti një grup pune për rishikimin e paketës së reformës në drejtësi – thuajse gjashtë vjet pas miratimit të tensionuar të saj me 140 vota në Kuvendin e Shqipërisë. Rishikimi i reformës u motivua me ‘kërkesat e vazhdueshme për ndryshime ligjore' të drejtuesve të institucioneve të drejtësisë. Gjatë nëntë muajve u zhvilluan disa konsultime të mbyllura mes drejtuesve të drejtësisë dhe një grupi bipartizan prej 5 deputetësh, që punuan për hartimin e draftit. Megjithatë, të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se pikat kryesore të ndryshimeve ligjore nuk janë mbështetur nga ekspertët e EU-JUST dhe OPDAT – dy misionet për ndihmë ligjore të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

BIRN siguroi një kopje të draftit të propozimeve për ndryshime ligjore, së bashku me opinionet e ekspertëve të EU-JUST dhe OPDAT. Dokumenti parashikon ndryshime në katër ligjet kyçe të reformës në drejtësi; ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ai për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, ligji për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë si dhe ai për institucionet e posaçme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Propozimet e grupit të punës prekin kryesisht kohëzgjatjen e Shkollës së Magjistraturës dhe verifikimin e pedagogëve të saj, i japin disa kompetenca shtesë Prokurorit të Përgjithshëm në përzgjedhjen e drejtuesve të prokurorive si dhe vlerësimin e tyre, parashikojnë heqje të kuotave për rekrutimin e jo-magjistratëve në ILD si dhe heqin disa kufizime për transferimet e anëtarëve të KLGJ-së dhe KLP-së, gjatë dhe pas mandatit të tyre.

Të hënën në Kuvend, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla i parapriu kritikave të ekspertëve të huaj në lidhje me ndryshimet e pritshme në legjislacionin e sistemit të drejtësisë.

“Çdo ndërhyrje që do të bëhet për efekasitetin e sistemit do të duhet të marrë dakordësinë e Bashkimit Europian dhe SHBA-ve,”- tha Balla, duke shtuar se do të ketë edhe një takim me partnerët për këtë çështje.

Jo reduktimit të Shkollës së Magjistraturës

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe ai i Prokurorisë, të mbështetur edhe nga Shkolla e Magjistraturës kanë propozuar reduktimin e periudhës së formimit të magjistratëve nga tre në dy vite, si një zgjidhje për vakancat e krijuara në sistem si pasojë e vetingut si dhe për një gjykim më të shpejtë të çështjeve të mbartura. Drafti parashikon gjithashtu heqjen e një vlerësimi të dytë të pasurisë dhe figurës për studentët e Magjistraturës si dhe ndryshime të pjesshme të kritereve të emërimit të drejtorit dhe pedagogëve të brendshëm të Shkollës së Magjistraturës. Por partnerët e EU-JUST dhe OPDAT vlerësojnë se reduktimi i Shkollës së Magjistraturës me një vit nuk është një vendim i maturuar dhe se kjo pikë duhet rishikuar në funksion të ruajtjes së cilësisë së trajnimit. Ekspertët e huaj kujtojnë gjithashtu se një nga arsyet e parashikimit të vitit të tretë të trajnimit ishte cilësia e ulët profesionale e magjistratëve.

“Cilësia e sistemit të drejtësisë është një nga kriteret përkundrejt të cilave do të matet progresi i Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në EU,“ citohet opinioni i ekspertëve të EU-JUST dhe OPDAT.

Gjithashtu, ekspertët e huaj vlerësojnë se “vetingu' i prurjeve të reja në sistem është thelbësor për reformën dhe u sugjeron Këshillave që të jenë të përgjegjshëm dhe seriozë me këtë mjet të rëndësishëm të ruajtjes së standardeve të larta të integritetit dhe etikës. Lidhur me pedagogët e Shkollës së Magjistraturës, ekspertët e EU-JUST dhe OPDAT sugjerojnë shtimin e një dispozite që parashikon se pedagogu nuk duhet të ketë masë disiplinore në fuqi si dhe një dispozite të dytë tranzitore që u ndalon personave të shkarkuar apo të dorëhequr nga vetingu që të jenë pedagogë në Shkollën e Magjistraturës. Gjithashtu, ekspertët e huaj e kanë gjetur të papajtueshëm faktin që pedagogët e brendshëm të Shkollës së Magjistraturës mund të ushtrojnë edhe profesionin e avokatit.

“Nuk është e qartë pse është e lejueshme për të ushtruar avokatinë në gjykatat më të larta ose në arbitrazh apo si ndërmjetësues, ndërkohë që nuk lejohen aksionet në kompani. Nëse qëllimi është që të sigurohet se pedagogët e brendshëm fokusohen te puna e tyre pedagogjike, ndalimi për të ushtruar avokatinë duhet të shtrihet në të gjitha nivelet, ndërsa mbajtja e aksioneve mund të jetë më pak problematike,“- vlerësojnë ekspertët e huaj.

Kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm

Drafti i ndryshimeve në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë” parashikon që t'i rikthejë Prokurorit të Përgjithshëm disa prej kompetencave që ai i humbi me reformën në drejtësi, të tilla si e drejta e një opinioni në zgjedhjen e drejtuesve të prokurorive të rretheve si dhe në vlerësimin e punës së tyre. Megjithatë, ekspertët e EU-Just dhe OPDAT rekomandojnë të rivlerësohet formulimi, pasi sipas tyre, “pesha dhe natyra” e opinionit është e paqartë.

“Ne sugjerojmë të vlerësohet përfshirja e parashikimeve që kërkojnë një informacioni faktik në vend të një opinioni,”- thonë ekspertët mbi rolin e kreut të Prokurorisë.

Propozimi është pranuar nga grupit i punës, i cili parashikon të ndryshojë draftin duke i dhënë të drejtën Prokurorit të Përgjithshëm që të japë informacion faktik dhe jo opinion, vetëm në rastin kur drejtuesit e zyrës së prokurorisë aplikojnë për një mandat të dytë.

“Ky rol lidhet edhe me përfshirjen e detyrimit të drejtuesit për të raportuar tek Prokurori i Përgjithshëm çdo 3 muaj dhe kontaktit të vazhdueshëm që ata do të kenë,”- thuhet në përgjigjen e grupit të punës në tabelën përmbledhëse mbi këto ndryshime.

Ndërkohë Kuvendi dhe ekspertët ndërkombëtarë ndajnë mendime të kundërta për kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm në administrimin e prokurorive të rretheve dhe e lexojnë në mënyra të ndryshme Kushtetutën. Ekspertët shprehen se Prokurori i Përgjithshëm ka kompetencën të menaxhojë administratën e prokurorive, duke përfshirë emërimin, ngritjen në detyrë, vlerësimin, procedurën disiplinore për të gjithë nëpunësit civil të zyrave të prokurorive, duke përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm.

Por, ndërkohë sipas deputetëve, këto kompetenca i ka marrë Këshilli i Lartë i Prokurorisë me ligj dhe spostimi i tyre tek Prokurori i Përgjithshëm, “nuk është tërësisht në përputhje me Kushtetutën”.

Njësi ligjore në SPAK

Ndryshimet në ligjin 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar“ synojnë të krijojnë një njësi të shërbimit ligjor për analizimin dhe stufimin e ankimeve të çështjeve penale pranë SPAK. Sipas draftit, kjo njësi parashikohet të përbëhet nga magjistratë dhe jo-magjistratë që kanë përfunduar me sukses formimin pranë Shkollës së Magjistraturës. Ekspertët e EU-JUST dhe OPDAT e kanë mikpritur krijimin e njësisë së shërbimit ligjor pranë SPAK, si një praktikë të përhapur edhe në vendet e Bashkimit Europian. Megjithatë, ata kundërshtojnë përfshirjen e jo-magjistratëve në këtë njësi.

“Këshilltarët/ ndihmësat ligjorë jo magjistratë përbëjnë një rrezik të lartë për pavarësinë gjyqësore dhe integritetin dhe duhet të përjashtohen nga objekti i këtij parashikimi,“- shkruhet në dokument.

I njëjti problem është ngritur edhe për ndryshimet që prekin Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, ku drafti parashikon një heqje të kuotave dhe kufizimeve për të rekrutuar jo-magjistratë si inspektorë, në kushtet kur magjistratët nuk shfaqin interes. Ekspertët e huaj “nuk e rekomandojnë“ hapjen e mundësisë për të rekrutuar më shumë jo-magjistratë dhe sugjerojnë incentiva të tjera, si për shembull ato financiare, për të plotësuar vendet vakante – të cilat nuk vlerësohen si opsion i përshtatshëm nga grupi i punës.

Sa i përket njësisë ligjore pranë SPAK-ut, grupi i punës vlerëson se kjo dispozitë është e ngjashme me ligjet e tjera dhe në institucione si Gjykata e Lartë, ajo e Apelit apo Prokuroria e Përgjithshme, përbërja është me magjistratë dhe laikë. “Propozimi i Partnerëve që njësia të ketë vetëm përbërje me ndihmësmagjistrat mbart dhe rrezikun që mos plotësohet, nisur nga vakancat që ka sistemi,“ citohet grupi i punës në dokument./BIRN

reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet