LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Raportimi i KLSH në Kuvend "mbahet peng" nga Komisioni i Ekonomisë

Të enjten gjatë punimeve të Kuvendit, opozita kërkoi që të futej në rend dite dhe raportimi i KLSH-së, duke akuzuar mazhorancën se po shkel Kushtetutën duke mohuar këtë procedurë ligjore.

25 Korrik 2024, 17:41 Nga N.F
BIRN: Raportimi i KLSH në Kuvend "mbahet peng" nga Komisioni i
Kryetari i KLSH

TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit është i vetmi institucion i pavaruar që nuk ka përfunduar procedurën e raportimit në Kuvend për këtë sesion parlamentar, pasi raportimi i këtij institucioni vijon të jetë i hapur në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, si komision përgjegjës për të dërguar rezolutën mbi punën e këtij institucioni në seancë plenare.

Të enjten gjatë punimeve të Kuvendit, opozita kërkoi që të futej në rend dite dhe raportimi i KLSH-së, duke akuzuar mazhorancën se po shkel Kushtetutën duke mohuar këtë procedurë ligjore.

“Është e papranueshme që KLSH është i vetmi institucion që lihet pa raportuar,” tha në seancë kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi , duke cituar nenin përkatës që detyron KLSH-në t'i paraqesë raportin vjetor Kuvendit.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e quajti të drejtë kërkesën dhe i bëri thirrje komisionit të Ekonomisë të vijojë punën për përmbylljen e procesit të raportimit dhe hartimit të rezolutës.

Por kryetari i këtij komisioni, Eduart Shalsi, pretendoi se KLSH nuk i kishte dhënë përgjigjet e kërkuara nga deputetët në këtë komision, edhe pse janë zhvilluar disa seanca dëgjimore me kreun e tij, Arben Shehu gjatë ditëve të fundit.

Ai tha se komisioni nuk ishte sqaruar se pse është kërkuar shkarkim nga detyra për drejtoreshën e buxhetit në Ministri të Financave, Mimoza Dhëmbi, pse ska kallëzim për skandalin e Onkologjikut, për këshilltarët e jashtëm të punësuar në institucion, etj..

I pyetur nga BIRN, Shalsi tha se “Komisioni po vijon punën dhe nuk është ende gati” dhe se ishte në tagrin e këtij komisioni afati i përmbylljes së procesit.

Raportimi i kreut të KLSH-së në këtë komision është shoqëruar me tensione dhe me akuza të opozitës për Shalsin dhe deputetët e tjerë të PS-së se po ushtronin presion politik mbi një institucion të pavarur. Vetë Shehu disa herë i gjeti si të papërshtatshme, intimiduese dhe fyese për punën e institucionit pyetjet e deputetëve socialistë.

Në seancën e së enjtes, Kuvendi miratoi me 90 vota pro, 1 abstenim dhe 4 kundër projektvendimin “Për ngritjen e Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik”, një strukturë që pritet të ketë në objekt të punës së saj punën e KLSH-së. Pavarësisht konsensusit politik nisma është kritikuar nga opozita si një tentativë për cenimin e pavarësisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Në këtë seancë, Kuvendi miratoi rezolutat për punën e institucioneve të pavarura që raportojnë  në Kuvend dhe konfirmoi me shumicë të thjeshtë votash listën e dalë nga shorti i tretë për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokatëve.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tha se, nëse Kuvendi nuk arrin 2/3-at në votimin e tretë atëherë kandidatët e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur. Si rrjedhojë kandidatët Bledar Bajri dhe Albens Tabaku zgjidhen anëtarë të KLGJ-së dhe Erind Mërkuri dhe Erind Gërmenji zgjidhen anëtarë në KLP./ BIRN

klsh komisioni i ekonomise

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet