LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: PS voton me urgjencë projektin e qeverisë për ndërtime në zonat e mbrojtura

Shumica miratoi me urgjencë propozimin në disa komisione parlamentare të hënën duke e kaluar për votim në seancë plenare të enjten pa marrë parasysh kundërshtimet e organizatave mjedisore dhe Bashkimit Europian.

19 Shkurt 2024, 23:02 Nga Blerina Gjoka
BIRN: PS voton me urgjencë projektin e qeverisë për ndërtime
Foto ilustruese

TIRANË-Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese e Mjedisin miratoi vetëm me votat e shumicës në një mbledhje online variantin final të projektligjit që u prezantua fillimisht si nismë nga disa deputetë socialistë, sipas draftit të qeverisë, të cilat i hapin rrugën zhvillimit turistik dhe ekonomik të Zonave të Mbrojtura.

Shumica miratoi me urgjencë propozimin në disa komisione parlamentare të hënën duke e kaluar për votim në seancë plenare të enjten pa marrë parasysh kundërshtimet e organizatave mjedisore dhe Bashkimit Europian.

Komisioni përgjegjës refuzoi kërkesën e ambasadorit të BE-së në Tiranë Silvio Gonzato për të rihapur konsultimet me shoqërinë civile dhe palët e interesuara për këtë nismë mbi propozimet e ardhura nga qeveria

Gjatë votimit nen për nen, ky komision përfshiu në projektligjin fillestar të deputetëve pothuajse të gjitha propozimet e ardhura nga qeveria duke i dhënë Këshillit Kombëtar të Territorit autoritetin vendimtar për veprimtaritë që do të zhvillohen brenda këtyre zonave dhe lejimin zhvillimit turistik dhe infrastrukturor në to.

Komisioni miratoi pa ndryshim nenin 33 të propozuar nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit, sipas të cilit lejohen; “veprimtaritë e zhvilluara në struktura akomoduese të ekselencës, 5 yje ose më shumë, në fushën e turizmit dhe çdo veprimtari/infrastrukturë tjetër mbështetëse ose në funksion të tyre, pavarësisht nëse kjo përcaktohet në VKM-në e shpalljes së zonës së mbrojtur”.

Në propozimet e qeverisë ishte dhe një variant tjetër i këtij neni që vinte si propozim i Agjencisë së Zhvillimit të Territorit për lejimin e investimeve strategjike dhe çdo projekti strategjik që vendoste qeveria.

Me ndryshimet e reja do të ngrihet një strukturë paralele me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura për administrimin Parqeve Kombëtare.

Para se të miratohej në komisionin e Mjedisit, projektligji u miratua me rezerva në komisionin e Ligjeve dhe atë të Integrimit.

Deputeti Pandeli Majko kundërshtoi për procedurë nismën e deputetëve duke e quajtur këtë një çështje politikash që i takonte qeverisë.  Madje, ai aludoi se deputetët kishin marrë përsipër të bënin “detyrën” e strukturave ekzekutive.

“Të jemi shumë të kujdesshëm, pasi ndërhyrjet që janë bërë në këtë ligj, të jem i sinqertë duket sikur jemi në rolin e Ponc Pilatit, po bëjmë punën e dikujt që nuk donte të dilte të thoshte ky është propozimi”- tha ai gjatë diskutimit.

Ndërkohë në komisionin për Çështjet Evropiane u shqyrtua shkelja që ky projektligj i bën direktivave të BE-së për përafrimin e legjislacionit, marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe deklaratës së të drejtave të njeriut të OKB-së për zhvillimin e qëndrueshëm.

Drejtuesja e mbledhjes, nënkryetarja Etilda Gjoncaj, tha se sugjerimet e ardhura nga zyra e Kuvendit për përafrimin e legjislacionit për nene të veçanta të projekligjit do t'i paraqiten komisionit përgjegjës.

“Të mbahen në konsideratë për përputhje me nenin 108 MSA, pikën 37 të kartës së të drejtave të njeriut dhe direktivën për mbrojtjen e habitatit dhe të natyrës”- tha ajo duke kërkuar të riformuloheshin nenet në përshtatje me detyrimet e mësipërme.

Ndërsa kryetarja e komisionit, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, në një konferencë për mediat akuzoi mazhorancën se po bën një krim ekologjik duke i hapur rrugë betonizimit të këtyre zonave.

“Një lëvizje e tillë jo vetëm kundërshton angazhimin tonë ndërkombëtar dhe thyen direktivat e Bashkimit Europian, konventat e nënshkruara nga qeveritë shqiptare ndër vite, por i hap rrugën dhe një zhvillimi që është më shumë i dëmshëm se sa i dobishëm në ato zona”- tha ajo.

Arben Pëllumbi, kryetar i komisionit për Mjedisin, i tha BIRN-it pas mbledhjes, se ishin marrë parasysh këto sugjerime. “Ligji nuk synon asnjë përafrim dhe nuk shkel asnjë direktivë”- tha ai, ndërsa shtoi se gjithashtu ishin marrë parasysh dhe kërkesat e shoqërisë civile.

Ndërkohë komisioni i Ligjeve dhe ai për Integrimin refuzuan kërkesat për dëgjesa nga shoqëria civile duke e konsideruar këtë si çështje të komisionit të Mjedisit.

Propozimet fillestare për ndryshimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura u bënë nga një grup deputetësh socialistë me argumentin se po i përgjigjeshin një shqetësimi të kryetarëve të bashkive që kërkonin më shumë kompetenca mbi territoret e ZM-ve.

Por drafti i tyre u hodh poshtë nga vetë nismëtarët në shumicën e propozimeve, pasi Këshilli i Ministrave i dërgoi Kuvendit një propozim të ri me emërtimin “dhënie mendimi” duke përdorur një truk procedurial për të shmangur konsultimin publik.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile i kërkuan të premten parlamentit dhe qeverisë që të tërhiqen nga propozimet e paraqitura dhe të hapin procesin për këshillim mjedisor me organizatat, institucionet shkencore dhe partnerët ndërkombëtarë në fushën e mbrojtjes së natyrës.

Ata këmbëngulën se të gjithë ndryshimet e propozuara janë të rrezikshme për të ardhmen e ZM-ve, shkojnë në kundërshtim me frymën e ligjit aktual, me normat dhe praktikat evropiane dhe me çdo detyrim ligjor të këshillimit publik.

Ndryshimet, sipas organizatave, vulosin fundin e sistemit të mbrojtjes për këto zona dhe biodiversitetit në Shqipëri./Reporter.Al 

zonat e mbrojtura

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale