LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Përfshirja e AMA-s në moderimin e TikTok ngre shqetësime për ‘censurë digjitale’

Kryetarja e AMA, Armela Krasniqi shkroi në rrjetin social në Facebook se ata nuk e kishin “parashikuar një fluks të tillë”.

3 Shtator 2024, 22:45 Nga I.A

BIRN: Përfshirja e AMA-s në moderimin e TikTok ngre shqetësime

TIRANË- Pak ditë pasi njoftoi nisjen e një bashkëpunimi me rrjetin social TikTok për të denoncuar dhe fshirë “video të dëmshme”, Autoriteti i Mediave Audiovizive raportoi për dhjetëra denoncime që sollën fshirjen nga platforma të 112 videove me përmbajtje piraterie.

Kryetarja e AMA, Armela Krasniqi shkroi në rrjetin social në Facebook se ata nuk e kishin “parashikuar një fluks të tillë”.

Prej 22 gushtit, AMA njoftoi se kishte vendosur bashkëpunim me rrjetin TikTok për të ndaluar shpërndarjen e materialeve filmike me përmbajtje të dëmshme. Në një njoftim për shtyp, AMA thotë se synon ndalimin e videove ku shfaqet apo nxitet dhunë si dhe ato që “përmbajnë gjuhë urrejtje, që shkelin të drejtat e fëmijëve dhe komuniteteve, liritë dhe të drejtat themelore të njeriut”.

“Në platformën TikTok, është hapur për llogari të Autoritetit, një kanal, në të cilin do të hidhen përmbajtjet e verifikuara nga ekipet e AMA-s, si të dëmshme, për tu ndjekur më pas zyrtarisht nga Platforma për masa të mëtejshme”, thuhet në njoftim. Autoriteti ndau në faqen e tij një link i cili të drejton për të bërë denoncimin e asaj që mund të konsiderohet përmbajtje e dëmshme.

Por për ekspertë të medias, përfshirja e AMA në këtë proces, një institucion i vënë shpesh në dyshim për zgjedhjen politike të anëtarëve, si dhe mungesa e qartësisë mbi mënyrën se si do të përcaktohet nëse një material është i dëmshëm apo jo, shton mundësitë për censurë digjitale.

“Dhe kjo nuk është një rastësi nëse e analizojnë në kontekstin aktual të mediave online. Këto të fundit po përballen me të ashtuquajturën “censurë digjitale”, e cila është një fushatë e përgjithshme censure që përdor politikat e Platformave të Shpërndarjes nëpërmjet raportimeve”, thotë Elvin Luku, ekspert i medias.

Edhe Blerjana Bino, nga “Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt” thotë se bashkëpunimi i AMA me TikTok ngre një sërë pikëpyetjesh. “Shqetësimi i parë ose nevoja për qartësi: AMA është rregullator për mediat audiovizuale dhe nuk ka një bazë të qartë ligjore për të mbikëqyrur përmbajtjen në platforma online si TikTok. E dyta, nga njoftimi i shkurtër, nuk ka qartësi mbi kriteret që AMA do të përdor për të përcaktuar përmbajtjen e dëmshme dhe mbi mënyrën se si trajtohen raportimet”, tha Bino për BIRN.

E pyetur nga BIRN mbi bazën ligjore dhe mbi kriteret, kryetarja e AMA, Armela Krasniqi, këmbënguli se  nuk kishte një marrëveshje mes Autoritetit dhe TikTok, por një “marrëdhënie bashkëpunimi”.

Krasniqi thotë se kjo bazohet në ligjin për funksionet e AMA që me ndryshimet e fundit i lejon autoritetit të shtrijë kontrollin përtej televizioneve dhe radiove edhe në platformat sociale që këta përdorin.  Krasniqi citoi Nenin 2 të ligjit 97/2013 që përcakton fushën e zbatimit  që i lejon AMA kontroll edhe të rrjeteve sociale apo platformave të shpërndarjes së videove të prodhuara nga televizionet. “Ky ligj zbatohet për transmetimet audiovizive lineare, transmetimet audiovizive jolineare dhe shërbimet mbështetëse të tyre, si dhe për shërbimet e platformave të shpërndarjes së videove”, citohet në përgjigje.

Elvin Luku shpjegon se ndryshimet ligjore ia kanë dhënë AMA-s të drejtën që të kontrollojë përmbajtjen që televizionet shpërndajnë në platforma të ndryshme. “Pra krahas përmbajtjes në TV, tashmë AMA ka dhe kompetencë dhe përmbajtjen në YouTube, Instagram apo TikTok vetëm të operatorëve mediatikë”, thotë Luku.

Por ai shton se njoftimi i AMA-s për bashkëpunimin me TikTok është evaziv dhe i paqartë dhe se në dukje, Autoriteti po i tejkalonte kompetencat, pasi puna do bazohej mbi denoncime.

“Unë e shoh si evaziv, pasi agjencia rregulluese po përpiqet të dalë përtej kompetencave ligjore të saj duke ftuar qytetarët për raportime të videove që qarkullojnë në këtë platformë dhe nuk janë vetem produkt I mediave audiovizive,” tha Luku.

Megjithatë, Krasniqi këmbënguli se denoncimet do të shqyrtoheshin nga ekspertët e institucionit. “Strukturat e ngarkuara me verifikimin e standardeve të postimeve të raportuara, janë: Këshilli i Ankesave, Drejtoria e Legjislacionit Ndërkombëtar, Drejtoria e Inspektimit dhe Mbikqyrjes dhe Drejtoria e Planifikimit të Frekuencave dhe TIK. Autoriteti nuk monitoron, por vepron sipas ankesave apo raportimeve të publikut”, tha ajo.

Ajo tha se vendimi i këtyre strukturave brenda AMA-s i përcillej me pas platformës dhe se bashkë me referimin për të bllokuar apo fshirë një përmbajtje dërgoheshin edhe shkeljet ligjore të gjetura. “Platforma njoftohet për postimet, që rezultojnë se përmbajnë shkelje të ligjit duke argumentuar shkeljen ligjërisht, përmes referimit të dispozitave përkatëse”, tha Krasniqi.

Bleriana Bino i tha BIRN se kjo përpjekje kishte anën e saj pozitive. Bino tha se parimisht, moderimi i përmbajtjes ndihmon në “krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë përdoruesit, duke parandaluar përhapjen e përmbajtjeve që mund të dëmtojnë shëndetin mendor ose fizik të individëve”.

Megjithatë, Bino thotë se paqartësia e procedurë krijon hapësirë për dyshim.

“Kjo mungesë transparence mund të sjellë mospërputhje nga një raportim në tjetrin dhe paragjykime në raportimin e përmbajtjeve të caktuara dhe në moderimin e përmbajtjes”, thotë ajo. Bino sjell si shembull raportimet e rreme masive ndaj Citizens Channel apo MediaLook që shkaktuan mbylljen e faqeve të tyre në rrjetet sociale të këtyre mediave.

“Rasti i Citizens, MediaLook, tregojnë që përmbajtje kritike janë raportuar me bots dhe trolls dhe janë mbyllur nga Facebook e Instagram, duke cënuar lirinë e shprehjes nën parimin se cënonin rregullat e komunitetit”, përfundoi ajo./Reporter.al

ama tiktok

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet