LIVE UPDATES
Aktualitet

'BIRN': Konventa e Bernës kërkon pezullimin e punimeve në aeroportin e Vlorës

Konventa e Bernës i kërkon qeverisë shqiptare që të ndërpresë punimet për projektin e debatueshëm të aeroportit të Vlorës, derisa të zhvillohet një procedurë e re e Vlerësimit të Ndikimit të Mjedisit si dhe një vlerësim i përshtatshëm i rreziqeve mjedisore.

15 Shtator 2023, 12:10 Nga A.B

'BIRN': Konventa e Bernës kërkon pezullimin e punimeve

Komiteti Drejtues i Konventës për Ruajtjen e Jetës së Egër dhe Habitateve Natyrore në Europë, e njohur shkurt si Konventa e Bernës, i ka kërkuar të enjten qeverisë shqiptare që të pezullojë punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës – një projekt i kundërshtuar gjatë nga organizatat mjedisore vendase dhe ndërkombëtare.

Në rekomandimin 219, Konventa e Bernës thotë se kërkesa për pezullim punimesh u mor pas shqyrtimit të një sërë dokumentesh dhe një vlerësimi në mjedis të situatës.

“Duke marrë parasysh që Zona e Mbrojtur Vjosë-Nartë dhe rrethinat e saj, janë strehë për specie shtegtare, shpendë uji dhe specie të tjera të rralla që mbarështohen në tokë të mbrojtura nga Konventa e Bernës, AEËA (Marrëveshja Euro-Afrikane për shpendët shtegtarë të ujit) dhe Konventa për Speciet Shtegtare dhe të vetëdijshëm për ndikimin e parashikueshëm ekologjik të projektit të aeroportit në këtë tempull unik të natyrës,” thuhet në arsyetimin e vendimit.

Vendimi i Konvetës së Bernës u bë publik të enjten në një konferencë shtypi nga shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri, PPNEA, Shoqata e Ornitologëve Shqiptarë AOS dhe EuroNatur.

Annette Spangenberg, drejtuesja e Ruajtjes së Natyrës pranë EuroNatur u shpreh se pozicioni i qartë i vendeve anëtare të Konventës së Bernës, përfshi Bashkimin Europian, ishte një mbështetje e rëndësishme. “Shqipëria ka nënshkruar edhe këtë konventë evropiane për ruajtjen e natyrës – nëse qeveria nuk i përmbahet asaj, kjo nuk do e tregonte Shqipërinë në një dritë të mirë. Rekomandimi i Konventës së Bernës sigurisht që do të gjejë rrugën e tij në negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian,” tha Spangenberg.

Në fakt ky nuk është rekomandimi i parë që Shqipëria merr nga Konventa e Bernës për të pezulluar punimet deri në një vlerësim të duhur mjedisor, por kjo është hera e parë që Konventa shprehet me një vendim. “Edhe më herët në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Konventës së bernës vitin e kaluar, aeroporti ishte temë diskutimi, tani në rekomandimi është vendosur dhe Shqipëria është informuar për këtë,” thuhet në komunikatën për mediat shpërndarë nga organizatat mjedisore.

Shqipëria e ka firmosur Konventën e Bernës në vitin 1995 dhe është bërë anëtare e plotë e saj në vitin 1999.

Kontestimet nga aktivistët mjedisorë për aeroportin e Vlorës nisën menjëherë sapo planet e qeverisë për ndërtimin e tij morën formë në vitin 2021, duke kundërshtuar procedurën dhe po ashtu Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis të cilin e cilësuan farsë. Në fakt, mjetet e rënda të kompanive ndërtuese dhe punimet në rrugët e zonës filluan ende pa u përmbyllur procedurat e dëgjesave publike, ndërsa organizatat mjedisore akuzuan për një mori gabimesh e shkeljesh në VNM-në e hartuar për këtë qëllim.

Projekti i aeroporti i Vlorës ishte një premtim i hershëm elektoral i kryeministrit Edi Rama, i cili u shty përpara pavarësisht se vetë studimet e qeverisë e vlerësuan atë të paleverdisshëm nga ana ekonomike, me risqe të larta dhe normë të ulët të kthimit të investimit. Për të nxitur investimin qeveria mori përsipër që të kompensojë të ardhurat e munguara të investitorëve privatë, duke vënë në dispozicion të projektit rreth 138 milionë euro të taksapaguesve përgjatë 10 viteve të para të operimit.

Në mars të vitit 2021, fitues u shpall konsorciumi i kompanive Mabco Construction në pronësinë e biznesmenit dhe politikanit kosovar, Behgjet Pacolli në partneritet me kompaninë turke, Yda Group, e cila ka në eksperiencën e saj ndërtime dhe operime në të paktën tre aeroporte në Turqi, Kazakistan dhe Ukrainë. Konsorciumi fitues ka marrë përsipër që të investojë 104 milionë euro për ndërtimin e aeroportit, por rreth një vit e gjysmë pas fitimit të tenderit, kompania turke, YDA Group u largua nga projekti dhe i shiti Pacollit paketën e vet prej 40% të aksioneve për një vlerë minimale prej 4450 eurosh.

Për aktivistët mjedisorë procedurat e ndjekura në miratimin e këtij projekti dhe më pas fillimi i punimeve janë në shkelje të ligjit. Organizatat janë bërë bashkë dhe kanë paditur vendimmarrjen e qeverisë në Gjykatën Administrative. Ata thonë se ndërsa punimet filluan në nëntor 2021, leja e ndërtimit për to doli vetëm 15 muaj më vonë. Po ashtu organizatat e mjedisit thonë se plani nuk ka marrë parasysh faktin që ndërtimi rrezikon më shumë se 220 lloje shpendësh./Marre nga BIRN

konventa e bernes aeroporti i vlores

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet