LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: “Paketa e Maleve” rrezikon të nxisë konflikte sociale

Edhe pse Hajdari u përpoq të justifikohej se dorëzimi i hartës ishte penguar nga përgjigjet e Kadastrës për statusin e pronësisë së tokave, justifikimi i tij u hodh poshtë nga Rama.

25 Tetor 2025, 10:06 Nga M.L
BIRN: “Paketa e Maleve” rrezikon të nxisë konflikte
Theth

“Ti Kreshnik, çfarë të ka penguar ty që të bësh hartën e zonave prioritare dhe ta dërgosh në qeveri?”- iu drejtuar kryeministri Edi Rama të enjten kryetarit të Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari gjatë një takimi me kryetarët e bashkive, ku ata morën urdhër të prerë që të dorëzonin hartat e zonave prioritare në qeveri për zbatimin e ligjit kontravers “Paketa e Maleve”. Edhe pse Hajdari u përpoq të justifikohej se dorëzimi i hartës ishte penguar nga përgjigjet e Kadastrës për statusin e pronësisë së tokave, justifikimi i tij u hodh poshtë nga Rama.

“Nëse ti pret përgjigje nga ASHK, ti nuk ke kuptuar ligjin. Nuk ke kuptuar paketën, nuk ke kuptuar asgjë,” iu drejtua Rama kryebashkiakut. Për kryeministrin Rama, paketa është “ilaçi” për problemin tridhjetë e kusur vjeçar të mungesës së dokumenteve të pronësisë të banorëve që jetojnë në zonat rurale.

Ligji parashikon që bashkitë janë nismëtare të procedurës që do të çojë në kalimin e pronave shtetërore apo private në pronësi të “investitorëve”, duke i kërkuar qeverisë që tokat në territorin e tyre të shpallen “zona zhvillimi”. Kjo kërkesë, sipas dispozitës, “argumentohet me praninë e poseduesve jopronarë në territorin e zonës, si dhe me vështirësitë e hasura në dhënien e akteve të zhvillimit të territorit (leje zhvillimi dhe ndërtimi) në raport me pjesën tjetër të territorit, si pasojë e mosrregullimit të marrëdhënieve juridike të pronësisë private mbi tokën”.

Që kur u lançua në mars të këtij viti me një ëebsite të dedikuar ku çdo i interesuar mund të shprehë interesin online, nisma ka ngecur në 11 procedurat e planifikuara për t’u ndjekur në hapin e saj të parë; tek krijimi i një harte tokash nga bashkitë për këto investime potenciale. Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ish-kryebashkiak i Beratit, pretendoi gjatë takimit se nga qindra shprehje interesi që kishin ardhur për këtë iniciatëve, ishin evidentuar deri më tani 33 projekte me potencial investimi, investime që sipas tij nisnin nga 10 milionë euro.

Hezitimet apo përpjekjet e kryebashkiakëve për të sqaruar problematikat që kishin hasur në zbatimin e nismës u shuan nga tonet shpotitëse të Ramës, i cili në formë urdhëruese, u kërkoi “të zgjohen nga gjumi dhe brenda tetorit të vijnë të gjitha hartat”. Sjellja e kryeministrit me kryetarët e bashkive nuk është një rast i veçuar dhe është kritituar më herët si cënim i autonomisë vendore, por në këtë rast, problematikat duken se janë më të thella se sa çështja e pavarësisë së të zgjedhurve vendorë; është nxitja e tyre për t’u përfshirë në procedura që në të ardhmen mund të krijojnë përplasje ligjore dhe konflikte pronësie për banorët e zonave të tyre.

Ekspertë të pushtetit vendor dhe juristë e shohin këtë nismë ligjore si mbivendosje me ligjet e tjera që kanë tentuar prej vitesh të zgjidhin problemet e pronësisë dhe si mekanizëm që rrezikon të nxisë konflikte sociale në zonat ku do të aplikohet. Agron Haxhimali nga Instituti i Bashkive, një organizatë që ka në fokus problematikat e pushtetit vendor, i tha BIRN-it se çdo hartë e zonave prioritare që bëhet pa marrë parasysh problemet e pronësisë mbi ato toka do të krijojë përplasje të reja.

Sipas Haxhimalit, “Paketa e Maleve” është një nismë me potencial për zhvillimin e zonave te thella malore, por mënyra si po kërkohet të zbatohet, tregon, sipas tij, “më shumë nxitim administrativ sesa planifikim të qëndrueshëm”.

“Pa zgjidhur nyjën ligjore të pronësisë dhe pa garantuar transparencë, çdo hartë investimi rrezikon të mbetet një ushtrim formal, jo një vizion real për zhvillim,” vlerëson ai, duke theksuar se në këtë kontekst “çdo ‘hartë investimesh’ që bëhet pa u sqaruar më parë këto marrëdhënie mund të krijojë përplasje ligjore më vonë si për investitorët, ashtu edhe për banorët lokalë”. Në këtë kontekst, Haxhimali nuk i sheh bashkitë si pengesë, por si aktorë që po përballen me mungesë sigurie ligjore dhe përgjegjësi të madhe për çdo firmë që vendosin.

“Ndaj çdo vendim i studiuar mirë nga bashkitë është një konflikt më pak dhe një përgjegjshmëri më e madhe ligjore,” thotë ai, duke i sugjeruar kryeministrit që të jetë më shumë dëgjues ndaj kryebashkiakëve se sa urdhërues përshpejtimi procesesh, në mënyrë që këto procese të jenë ligjore dhe përjashtuese të konflikteve të çdo natyre. Edhe për juristin Marash Logu, nisma nuk prodhon asnjë zgjidhje, siç pretendohet nga qeveria, përveçse krijon probleme të reja dhe bie në kundërshtim me nenet e Kushtetutës që mbrojnë të drejtën e pronës dhe ligjet e tjera për pronën.

Logu, i cili ka përfaqësuar opozitën në përballjet ligjore në Gjykatën Kushtetuese, argumenton ‘antikushtetuetshmërinë” e “Paketës së Maleve” dhe problematikat sociale, që sipas tij, sjell zbatimi i saj në terren. “Termi ‘posedues jopronar’ ku bazohet e gjithë nisma nuk ekziston në asnjë jurispudencë gjykatash, as në Kushtetutë dhe as në ligjet e vendit,” i tha ai BIRN-it, duke shtuar se “posedues jopronar është praktikisht të ligjërosh zaptuesit e paligjshëm të pronave, qoftë publike apo private”.

Sipas qëllimit të shpallur, skema synon të nxisë rikthimin e banorëve që të investojnë në tokat e tyre në zonat malore, ku shpopullimi dhe mungesa e zhvillimit është problem. Por sipas Logut, ajo nuk është kufizuar vetëm në zonat malore, por mund të aplikohet kudo, edhe në bregdet.

“Duket e njëjta skemë si ligji i investimeve strategjike, që u dha mundësinë disa personave që të grabisin prona shtetërore dhe prona të qytetarëve,” thotë Logu. Nga ana tjetër, ai përforcon shqetësimin e Haxhimalit për përplasjet për shkak të pronësisë dhe argumenton se një nismë e tillë nuk mund të nisë zbatimin pa u mbylur proceset e hapura të pronësisë që lidhen me kthimin e kompensimin e ish pronarëve të ligjshëm, me ligjin 7501, atij për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë, të legalizimeve dhe të privatizimit.

“Pa përfunduar këto procese, sepse nuk kemi zgjidhur akoma as kthimin e pronës tek pronarët, as legalizimet dhe as çështjen që ka të bëjë me ligjin 7501, krijojmë një mekanizëm tjetër ligjor që u jep mundësi zaptuesve të paligjshëm që të bëhen pronarë,” arsyeton Logu.

Duke parashikuar konfliktet sociale që mund të sjellë zbatimi i nismës, Logu sjell një skemë potenciale konflikti. “Në veri tokat janë të ndara në mirëkuptim mes banorëve. Në ato zona sot mund të kesh 1 ose 2 familje, pasi të tjerët kanë lëvizur për shkak të shpopullimit, migrimit brenda apo jashtë vendit,” tha ai.

“Kjo nismë do t’u jap mundësinë atyre që jetojnë atje të njihen si pronarë dhe për sipërfaqe më të mëdha se sa sipërfaqja që ata posedojnë, e kur nesër ata që kanë lëvizur jashtë të kthehen në tokat e të parëve, do të krijojë konflikt me atë që shteti i ka dhënë një titull pronësie,” prezumoi ai./Reporter.al

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet