LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Akuza dhe tension në KLP për zgjedhjen e kreut të Prokurorisë së Tiranës

Rrjedhja e informacionit u konsiderua “shumë shqetësuese” nga disa prej anëtarëve të KLP-së, por nuk është problemi i vetëm. Pas skualifikimit të Ajazit me argumentin se nuk është prokuror në Tiranë, KLP po e zgjedh për herë të dytë kreun e prokurorisë më të madhe të vendit përmes procesit me një kandidat të vetëm.

26 Maj 2022, 20:33 Nga DOSJA

 

BIRN: Akuza dhe tension në KLP për zgjedhjen e kreut të
Pamje nga mbledhja

 

Mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për procedurat e zgjedhjes së drejtuesit të ri të Prokurorisë së Tiranës u shoqërua të enjten me debate të tensionuara dhe akuza për rrjedhje informacioni nga vetë institucioni. Nga dy kandidatët në garë, KLP vendosi të enjten të skualifikojë kreun e Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi dhe t’i hapë dritën jeshile Arens Çelës, aktualisht drejtues i komanduar i prokurorisë së kryeqytetit.

Por siç doli nga debatet në seancë, Ajazi i kishte dërguar më herët një memo KLP-së përmes së cilës ankohej për skualifikimin e tij nga gara.

Rrjedhja e informacionit u konsiderua “shumë shqetësuese” nga disa prej anëtarëve të KLP-së, por nuk është problemi i vetëm. Pas skualifikimit të Ajazit me argumentin se nuk është prokuror në Tiranë, KLP po e zgjedh për herë të dytë kreun e prokurorisë më të madhe të vendit përmes procesit me një kandidat të vetëm.

I pyetur nga BIRN për garën formale, kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla tha se ata nuk kishin rrugë tjetër.

“U jemi lutur prokurorëve [të kandidojnë]. Ça t’i bëjmë, s’ka kandidatë,” tha Balla.

Mbledhja e së enjtes në Këshillin e Lartë të Prokurorisë u zhvillua virtualisht dhe pa praninë e medias. E regjistruar në audio, seanca u publikua më pas në faqen online të KLP-së. Nga relacioni i lexuar prej relatores së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, Eloida Goxhi u mësua se dy kandidatët e vetëm që kishin shfaqur interes për drejtimin e Prokurorisë së Tiranës ishin Kreshnik Ajazi dhe Arens Çela.

Ajazi drejton Prokurorinë e Elbasanit prej marsit 2021, ndërsa Çela u komandua drejtues i Prokurorisë së Tiranës më 28 prill, menjëherë pas shkarkimit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të Elisabeta Imerajt. Goxhi tha në seancë se Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, pasi kishte shqyrtuar kandidaturat i propozonte Këshillit që të skualifikonte Ajazin dhe të kualifikonte si kandidat Çelën.

Në relacion, Goxhi thotë se skualifikimi i Ajazit bazohej në pikën 7 të nenit 52 ligjin për “Statusin e Magjistratit”, sipas së cilit thirrja për të kandiduar si drejtues u bëhej magjistratëve të prokurorisë ku ishte krijuar vakanca.

Po ashtu, Goxhi arsyetoi në relatim se Ajazi, duke qenë ndërkohë drejtues i një prokurorie, nuk mund të kualifikohej në një procedurë rritjeje në detyrë, për shkak se ajo që ai kërkonte ishte një lëvizje paralele. Një qëndrim të ngjashëm mbajti në seancë edhe anëtari tjetër i KLP-së, prokurori Sokol Stojani.

“Kjo është procedurë për ngritje në detyrë, nuk jemi në rastin e një lëvizje paralele,”-tha Stojani.

Në krahun tjetër, Arens Çela, i cili pas shkrirjes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda u emërua prokuror në Tiranë, u kualifikua dhe është tashmë kandidati i vetëm para Këshillit. Më herët, Çela u komandua nga KLP në Prokurorinë e Përgjithshme.

Praktika e ndjekur deri më tani nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për ngritjet në detyrë duket se e ka nxjerrë jashtë loje konkurrimin. Por anëtarët e KLP-së justifikohen me mungesën e kandidatëve. Në një bisedë telefonike, anëtarja e KLP, prokurorja Eloida Goxhi tha se pavarësisht shpalljes nuk kishte pasur kandidatë.

“Këshilli nuk ka asnjë mekanizëm tjetër ligjor për t’i detyruar magjistratët të garojnë,”-tha ajo. Goxhi tha se ky ishte një problem që KLP e kishte pasur edhe në gara të tjera, përjashto atë të Vlorës. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe drejtuesi i KLP-së, Alfred Balla. Ai tha se prokurorët nuk përfshiheshin në garë dhe se për këtë nuk kishte ndonjë zgjidhje. Balla tha megjithatë se procedura e ndjekur ishte korrekte.

Vendimet për skualifikimin e Ajazit dhe kualifikimin e Çelës ishin unanime. Përveç mungesës së kandidatëve, gara për kreun e Prokurorisë së Tiranës u kompromentua edhe nga dyshimet për rrjedhje informacioni.

Zyrtarisht, Ajazi u skualifikua të enjten, por ai i kishte dërguar më parë një memo KLP-së, përmes së cilës ankohej për skualifikimin. Sipas audios së publikuar nga KPK, kryetari Alfred Balla kërkoi të lexojë memon që Ajazi i kishte drejtuar Këshillit, për të cilën tha se anëtarët e kishin në email. Ai shtoi se do e lexonte para marrjes së vendimit për kualifikimin apo jo të Ajazit për postin e drejtuesit në Tiranë.

“I nderuar kryetar, të nderuar anëtarë”, lexon Balla nga memo, para se të ndërpritet nga një prej anëtarëve që nuk identifikohet, por që kundërshton prerazi leximin e saj.

“Kjo është shumë shqetësuese,” thotë anëtari që nuk prezantohet, ndërsa shton se nga KLP kishte rrjedhur informacion për kandidatët dhe se kjo duhej të shqyrtohej si problem.

Nga sa u kuptua, Ajazi ishte vënë në dijeni për draft-vendimin e Komisionit të Karrierës në KLP që e skualifikonte atë nga gara.

Në debat ndërhyri edhe anëtarja Nurihan Seiti, e cila me tone të ashpra i kërkoi Ballës llogari për rrjedhjen e informacionit. “Nga e mori informacionin,” pyet Seiti dhe kur Balla përgjigjet me “nuk e kam idenë”, anëtarja replikon duke thënë: “Duhet ta keni”.

Relatorja e çështjes, prokurorja Eloida Goxhi thotë në seancë se ishte njësoj e shqetësuar për rrjedhjen e informacionit. “Në cilësinë e relatores jam kundër leximit dhe ka problematika të tjera kjo memo,” tha Goxhi.

E pyetur në telefon, Goxhi i tha BIRN se nuk mund të diskutonte përmbajtjen e memos para se KLP ta diskutonte atë në një seancë të ardhshme, por pretendoi se ajo nuk e cënonte integritetin e garës, pasi vendimi për skualifikimin ishte marrë më parë.

Balla mohoi të kishte rrjedhje informacioni. Ai i tha BIRN në telefon se mbledhjet e Komisionit të Zhvillimit të Karrierës dhe procedura të ngjashme në Këshill janë të hapura. I pyetur për reagimin e kolegëve gjatë seancës, ai tha se ata ndoshta nuk e dinin.

“Këto janë mbledhje të hapura, nuk ka rrjedhje informacioni,” tha Balla.

Ndërkohë, në të njëjtën mbledhje Këshilli u njoh edhe me vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit, që siç tha Balla kishte rrëzuar pjesërisht vendimin e diskutueshëm të KLP-së për caktim në SPAK të prokurorëve Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu. Padia ndaj këtij vendimi të KLP-së u bë nga prokurorja Sonila Muhametaj (Domi), e cila u rendit e treta në garën që u zhvillua sërish pas dyerve të mbyllura./BIRN

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën