LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: 56 organizata kërkojnë tërheqjen e projektligjit që cënon Zonat e Mbrojtura

Ndryshimet ligjore erdhën si nismë e disa deputetëve socialistë dhe parashikojnë hapjen e rrugës investimeve dhe aktivitetit industrial në Zonat e Mbrojtura natyrore duke ulur nivelin e mbrojtjes së tyre dhe duke u dhënë bashkive të drejtë administrimi mbi këto territore.

30 Janar 2024, 19:49 Nga h.k
BIRN: 56 organizata kërkojnë tërheqjen e projektligjit që
Foto ilustruese

TIRANË-Në një letër të firmosur nga 56 organizata të shoqërisë civile drejtuar Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit kërkohet tërheqja e projektligjit nga axhenda e Kuvendit dhe rihapja e një procesi të ri konsultimi me publikun e komunitetin e ekspertëve të mjedisit.

Ndryshimet ligjore erdhën si nismë e disa deputetëve socialistë dhe parashikojnë hapjen e rrugës investimeve dhe aktivitetit industrial në Zonat e Mbrojtura natyrore duke ulur nivelin e mbrojtjes së tyre dhe duke u dhënë bashkive të drejtë administrimi mbi këto territore.

Të ndërmerrni sa më shpejt procedurat për tërheqjen e shqyrtimit të këtij projektligji nga seanca plenare; Të bëhet publik relacioni që shoqëron projektligjin; Kuvendi të rihapë procesin e konsultimit publik së bashku me dëgjesën publike, proces i cili nuk është realizuar plotësisht dhe është penguar edhe nga defektet teknike të platformës së konsultimit”- thuhet në letrën e firmosur nga organizatat.

Organizatat kërkojnë që ky projektligj të shqyrtohet përmes një procesi të rregullt ligjor konsultues me publikun dhe të kalojë në dëgjesë me aktorët e interesit për ta bërë transparent këtë proces.

Projektligj u kundërshtua gjithashtu të martën nga drejtues të këtyre organizatave gjatë seancave dëgjimore në Komisionin parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.

Taulant Bino, drejtues i shoqatës së Orintologjisë, u tha deputetëve se këto ndryshime ishin një tentativë për t'i trajtuar këto zona si “lulishte bashkiake”.

Projekt-ligji i barazon zonat e mbrojtura në “lulishte bashkiake” jo natyrore të cilat pavarësisht funkioneve që kryejnë për komunitetin, nuk kanë asnjë vlerë dhe funksion natyror nga pikëpamja e habitateve”- tha ai.

Sipas tij, ‘parimi i përshtatshmërisë' që propozojnë deputetët e PS-së është i rrezikshëm dhe ligjëron shkatërrimin e ZM-ve.

Ai solli si shembull zonën e Pishë Poros në Vlorë, ku një pjesë e peisazhit të mbrojtur të pyllit me pisha u dogj gjatë verës.

Aktualisht kjo zonë nuk e përmbush parimin e përshtatshmërisë dhe ky parim lehtëson tjetërsimin e saj”- tha Bino duke shtuar se, “nëse është djegur me qëllim për hapjen e trojeve, atëherë ky parim zyrtarizon qëllimin e fshehur të keqbërësit”.

Tendenca e projekt-ligjit është trajtimi i zonave të mbrojtura, thjesht dhe vetëm si zona ekonomike”- këmbënguli Bino, në oponencën para komisionit, ku parashtroi argumentet për çdo nen të ligjit.

Sipas tij, ndryshimet parashikojnë që në brendësinë dhe zemrën e këtyre zonave mund të zhvillohet çdo lloj aktiviteti ekonomik i paqëndryeshëm dhe i papranueshëm për ruajtjen e integritetit ekologjik të tyre, habitateve natyrore dhe specieve të faunës dhe florës së egër që ato strehojnë.

Të njëjtin qëndrim ndau me komisionin edhe Mirjan Topi, drejtor ekzekutiv i Guidës së Shpendëve, i cili kërkoi tërheqjen e projektit duke e quajtur konfuz dhe në kundërshtim të hapuir me udhëzimet e bashkësisë ndërkombëtare për mbrojtjen e natyrës.

Ky projektligj bie ndesh me qëllimin e ligjit për ZM, amendimet krijojnë kushte që Këshilli Kombëtar i Territorit të lejojë të ndërtohen brenda tyre vepra të mëdha infrastrukturore, nxjerrja  hidrokarbureve, rrethime të karakterit urban, të cilat e shfrytëzojnë dhe e degradojnë natyrën”- u tha ai deputetëve.

Po ashtu, ai kundërshtoi propozimin për zhvendosjen e kompetencave në varësi të bashkive  për 20 përqind të territorit të këtyre zonave dhe heqjen e zonimit brenda tyre.

Sipas Topit ndryshimet e ligjit mund të vinin pas një analize të zbatueshmërisë së ligjit aktual dhe një konsultimi të gjerë me publikun, gjë e cila ska ndodhur në këtë rast.

Kryetari i komisionit Arben Pëllumbi u tha drejtuesve të organizatave mjedisore se pavarësisht se projektligji ishte futur në kalendar për tu votuar në seancën e datës 15 shkurt, Kuvendi nuk kishte asnjë ngut për ta miratuar pa dëgjuar palët e interesuara.

Ai përsëriti disa herë se ndryshimet nuk e preknin qëllimin e ligjit për mbrojtjen e këtyre zonave dhe i mbrojti propozimet si nevojë e ardhur nga bashkitë për të shfrytëzuar potencialin e tyre.

Ndërsa, deputeti Fadil Nasufi, një nga nismëtarët e ndryshimeve, argumentoi se, s'mund të lihej 1/5 e territorit vetëm për konservim, pa parë dhe përfitimet ekonomike.

Deputetët e PS-së që firmosën draftin e projektligjit thonë se morën shkas nga një letër e firmosur nga një dyzinë kryebashkiakësh socialistë që kërkonin ndryshimin e ligjit dhe të drejtën për të administruar këto zona në territorin e tyre për nevoja të zhvillimit ekonomik e turistik./REPORTER.AL

zonat e mbrojtura

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet