LIVE UPDATES
Aktualitet

Bimët mjekësore, në udhëkryq nga rënia e Euros

Për shkak të rënies së Euros dhe stokut të pashitur, përpunuesit po grumbullojnë nga fermeri bimë mjekësore dhe erëza me çmim deri në 30% më lirë sesa një vit më parë.

26 Janar 2025, 07:28 Nga r.ll
Bimët mjekësore, në udhëkryq nga rënia e Euros
foto ilustruese

TIRANË- Rënia e monedhës Euro vijon të dëmtojë përpunuesit dhe grumbulluesit e bimëve mjekësore dhe aromatike. Në vitin 2023, totali i të ardhurave të kompanive kryesore të sektorit u tkurr me 18% krahasuar me vitin paraardhës. Vështirësitë po ndikojnë te rënia e çmimit deri me 30% të bimëve që grumbullohen nga fermeri. Pakësimi i çmimit po redukton kultivimet e bimëve mjekësore.

Zhvlerësimi i kursit të këmbimit të monedhave të huaja vijon të ndikojë negativisht te sektori i eksportit të bimëve mjekësore dhe aromatike.

Për shkak të rënies së Euros dhe stokut të pashitur, përpunuesit po grumbullojnë nga fermeri bimë mjekësore dhe erëza me çmim deri në 30% më lirë sesa një vit më parë.

Por rënia e ndjeshme e çmimeve të grumbullimit po ul interesin e fermerëve për kultivime. Përveç kësaj ndryshimet demografike vijojnë të ndikojnë negativisht tek ulja e sasisë së bimëve të egra mjekësore të mbledhura në zonat malore.

Kujtim Zere, drejtuesi i kompanisë “Albanian Herb”, një ndër përpunuesit kryesorë të bimës së sherbelës dhe rigonit për eksport, pohon për “Monitor” se bima e sherbelës po grumbullohet te fermerët me tarifë 20 deri në 30% më lirë.

Edhe çmimi i grumbullimit të rigonit ka pësuar rënie me 30%.

Faktorët kryesorë, sipas tij, që po ndikojnë te rënia e çmimeve të grumbullimit janë pamundësia financiare e eksportuesve për të blerë me tarifë më të lartë lëndën e parë nga fermeri prej vështirësive që po shkakton rënia e valutave, si dhe stoku i lartë i bimëve të kultivuara, veçanërisht te sherbela.

“Rënia e çmimeve të grumbullimit është ndikuar tërësisht nga zhvlerësimi i kursit të këmbimit. Humbjet nga valutat arrijnë deri në 20% te përpunuesit.

Po ashtu, stoku i lartë i bimëve të pashitura, veçanërisht te bima e sherbelës, e bën të pamundur rritjen e çmimit të grumbullimit.

Bima e sherbelës ka hyrë në vitin e tretë të krijimit të stokut, në një sasi të lartë, në zonën e Malësisë së Madhe, që nga Kopliku deri në Tamarë. Edhe situata me eksportet prej tre vitesh është në krizë nga rënia e Euros dhe Dollarit”.

Orges Liperi, drejtues i kompanisë “Albanian Trading Company” sh.p.k. ngre shqetësimin se zhvlerësimi i monedhave të huaja vijon të dëmtojë në tërësi sektorin e eksporteve të bimëve mjekësore.

“Zhvlerësimi i monedhave të huaja është disavantazh për vijimësinë e sektorit. Konvertimi i Euros së fundmi ka rënë 15%.

Kjo diferencë rrezikon që ta nxjerrë jashtë tregut sektorin e përpunimit dhe eksporteve të bimëve mjekësore, pasi operohet me marzhe të ulëta fitimi nga 5 deri në 10%”.

Për kryetarin e Shoqatës së Eksporteve të Bimëve Mjekësore dhe Aromatike, Filip Gjoka, stoku i lartë i sherbelës erdhi nga mbiprodhimi, pasi fermerët kultivuan pa planifikim dhe në mungesë të studimeve të kërkesës së tregut.

Për rrjedhojë, mbiprodhimi nuk po lejon rritjen e çmimit të grumbullimit, ndërsa mosndryshimi i kërkesës jashtë po ashtu vijon të mbajë çmime të ulëta të shitjes për eksport.

“Sherbela vijon të grumbullohet te fermerët me çmim të ulët nga mbiprodhimi. Po ashtu, edhe çmimi i shitjes së sherbelës në eksport vazhdon të mbetet i ulët, pasi kërkesa jashtë nuk ka rritje. Pra është një bimë që blihet lirë dhe shitet lirë dhe kjo për shkak të stokut të lartë.

Nga ana tjetër, edhe kontratat e eksportuesve nuk janë afatgjatë, sepse ndikohen nga ecuria e kërkesës dhe konkurrenca në tregjet e huaja.

Pagesat e ulëta ndaj fermerëve për sherbelën e egër që mblidhet në male, ku për 1 kg bimë të mbledhur paguhen 100 lekë, kanë nxitur kultivimet.

Edhe nëse prej fermerëve nuk do të kultivohej për një vit sherbelë, stoku arrin të mbulojë kërkesën në tregun e jashtëm”.

Kujtim Zere, drejtuesi i kompanisë “Albanian Herb”, thotë se aktualisht rënia e çmimit ka zbehur interesin e fermerit për kultivim. Për pasojë, pritet që stoku të nisë shfryrjen nga viti 2025.

“Viti 2023 ishte shkatërrimtar për ne, për shkak të rënies së Euros dhe Dollarit. Pasojat ishin në uljen e lartë të çmimit të grumbullimit për lëndën e parë që merret nga fermeri. Pra ishim në pamundësi reale për t’u furnizuar me çmime të larta.

Bima e sherbelës nuk po kultivohet në sasi të lartë. Çmimi do të vijojë të mbetet i lirë, derisa oferta në treg të pakësohet. Stoku i sherbelës ka qenë i lartë dhe ky është një tjetër faktor ndikues te pakësimi i çmimit.

Parashikojmë që nga viti 2025 të nisë shfryrja e stokut, pasi ka nisur edhe rënia e kultivimeve.”

Për stabilizimin e situatës së krijuar me stokun e bimëve të pashitura, Kryetari i Shoqatës së Eksporteve të Bimëve Mjekësore dhe Aromatike, Filip Gjoka, rekomandon se mbetet e domosdoshme që Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të nisë takimet me fermerët për t’i orientuar drejt kultivimeve të planifikuara dhe të leverdishme.

“Në këtë situatë është e nevojshme të zhvillohen takime me fermerët, me qëllim orientimin dhe planifikimin për të mbjellat. Ne kemi propozuar që për kultivimin e sherbelës të ndërpriten subvencionimet dhe të kalojnë për kultura të tjera që do të sillnin fitime për fermerët”.

Shpopullimi i zonave malore, emigrimi i fermerëve, mungesa e subvencioneve po ndikojnë te tkurrja e prodhimit dhe sasisë së bimëve të egra të mbledhura në male.

Kujtim Zere, nga “Albanian Herb”, pohon se në këtë periudhë që përkon edhe me kultivimin e bimës së trumzës, e ka të pamundur mbjelljen e fidanëve të rinj, pasi po has shumë vështirësi në gjetjen e fuqisë punëtore.

Trumza përdoret gjerësisht në industrinë ushqimore, por edhe në mjekësi. Sipas eksportuesve, tregu ndërkombëtar shfaq interes për këtë bimë dhe është i qëndrueshëm.

Orges Liperi, nga kompania “Albanian Trading Company” sh.p.k., e specializuar në grumbullimin dhe përpunimin e bimëve të egra mjekësore, për eksport në SHBA dhe vende të BE-së, thotë se shpopullimi i zonave malore po pakëson gjithnjë e më tepër sasinë e bimëve të egra që mblidhen në zonat malore.

“Mendoj se kanë mbetur më pak njerëz për të shkuar në fshat apo në mal, për të grumbulluar bimë e lule. Numri i tyre vijon të pakësohet. Ata që ishin u plakën dhe brezat e rinj shfaqin gjithnjë e më pak interes për të kryer këtë profesion”.

Zoti Liperi parashikon se kjo tendencë do të theksohet gjithnjë e më tepër.

Eksportuesit, në vështirësi për të përballuar koston shtesë të rritjes së pagave

Problematikë e mprehtë për sektorin mbeten edhe vështirësitë e gjetjes së punonjësve për fabrikat e përpunimit të bimëve dhe luleve. Për të plotësuar hendekun e fuqisë punëtore, disa operatorë kanë vijuar me rritjen e pagesave.

Të tjerë e kanë gjetur zgjidhjen me punësimin e të huajve.

Por për disa nga kompanitë po bëhet i vështirë përballimi i kostove për rritjen e pagave të punonjësve, pasi shtesa po zbatohet edhe për punonjësit e pakualifikuar.

“E kemi shumë të vështirë të gjejmë punonjës për në fabrikat e përpunimit. Për shkak të këtij hendeku me fuqinë punëtore jemi të detyruar të rrisim pagat edhe për punonjës pothuajse të pakualifikuar dhe me mungesë aftësish profesionale dhe arsimore.

Pagat neto të tyre arrijnë deri në 50 mijë lekë në muaj. Edhe me këtë nivel pagash janë të pakënaqur. Nuk e nxisin rekrutimin. Prej tyre kërkohen pagesa neto në nivel 80 mijë lekë në muaj”, nënvizon Kujtim Zere, drejtues i operatorit “Albanian Herb”.

Orges Liperi thotë se rritja e pagesave dhe shtimi në numër i personelit ka rritur kostot te produkti final.

Filip Gjoka, nga “Filipi Co”, pohon se zgjidhja e vetme për plotësimin e stafeve mbetet punësimi i punonjësve nga India dhe Filipinet, për të plotësuar ofertën për punonjës në linjat e përpunimit dhe nivel menaxherial.

“Këtë problematikë po e zgjidhim, duke vijuar të marrim punonjës nga Bangladeshi, India dhe Filipinet. Do të vazhdojmë të marrim punonjës të huaj, jo vetëm për fabrikat, por edhe për punët në fermë dhe më gjerë. Mungesa e fuqisë punëtore na e bën të pamundur zgjerimin e aktivitetit”.

Zoti Gjoka e sheh gjetjen e punonjësve si një ndër sfidat kryesore edhe për 2025-n, që domosdoshmërisht do të kërkojë ende zbatim të masave prej operatorëve.

Sipas tij, mungesa e theksuar për punonjës është krijuar nga emigrimi i popullatës drejt BE-së dhe nga lëvizja e tyre prej zonave të thella rurale drejt atyre urbane.

Sipas të dhënave të INSTAT, në periudhën janar-tetor 2024 eksportet e grupit “Farat vajore, bimët industriale apo medicinale, ushqim për kafshët” arritën në sasinë e 10,3 mln kg.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023, sasia e eksporteve u rrit me 14%.

Në muajt janar-tetor 2023, eksportet e grupit “Farat vajore, bimët industriale apo medicinale, ushqim për kafshët” ranë me 22% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Në 2023 është shënuar rënia më e fortë tek eksportet e bimëve mjekësore, sesa në periudhën e pandemisë së Covid-19, që u shoqërua me kufizim të lëvizjeve dhe politika izoluese që zbatuan shumë vende.

Për periudhën janar-tetor 2024, vendi kryesor për eksport është SHBA, duke zënë 27% të totalit të sasisë së eksportuar. Më pas 26% e bimëve janë eksportuar në Gjermani, 7% në Turqi, 5% në Itali, 5% në Spanjë etj.

Në vitin 2023, në periudhën janar-tetor, sipas të dhënave të INSTAT, vendi kryesor për eksporte të grupit “Farat vajore, bimët industriale apo medicinale, ushqim për kafshët” ishte Gjermania me rreth 50% të totalit të sasisë. E ndjekur nga SHBA me 10%, më pas Italia dhe Turqia.

Kryetari i Shoqatës së Eksporteve të Bimëve Mjekësore dhe Aromatike, Filip Gjoka, pohon se për të rikuperuar humbjet nga zhvlerësimi i monedhave Euro dhe Dollar, shumë eksportues jo vetëm që kanë zgjeruar gamën e produkteve që i ofrohen tregut ndërkombëtar, po madje po shtojnë sasinë për eksport drejt tregjeve të largëta të vendeve aziatike.

Drejt këtyre tregjeve synohet ofrimi i atyre produkteve që konstatohet mungesë eksportesh nga vendet e rajonit.

Pavarësisht synimeve të eksportuesve për t’u shtrirë në tregje të reja, zoti Gjoka përsërit se problem mbetet mungesa e investimeve për rritjen e kapaciteteve përpunuese për produkt final të përpunuar.

Vetëm 25% e operatorëve me potenciale grumbulluese, përpunuese dhe eksportuese arrijnë të nxjerrin produkt final të përpunuar, kurse 75% e tyre u shitën si lëndë e parë pa u përpunuar, duke humbur pjesën të madhe të vlerës që mund të ngelej në ekonominë vendase.

Të ardhurat e kompanive eksportuese

Të ardhurat e pesë kompanive kryesore të eksportit të bimëve mjekësore për vitin 2023 arritën në 25,7 milionë euro. Krahasuar me vitin 2022, totali i të ardhurave ra rreth 18%.

Totali i fitimit të kompanive në 2022 arriti në 1,2 milionë euro.

Krahasuar me vitin paraardhës, totali i fitimeve u reduktua në masën 51%.

Të ardhurat e kompanisë “Filip Co” për vitin 2023 u rritën me 5% krahasuar me 2022, ndërsa fitimet ranë me 19%.

Të ardhurat e kompanisë AGROHERBAL ranë me 3% kurse fitimet 38% krahasuar me vitin paraardhës.

Në vitin 2023, të ardhurat e kompanisë “Albanian Herb” ranë me 57%. Fitimet e kompanisë ranë 79%.

Rënie të ardhurash pati në vitin 2023 edhe kompania “Gjedra”. Të ardhurat ranë me 10%, ndërsa fitimet me 61%, në raport me 2022.

Të ardhurat e operatorit të eksportit të bimëve mjekësore “Herba Fructus Natyror” u ulën me 24% në vitin 2023, ndërsa fitimet me 95% krahasuar me 2022.

kultivimi i bimeve mjekesore

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet