Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
11 emigrantët e vendosur në bordin e anijes së marinës italiane janë pjesë e grupit të tretë të emigrantëve të dërguar në Shqipëri pas dy operacioneve të para sipas skemës së diskutueshme në tetor dhe nëntor.
ITALI- Pas një pauze dymujore të shkaktuar nga pengesat ligjore, duket se kanë rifilluar operacionet për dërgimin e emigrantëve të shpëtuar në Mesdhe në qendrat e përpunimit të Italisë në Shqipëri. Anija e Marinës italiane Cassiopea, e cila është ankoruar në ujërat ndërkombëtare rreth 20 milje nga ishulli Lampedusa, ka 11 emigrantë në bord, nga Egjipti dhe Bangladeshi, shkruajnë mediat italiane.
11 emigrantët e vendosur në bordin e anijes së marinës italiane janë pjesë e grupit të tretë të emigrantëve të dërguar në Shqipëri pas dy operacioneve të para sipas skemës së diskutueshme në tetor dhe nëntor. Ndërkohë, anija pret të marrë më shumë emigrantë përpara se të niset për në portin e Shëngjinit.
Në rastet e mëparshme, tetorin dhe nëntorin e kaluar, gjyqtarët nuk kishin vërtetuar ndalimin e azilkërkuesve të sjellë në objektet shqiptare. Qeveria italiane u ndalua disa herë nga gjykatat për të sjellë emigrantë në Shëngjin dhe Gjadër. Shkak i ndalimit dhe kthimit të emigrantëve ishin listat e vendeve të origjinës së azilkërkuesve, ku qeveria italiane pretendonte se nuk duhet të ketë një listë të unifikuar për të gjitha shtetet e BE.
Në vitin 2023, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama arritën një marrëveshje për ndërtimin e këtyre qendrave, me qëllim që Italia të menaxhojë fluksin e emigrantëve jashtë territorit të saj, duke shfrytëzuar Shqipërinë si një qendër pritjeje. Kjo marrëveshje ngjalli kritika të shumta nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të cilat e shohin këtë projekt si një përpjekje për të zhvendosur problemin e emigrantëve në vende më të dobëta në aspektin ligjor dhe ekonomik.
Më 30 dhjetor 2024, Gjykata e Kasacionit në Itali i dha të drejtë Giorgia Melonit dhe kabinetit të saj të cilët pretendojnë se secili shtet duhet të ketë një listë të personalizuar të vendeve të sigurta dhe të pasigurta. Ndër të tjera, për pjesën e listës së vendeve të sigurta, Gjykata e Kasacionit tha se gjyqtarët e çështjeve të secilit rast nuk zëvendësojnë vlerësimin, i cili në përgjithësi është përgjegjësi vetëm e Ministrit të Jashtëm dhe Ministrave të tjerë.
Marrëveshja për emigrantët është kritikuar nga opozita italiane se është e shtrenjtë, me një kosto rreth 800 milionë euro gjatë pesë viteve, dhe sipas tyre trajton vetëm një pikë në oqeanin e emigrantëve që arrijnë në Itali çdo vit. Nga ana tjetër Komisioni Evropian dhe disa liderë evropianë kanë shprehur interesin që ai të bëhet një model i mundshëm për menaxhimin e emigrantëve jashtë territorit të BE-së.
ariana herri ITALI- Një 23-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në Itali si pasojë e miokardit fulminant. Ariana Herri ndërro...
foto ilustruese ITALI- Gjykata e Apelit të Bolzanos në Itali lë në fuqi dënimin me 24 vite burg për shqiptarin Avni Meç...
pamje nga evakuimet TIRANË- Janë publikuar pamje të tjera nga evakuimi i banorëve të pallatit 8-katësh, garazhi i të cil...
makina edjegur TIRANË- Mjetet në foto u shkrumbuan në garazhin e pallatit në kompleksin “Kika 1” në kryeqyt...
fotot ilustruese TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me zjarrin në pallatin 8-katësh në zonën e Komun&e...
vendngjarja TIRANË- Zjarrfikëset kanë vënë nën kontroll zjarrin e rënë në garazhin e një pallati 8-kat&eu...
prokuroria e korces KORÇË- Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të...
foto e pallatit TIRANË- Garazhi i një pallati 8 katësh, te "Komuna e Parisit" në kryeqytet, është përfshirë nga zj...
vendngjarja TIRANË- Garazhi i një pallati 8 katësh te "Komuna e Parisit" është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme. Si...
dritan agolli TIRANË - Në 16 nëntor të vitit 2022, Fondi Shqiptar i Zhvillimit hapi një tender 1.5 milionë euro me objekt &l...