LIVE UPDATES
Politike

Bido denoncon: Gjikuria “fushatë” në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin

Në postimin e tij ai i drejtohet edhe gazetarit Flavio Qarri, që sipas tij ka folur për të, ku Bido e ka pyetur: "A e ke ti burrërinë të flasësh për tradhtinë e atyre që mbështesin vorioepirotistët?"

27 Korrik 2024, 22:05 Nga r.ll
Bido denoncon: Gjikuria “fushatë” në 2 të
ardit bido

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido në një postim në rrjetet sociale është ndalur në garën për Bashkinë e Himarës, ku ka ironizuar fushatën e kandidatit të opozitës, Petro Gjikurinë por edhe deputetin Agron Gjekmarkaj.

Në postimin e tij ai i drejtohet edhe gazetarit Flavio Qarri, që sipas tij ka folur për të, ku Bido e ka pyetur: "A e ke ti burrërinë të flasësh për tradhtinë e atyre që mbështesin vorioepirotistët?"

Më tej Bido shkruan se Gjikuria ka punuar 30 vjet për “Vorio Epirin”, i cili përbetohet si grekoamerikan, ndërsa për Gjekmarkajn thotë ka bërë fushatë me fotografinë e Spiromilos që dogji Borshin.

POSTIMI I BIDOS: 

I dashur Flavio,

Më vjen keq që lexoj prej teje një tekst të mbushur me të pavërteta, sepse si një pinjoll i një familje patriotike që ka luftuar për shqipen në Kishën Ortodokse të Shqipërisë, siç ti je, ty nuk të takojnë. Të bësh sikur nuk e di që Fredi Beleri është përdhosës i simboleve kombëtare, pra i atij flamuri shqiptar për të cilin paraardhësit e tu luftuan për ta mbrojtur, nuk është pakujdesi. Dhe nuk është përdhosës i simboleve kombëtare se e themi ne, por se edhe Gjykata e Strasburgut ka vendosur kështu. Të bësh sikur nuk e di që Fredi Beleri është dënuar nga shteti grek për armbajtje pa leje të kallashnikovëve të vjedhur gjatë vrasjes së Fatmir Shehut dhe Arsen Gjinit në Masakrën e Peshkëpisë, është sërish jo pakujdesi, por dalje kundër parimeve të mbiemrit Qarri që ka dhënë kaq shumë për këtë vend. Ti flet për mua, që kam aftësinë të mos shohë me syze partiake, siç shumë ndër jush shohin, për të thënë se kandidimi i Tavos, që individualisht është i pakritikueshëm se jo vetëm që ka vepruar përherë si patriot shqiptar, por MAVI i Belerit i ka bërë dy atentate për ta vrarë si “tradhtar të Vorio Epirit”, është gabim politik në simbolikë i kësaj shumice, naivitet se mund të bindet Greqia apo të merren vota të nën 15% të vetidentifikuar grek në Himarë dhe mungesë e theksuar kreativiteti. Mirëpo, përballë këtij gabimi në simbolikë e jo në person, kemi një faj: tradhtinë, vendosjen e një vorioepirotisti të Nikolas Gejxh, që e ka emrin Petro Gjikuria e ka punuar 30 vjet për “Vorio Epirin”! E mes të dyjave, unë e kam burrërinë të them edhe gabimin, edhe faktin që Tavo është kandidati që nuk i dëmton interesat kombëtare shqiptare! A e ke ti burrërinë të flasësh për tradhtinë e atyre që mbështesin vorioepirotistët?

Lexova i habitur që edhe një intelektual i kalibrit të Agron Gjekmarkajt, në satirën e autogolit binte në të njëjtin kurth. Së pari, në retorikë antishqiptare na kujtonte se ishte nga Lezha e Malësia e Madhe, për të krijuar një alibi se “tradhtarë në veri nuk ka” e se na paska vetëm në jug. Në veri ka aq tradhtar sa ka dhe në jug, pakicë e papërfillshme, por me pushtet politik, përballë shumicës dërrmuese patriotike shqiptare, që në jug e në veri është po aq, njësoj! Agroni, që fliste për bisedën në Borsh, ku në fakt ishin vetëm tre malësorë, që prej vitesh votojnë aty, që e pritën shpurrën nga Tirana e Himara, se e bojkotuan të gjithë vendalinjtë, nuk e kuptonte dot si ngatërrohej Spiromiloja në idenë gjeniale të partisë së vetë për të kandiduar vorioepirotistin Gjikuri e jo shqiptaren Dhimojani në atë bashki! “Nuk e kuptonte dot” është ironi, sepse sarkazma e vërtetë është se Agroni dhe ata që erdhën nga Tirana sapo kishin mbaruar një takim në zyrat e OMONIA-s, ku kushdo që ka shkelur, e ka parë flamurin e Spiromilos, djegësit të Borshit, në murin e zyrës së mbledhjeve! Pra, Agroni, pasi foli nën fotografinë e Spiromilos së vrasjes së shqiptarëve krah Gjikurisë u habit se pse niprit e atyre që u vranë nga vorioepirotistët i mbyllën derën se Gjikuria mbështet ideologjinë e Spiromilos. E quajti edhe Gjikurinë “shqiptar” kur Gjikuria përbetohet si grekoamerikan, si vorioepirotist i Federatës, si pasardhës i idealeve që shfaqet me fotografitë që tek OMONIA, nga Agroni bëri deklarata përbetuese proshqiptare, i qëndronin si luciferë, njëfarë shënjtërosh, të vorioepirotizmit mbi kokë.

Ndaj, Flavio, jo vetëm se ti je nga një familje e sprovuar atdhetare, po se të njoh që je aq liberal, sa të mos ngatërrosh të qenit grek, me të qenit antishqiptar, kur shumica dërrmuese e minoritetit të Irini Qirjakos, Lefter Talos, Panajot Panos, Dhimitër Bedulit, Vasil Mesopotamidhit e të tjerë, janë po aq patriot sa unë e ti; ti, pikërisht ti, nuk mund të biesh pre e satirës brilante në penë por të rëndë për stomakun të Gjekmarkajt, që nuk sheh bashkëpunëtorët e nazistëve të Agimit të Artë, dhe i njëson ata me bashkëqytetarët tanë shqiptarë 97% e këtij vendi a grekë, vlleh, maqedonas, bullgar, a çdo etni paçin. Ti, që e di mirë se ajo bashki është mbi 85% shqiptare patriotike, nuk mundet të mbyllësh sytë që gjikuristët e vorioepirotizmit bënë dje fushatë në Kuç në orën 2 të mëngjesit, orë që veç fushatë nuk bëhet, por që thirren ca emra që i dimë, e që joshen me krushqi a mbështetje, për të “shitur” votën drejt vorioepirotizmit.

E di ku e kam hallin Flavio? Gushti do iki e do vijë shtatori. E nëse do duhet të themi se me cilët agjent grekoamerikan është takuar kush poltikan/e në Athinë, me cilin agjent grek është takuar pa dijeninë e tij Agroni në Himarë, me cilën metodë e cilët janë ata të “takimeve elektorale të orës dy të mëngjesit” në Kuç, këtu do jemi e do i themi. Dhe ta them unë këtë, ai që po erdhi ai çast, do thotë me emër mbiemër edhe gabimet e palës tjetër, që lejoi fajin e palës së Gjikurisë tuaj! Duke e ndarë sërish gabimin nga faji, por duke folur troç. Siç ti e di, nuk më ka munguar kurrë guximi.

ardit bido petro gjikuria agron gjekmarkaj

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës