LIVE UPDATES
Aktualitet

“Benet Beci postonte viletat se i duheshin votat”, Lala për aksionin në Theth: Prokurorja Gjeli nuk ka asnjë shkelje, IMT-ja i ka thënë se nuk ka beton aty

Gazetarja është shprehur gjithashtu se jo vetëm Thethi por e gjithë Shqipëria është masakruar nga ndërtimet pa leje.

10 Korrik 2025, 22:17 Nga r.ll
“Benet Beci postonte viletat se i duheshin votat”, Lala për
klodiana lala

TIRANË - Gazetarja Klodiana Lala, duke folur për aksionin e prishjes së ndërtimeve në Theth dhe më pas në të gjithë vendin, u shprehur se gjithë Shqipëria është masakruar nga ndërtimet pa leje.

E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Lala fajësoi për këtë autoritetet shtetërore nga bashkia e Shkodrës që bënte fushatë për vota në ndërtimet në Theth deri te IMT dhe Policia e Shtetit që nuk bënë detyrën.

Lala tha më tej se prokurorja Elsa Gjeli nuk ka asnjë shkelje, pasi sipas saj ka marrë një referim nga policia dhe ka bërë të gjitha shkresat, ndërsa IMT-ja i ka thënë se aty nuk ka beton.

“Kryeministri i vendit ka dalë në terren pas 12 viteve në pushtet dhe ka zbritur me këmbë në tokë për të kuptuar se jo vetëm Thethi, por gjithë Shqipëria është një masakër në ndërtimet pa leje. Thethi është një park i mbrojtur ku nuk duhej lejuar që të ndërtohet, një masakër urbane që po ndodh në të gjithë Shqipërinë. Lëndina te kisha është blerë nga një kriminel, Prekë Kodra, i shpallur në kërkim nga SPAK, i dyshuar se mund të kryente një atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Zonja pensioniste që kishte pronën pretendonte se i kishte ndërtuar vetë këto vileta, por ai pretendim nuk qëndron, sepse një viletë kushton 35-40 mijë euro dhe nuk e di se si i bërë këto duke shitur 300 krerë bagëti, sepse nga informacionet që kam zonja nuk ka marrë as paratë.

Kryetari i bashkisë Benet Beci shkonte te pronat e këtij krimineli, sepse i duheshin votat, i fotografonte, i nxirrte në facebook se sikur Thethi po zhvillohej, kur në fakt po shkatërrohej.  Patjetër aty ka të dëmtuar, banorë që kanë investuar gjithë jetën e tyre për të ngritur një shtëpi druri. Nëse shkojmë te e drejta zakonore, nuk mund të bëhet një kriminel mikpritës. Banorët duhet të ndërgjegjësohen se nuk mund të ndërtohet në këtë mënyrë, por me rregulla dhe me ligje. Por maxhorancës që i duheshin votat, i lejuan që të bënin këtë barbari. Z. Rama krijoi një tension artificial mes qeverisë dhe prokurorisë së Shkodrës, pro prokurorja Elsa Gjeli nuk ka asnjë shkelje. Ajo ka marrë një referim nga policia dhe ka bërë të gjitha shkresat. IMT-ja ka thënë se nuk ka beton aty.

I prishi se ka një paketë për malet aty dhe Rama dhe IMT ka gënjyer dhe ka mbyllur sytë, duke i çuar prokurores një shkresë se nuk ka beton dhe ky është krim shtetëror. Si ka mundësi që drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda nuk ka patur dijeni? A ka përgjegjësi minimalisht morale, s’po them juridike që nuk ka kontrolluar ndërtimet në atë zonë që është shumë e dukshme? Ka patur kërcënime ndaj personave që e kanë denoncuar”- tha Lala ndër të tjera.

 

klodiana lala elsa gjeli

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet